Rama: Po kolaudojmë paketën ligjore me SHBA dhe BE, do vëmë me shpatulla pas murit çdo anëtar të KCK

13 Janar 2020, 11:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se po kolaudojmë paketën ligjore me SHBA dhe BE, për luftuar krimin e organizuar dhe për të  vëmë me shpatulla pas murit çdo anëtar të KCK.

Gjatë fjalës që mbajti në inaugurimin e repartit të ri të Forcave Speciale RENEA, Rama tha se me përparimin e reformës në drejtësi po bëhet pastrim i madh, rrënjësor në pallatin e drejtësisë.

 “Me përparimin e reformës në drejtësi po bëhet pastrim i madh, rrënjësor në pallatin e drejtësisë, por koha e nevojshme për të mbaruar këtë pastrim e për të vënë në funksionim të plotë institucionet e reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër.

Ndërkohë në këtë fazë tranzicioni mes një sistemi që po shembet e atij që po ngrihet shoqërinë jonë po përballet me organizatën kriminale, të rrezikshme e përbërë nga prokurorë e gjykatës që e dinë se nuk e kalojnë vetingun dhe i janë bashkuar motos kap ca të kapësh, duke dhënë vendime skandaloze, në cenim të sigurisë kombëtare.

 Po kolaudojmë paketën ligjore me SHBA dhe BE dhe në vijim do ta kthejnë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar duke zhvilluar një aktivitet agresiv në terren të policisë së shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KCK.

Ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë, dhe paralelisht do vëmë me shpatulla pas murit të çdo anëtari të KCK në prokuroria e gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”- tha Rama. (TemA)

16 komente në “Rama: Po kolaudojmë paketën ligjore me SHBA dhe BE, do vëmë me shpatulla pas murit çdo anëtar të KCK”

  1. Alumi says:

    Nje M te madh ke per te bere o gjatosh. Vetem llafe o i paafte. Populli meriton me mire se kaq. Po na zhgenjen perdite e me shum.

    1. Timi says:

      Alumi mos hbdhiaks o xhan…aman mos u dhiaks he te keqen…ti nuk ke jetuar me Mars o xhan apo jo dhe e di shume mire si e katandisi krimineli Sali Brisha kete shtet…e di mire qe qeni Berisha per te humbur gjurmet e tij ne krim, vrasje e super vjedhje beri lemsh cdo qelize te shtetit e qe normalisht duhet nje shekull te vije ne binar…e gjatoshibqe ti i hakerrehesh ka bere ate qe ty nuk ta rrokte mendje kurre e nuk ta proçesonte rradakja qe e bosh…..pi mos u dhiaks; aman mos! Mos u dhiaks he xhan!

    2. Kalec Dega says:

      kolaudoe ? o kodosh, kolaudoe

  2. Pyka says:

    Shumë mirë z.k/ ministër!!!Por një pyetje vjen natyrshëm:ku e gjejnë guximin bandat e KÇKsë,kë kanë model??Një përgjigje dhe mund ta japësh!!Nuk po them për KÇĶnë e prokurorëve dhe gjykatësve,se siç thoni ju,nuk janë në dorë tuaj,por për KÇKnë e administratës që është pikërisht në juridiksionin tuaj!!Z. K/ministër në shqip thuhet:nga e thëna,në të bërë,seç na ndan një det i tërë……….janë shumë gjëra që nuk korrespondojnë!!Megjithatë ju e keni një të mirë,që nuk vrisni shqiptarë!!Dhe e mira shumë e bukur…Pu.Pa.Pi.!!!

  3. rexha 10 says:

    SI ESHTE E MUNDUR QE NJE NDERMARJE DENOHET PER PRERJE TE PA LIGJESHME TE PYLLIT NE ZONEN E LIBRAZHDIT ,FITON APALTIN PER TE KONTROLLUAR PYJET E KESAJ ZONE DHE VAZHDON AKOMA PRERJET E DRUREVE SIMBAS DESHIRES. KUSHE KOMANDOJNE OLIGARKET ,APO KRIMINELAT,QE LIGJI NUKE FUNKSIONON????PRA NUKE JANE VETEM PROKURORET DERI NE INSTANCA TE LARTA TE SHTETIT ,PORE EDHE ATA QEVERITARE QE JAPIN KONCESIONET ME PARATE PUBLIKE.SHIKOJE EDHE KOMPANINE ERNESTE TE FLUTURIMIT ME AVION,ISHTE PO AJO E BRLL_AIR QE FALIMENTOI NE VITIN 2013 DHE MORI 52 MILION EURA,DHE NUKE I HYRI GJEMBE NE KEMBE.rrofte lala gjoni.

  4. h says:

    Asgje nuk do ndodhi.Jeni hajdutë dhe mashtrues,të gjithë.
    Hapni vetëm llafe,tregoni historira,shisni indulgjenca,shpërndani fletushka shpresëkota.
    Jeni të mallkuar dhe të dënuar të shuheni si të mjerët e gjithshkajet,pa nder,pa lavdi,pa memorje.
    I vdekur nuk ngjallet,plaka nuk bëhet dot nuse,orbita e globit nuk ndryshohet,shqipëria nuk bëhet shtet.

  5. Rrema says:

    Shume llafe pak pune

  6. Operacioni Zjarri says:

    Duhet te fillosh nga vetja Rame. Ti je KÇK me e madhe ne kete vend.

  7. maxi says:

    Eshte duke u bere si Nanoja Fatos ky Edvini Kristaq.Vetem fjale te huaja duke perdore,se me demek,behet me i ditur,globalist.O tu kalaudofet …

  8. Sadush says:

    Rama o pis me gjith Erion kurven

  9. Wtf says:

    Pra, SPAK po merret me krimin e organizuar… BKH me krimin e organizuar…. kjo paketa e re ligjore po me krimin e organizuar…….d.m.th me politikanët miliarderë që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve s’do merret askush! Hë mo ju lumtë…..ku ishim,-tha, aty ku qemë….

  10. Brahoo says:

    PO,PO,PO—-“ke per tja mbledhur te gjitheve”…..,qe kur ke ardhur ne qeveri vetem fukarenjve ja ke mbledhur..

  11. asd says:

    Mos e kolaudo shume mire sepse mund te te kape (ty) te parin.

  12. Detari says:

    Ky te gjithe kryetaret e bashkive i ka te denuar hahaha per vete eshte TRADHETAR ska me keq, vetem nje plumb ballit i mungon…

  13. jani says:

    KÇkK me e paskrupullt eshte Edi Rama dhe Erion Velia, keta administrojne gjithe taksat dhe tatimet e Shqiptareve.
    Nese ju kujtohet ne nje deklarate te Erion Velis, kur kaloj nga organizatat jo qeveritare ne politik tha:
    Po kaloje ne politike pasi aty ndahet torta, pra ndahen parat.
    Jane te vetedeklaruar hajdut.
    Shenim; Jo pak hajdut ishin PD dhe LSI

  14. A says:

    Nuk arnohet me sistemi i vjeter politik,huazoni kushtetute europiane qe ligjet te jene rregulluesit dhe mbrojtesit e shtetit.Edhe me I perhumburi do kete dinjitet se tetregon ligjin,te cilin nuk mund ta anashkaloj askush.Shoku K.M eshte konfjuz se cfare duhet bere,ka filluar te besoj se eshte mbinjeri..Nga ana tjeter ka te drejte se nuk asnje qe ta kundershtoj me argumenta ,kur mungon kultura ,llogjika e dialogut.Ne shtetin ligjor te se drejtes ligjet i permbahen kushtetutes ,puna e km eshte qeverisja e vendit ne baze te ligjeve me nr 1 Ekonomine ,politikn e jashte ne ndihme te ekonomise dhe interesave te vendit etj.Beni shtetin ligjor z.KM,hapni driten jeshile te zhvillimit te vendit ,mos e beni si nje parcele ekspetrimentale ne sherbim te nje grupi te privilegjuarish qe shikohen si njerez te botes se trete nga te tjeret….Do te duhet te sakrifikoj gjithsecili nga vetja,por asgje nuk vjen vetvetes,shoetoni veten dhe shoqerine njeheremire nga kaosi…
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje