Nga Ledi Shamku
“Shqipja që u rrezikoka nga shkurtimet e adoleshentëve në celular apo se nxënësit mezi shquakan paraprapashtesat” ishte konstatim i llojit “a të qaj pesë minuta”.
Gulçi për Ligjin e Mbrojtjes së Gjuhës është shenjë e qartë se mund ta nxjerrësh dikë nga bunkeri po nuk e nxjerr dot bunkerin prej tij.
Shqipja rrezikon, po!
1.Rrezikon NUMERIKISHT! Kemi po aq nxënës jashtë vendit sa kemi brenda vendit. Dhe ata janë gjuhëhumbur nëse këtë punë e lemë veç në dorë të përpjekjeve vullnetare dashamira të emigrantëve patriotë. Jemi komb gjuhësor; quhet shqiptar veç ai që flet shqip. Mbi 500 mijë fëmijë emigrantë bij shqiptarësh po përgatiten ta humbin Shqipen.
Ligji i Bunkerit si ndihmon këtu apo ç’nemelazëm se kemi hallin e ë-ve?!
2.Rrezikon SHKENCËRISHT çintegrimin! Numërojmë nga e kaluara Bopp, Meyer, Jokl, Cimohowski, Pedersen, Hahn, Hamp, Pisani, Tagliavini, Desnickaja etj etj etj. Shqipja kishte zë, ishte shkencërisht e ndërkombëtarisht interesante për të huajt. “Studiohem pra jam!”. Gazulli, Mjeda, Çabej, Domi etj etj etj, mundën ta mbanin Shqipen para syve të Studimeve Gjuhësore Europiane: fenomenologjitë e saj studioheshin si pjesë e hartës së madhe të gjuhëve. Sot është rrasur në një cep e rri e sheh veten në pasqyrë. Si ndihmon Ligji i Bunkerit këtu apo ç’nemelazëm se kemi hallin e ç-ve!
3.Rrezikon të kuptohet si BEZDI ngaqë këto programe shkollore (madje edhe ankimet e ligjmëtonjësve) po e barazojnë dijen mbi gjuhën me dijen mbi rregullat e gjuhës dhe analizat gjuhësore. Rregulla pa Kulturë bëjnë më shumë dëm se Kultura pa rregulla. Ligji i Bunkerit si e kundërshton bezdinë e si e avit Kulturën, apo ç’nemelazëm se kemi hallin e shkurtimeve nëpër whatsappe!
4.Rrezikon TËHUAJZIMIN E DIGLOSISË duke e parë Shqipen e letrës si mjet sa për të mbaruar punë shpejt e shpejt në një komunikim formal e për ta zhveshur fill siç zbathim nga këmba një palë taka të parehatshme, mbathur sa për një qokë. Ligji i Bunkerit mendon se zgjidhet me shkop ky hall, apo prit se kemi hallin e ca deputetëve!
5.Dhe e fundit: SHQIPJA RREZIKON TË MOS KETË MË GJUHËTARËT E SAJ. Në një mjedis agresiv e të bazuar të gjithin mbi vlerat e qyrkut e të ekranit sikundër është sot mjedisi shqiptar, profesioni i brishtë e gati murgor i gjuhëtarit, që mbahet gjallë veç prej pasionit e dyshimit, ky profesion shihet si punë qyqarësh. Besojeni a jo, gjuhëtarët te ne po firojnë.
Ligji i Bunkerit si jep dorë këtu?
NJËMIJË JETË TË KISHA, NË NJËMIJË JETËT DO ISHA GJUHËTARE. Gjuhëtare, jo xhandare!
Ledi është pro gjuhës dhe kundër mbrojtjes së saj me ligj. I duket sikur do t’i ngarkohet barra e polices së gjuhës. A nuk do ishte më mirë që, anis të ishte kundër ligjit, të propozinte që në ligj të përfshiheshin edhe detyrimet e qeverisë për shqetësimet thelbësore që ka ajo? Natyrisht një ligj për mbrojtjen e gjuhës është i vështirë në zbatimin produktiv të tij, por një efekt kundër rrumpallës gjuhësore që vërehet te me demek të diturit, të shkolluarit e administratës dhe të mençurit e pushtetit mund ta ketë.
Kush te ben qefin ty moj femer pa tru , ke hall se po humbasin SHQIPEN fmit e emigranteve , SHQIPEN e keni dhjer me nje mut ju brenda vendit dhe del ti femer me trunin sa nji kokerr caraci dhe mbron lloj lloj debilesh dhe idjotesh brenda vendit qe e flasin SHQIPEN me nje milion difekte , duke filluar nga gazetaret , se politikanet jan komplet gomer , nuk degjon dot nje keng ne kte vend se tekstin nuk ja kupton dot esht ber gjuha SHQIPE si keng tallavaje , ti ne vend te dalesh e te bertasesh per deformimin qe i behet gjuhes letrare , del dhe mbeshtet injorancen o kokrra debiles , nuk ngeli pandofel pa dhen mend ne kte vend , kan dal kto shushka siper ujtit meqe kan mbaruar shkollen ne bolonja te ITALIS se atje e mbarojn shkollen dietaret e SHQIPERIS sot dhe tek kristali ne Tiran , dhe bejn kte lloj morali , femer injorante me dipllom fallco , gjuha letrare SHQIPE duhet te futet ne provimet shkollore , si ne shkoll te mesme dhe ne shkollen e lart ne te tera deget , sidomos ne drejtesi , gjuha frengjisht ne FRANC jepet provim mature , dalin kto lloj inteleshktualesh dhe e bejn çorb kte vend siç e kan ber kto 30 vjet rrumpallhane ,
Lexuesi – E pelqej argumentin tand.
Respekt.
Kjo ka inat se nui i moren doren kesaj! Eshte aq e vockel ne kendveshtrim dhe gjykim sa nuk i bie ne te fare qe numerohen me kokrra ata te cilet shkruajne shqipen pa gabime.
Kjo duhet te qaje e vajtoje, te vere kujen me te madhe jo vetem 5 minuta por 5 vjet me radhe.
Pasi vete mesuesit e shqipes e shkruajne dhe flasin keq ate. Tekstet e shkollave dhe universiteteve jane plot gabime. Aktet dhe dokumentet e administrates shteterore shkruhen me bythe e jo me tru. Vendimet e gjykatave ta shpifin se i shkruajne gjinja pa shkolle. Me e keqja gazetat, radio e Tv e kane bastarduar fare, po fare kete gjuhe.
Botohet e publikohet nje gjuhe qe dhe hamejte e karrocieret dikurshem e flisnin me bukur.
E kjo gjuhetarja deshtake qe s e ka ngritur kurre zerin ndaj pseudoteorive qesharake qe qarkullojne mbi shqipen dhe etimologjine e turlilloj fjaleve ngre zerin ne vend qe te pershendeste kete nisme qeveritare.
Ka qene dhe deputete tutkunja. Aq tutkube eshte sa nuk ia cik truri se shqipja eshte me ligj gjuha e Republikes se Shqiperise. E duhet respektuar siç e kerkon ligji. E per te arritur kete respekt mirardshin te gjitha ligjet per mbrojtjen e saj.
Gjuhetare qe ngrihet kunder mbrojtjes se hjuhes se vet vetem ne shqiptaret mund te kishim. Renegatja e dreqit!
P.s. gjuhetare leshi. Shkruan me gabine per vete devilja. Ç’nemelazem – nuk ka as idene e dallimit mes ç’ne dhe çne. Per me teper qe fraza nuk shkruhet ne kete forme por me fjale te veçuara. Po kjo e pranon hapur qe gjuherarine e ka je profesion teksa duhet ta kishte mision. Murgore pastaj le te behet qe neser se na lehteson atmosferen nga pordhet
??
Zonja Ledi!4 argumente i pranova pa fiale dhe pse me dhimbje.Flm qe ngre nje shqetesim per te gjithe Shqiptaret brenda e jashte Shqiperise.Sa per te 5 Jam i detyruar ta hedh poshte me perbuzje;si spaskemi gjuhetare ne mi?Po Markun qe te del ne TV gati cdo nate cfare e keni?(Gojet e liga thone qe jep leksione ne gazetari e smund te bej nje artikull vetem per gjuhen,por pyeteni si eshte kjo qeveria e ketij te gjatit dhe rrini e degjoni deri ne 22.30).
Mbrojtja e gjuhes standarde me ligj nuk eshte ndonje risi boterore. Kte e praktikojne popujt e zhvilluar, e pse jo edhe shqiptart. Jan plotesisht te pabaza disa thenje gjuhtaresh se mbrojtja me ligj e pengon zhvillimin dhe studimin e gjuhes. Poaq i pavend eshte perdorimi i atributeve bunkerizim, apo i shprehjes”mbrojtja e shqipes nga shqiptart”. Mbrojtja me ligj eshte edhe me e nevojshme kur dihen tendencat afatgjata per heqjen e plote te gjuhes standarde nga perdorimi, per te krijuar “kombe te reja”, per ta shpalosur “pasurine dhe bukurine” e dialekteve, per ti zhbere disa “gabime dhe padrejtesi” historike etj.. Ketu gjuhtart ndahen ne dy grupe: ata qe deshirojne tregti te lire me gjuhen, dhe ata qe gjuhen e shohin si instrument dhe monument kombetar.
Anglisht ,anglisht,ajo osht gjuha e universit.
Thuhet se kur t bohet ajo konferenca ndergalaktike e qenijeve te gjalla,gjuha angleze do jet gjuh zyrtare intermultiversale.dhe alienet do flasin anglisht me njeri tjetrin madje.
Shqypja?
Nje relikt historik.si ato germadhat e antikitetit.
E lasht?
Jo me e lasht sesa gjuha e majmunit
Znj. Shamku eshte gjuhetare, respekt per mendimet e saj!
Aferim z CIF(M)MUT E MERITON TE HASH NJE TAS ME MUT…..
Sa më shpejt të bëhet ligji mbi përdorimin e obligueshëm të gjuhës standarde nëpër shkolla, mjetet e informimit publik dhe administratë shtetërore, aq më mirë do të mbrohet gjuha. Merrni shembull Francën!
Te ka lali shpirt !
Te ka lali GJan !
Po ashtu dhe derbi i futbollit qe pleijohet nëpër fiëlldat e Albanise, se po nuk e anglishose, je katnar – thone VIPat e Nishtullës.
Jasha
???
jemi ne dialeg te shkaztitur per te bere nje dialog te te qenerit ne vend pa vend .gjuha eshte sikur te kapesh nje liber te cdo feve dhe del gjuha perzjerje dialog te pergjithshme .po te kuptojme qe jemi ne levizes per tu shprehur ,gjuha nuk mund te percaktohet se mesojne ne te vertet cka shkruajme ne te vertet . e para nuk mund te quajme te humbur se varet cka mund te nxjerrim ne pah qarkullimi , e dyta po jemi ne pah qe del nje femije cka mund te nxjerrin gjuhen e percjelles . e trete nuk mund te quajme bezdi se mund te rrin ne vend vetem me nje gjuhe . e katerta sic jemi ne ne programet shqip edhe gjuhet e ndryshem kete kane ne mendje . e pesta gjuhetaret jane te lloj – lloj ndryshim por tekset jane njesoj ,por te futesh ne libra ndryshe del dhe shgarravitja persjerje dhe perseritjes me kuptu shprehi te kuptojme shume si mund te mendojme ne te vertet jemi ne fusha te ndryshem por te gjejme nje komunikim bashkim te perbashket me kuptu shprehi dialog ky eshte mendimi im qe mund te kuptojme ne te vertet qe gjithcka eshte e veshtire qe mund te lind apo nuk lind ne gen apo mesim dhene .
Une nuk shoh ndonje fjale Ilyre nga ju zoti me comentin Kapit Tupalla.
S(h)pejt eshte nga Speed anglisht.
ligj nga Low.
Obligueshem Obligim
Gluhes nga Glosa greqisht.
Standarte standart anglisht.
Shkolla nga Skolio greqisht.
Informim
Public
Administrate
Shteterore State
Shembull sample etj,ecetera etj.