Dëmet nga tërmeti: Shkon në 31 numri i zyrtarëve dhe ndërtuesve të arrestuar

15 Janar 2020, 13:40Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga megaoperacioni i Policisë së Tiranës, për arrestimin e personave, që dyshohen se kanë lidhje me pasojat e tmerrshme të tërmetit të 26 nëntorit.

Prokurorja Elisabeta Imeraj tha se deri më tani janë arrestuar 31 zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtues, që janë përgjegjës për shkatërrimin e shumë banesave në Tiranë.

“Prokuroria e Tiranës më 27 nëntor ka filluar hetimin pas tërmetit, duke u munduar të nxjerrë në pah shkeljet e punonjësve të administratës, por edhe ndërtuesit, që sollën si pasojë nxjerrjen e disa banesave të pabanueshme.

Janë evidentuar 25 institucione, 125 pallate dhe 200 banesa të dëmtuara në Qarkun e Tiranës nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Është arritur në konkluzionin se janë evidentuar dhe identifikuar autorët, që u bënë shkak e pasojë për arrestimet e djeshme, numri i të cilëve ka arritur në 31.

Është marrë në konsideratë dokumentacioni i çdo banese që është shpallur e pabanueshme, për të parë nëse veprimet kanë qenë në përputhje me ligjin apo jo.

Ndaj është ngritur akuza për shpërdorim detyre. Nga dokumentacioni janë zbuluar edhe elementë ku janë pasqyruar të dhëna fiktive të ndryshme nga ato të pasqyruara në realitet. 

Ndaj është edhe vepra për falsifikim detyre, dhe së fundi edhe ajo e ndërtimit të paligjshëm. Po hetohen në mënyrë të plotë të gjitha objektet që me akt konstatimi janë nxjerrë të pabanueshme. Janë të shumta në numër, por gjej rastin të falenderoj kolegët për impenjimin e tyre. 

Konkludimi i hetimeve është bërë për një pjesë të tyre. Falenderoj Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera që kanë ndihmuar në këtë hetim të nisur nga nëntori. 

Jemi në vijim të procesit për zona të tjera që nuk përfshijnë vetëm Vorë, Kashar, Farkë, por ka një shtrirje për të gjitha ndërtesat në Tiranë që janë konstatuar të pabanueshme”, tha Imeraj. (TemA)

2 komente në “Dëmet nga tërmeti: Shkon në 31 numri i zyrtarëve dhe ndërtuesve të arrestuar”

  1. ANA says:

    Po arrestimin ta fillojne nga koka jo nga bishti , po lejet e dhena nga Vangjush Dako apo edhe vete Lali Eri , keto nuk jane objekt i hetimit , se mesa duket jane arrestuar ish funksionare qe kane qene ne detyre ne kohen kur nuk ka qene ne pushtet PS ? Po ne Durres , Vangjushi eshte i pari . Pergjegjesi te mbajne ndertuset ( miqte e pushtetit ) dhe kryetaret e bashkive dhe vete shteti ( qe nuk i heton te gjitha firmat e ndertimit me ca kushtetsh punojne e me ca cilesie ) e mos te merren me specialistet qe skane gje ne dore. Turp tju vije , fillojeni me burgosjen e Vangjushit !

  2. hakiu says:

    Po Vangjush Dako pse nuk eshte ne liste!!!!!!!!
    Nese shpeton ky njeri eshte e sigurt qe sistemi i ri i drejtesis se bashku me rrugen e elbasanit u shkermoqen per mos u bere kurre

    Mjere populli
    Rruga e elbasanit premtoi per shqipetatet peshq te medhenje do perfundojne pas hekurave, qe shqipetaret prisnin koken e Metes,Berishes,kryemadhit bashes po jo ca kryetar komunash qe dhe nese kan bere korrupsion parat ka ardhur tek kokat e medha

    Pa frike Spaku dhe biroja e hetimit i lane duart
    Dhe gjykaten kushtetuse e projekton Meta shpeton nga shkarkimi dhe ky, dhe thuajse te gjithe rehabilitohen me njeri tjetrin.tung per sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje