“O baba, këtej është puna keq për lekë, kemi frikë", thirrje nga Siria: Na ndihmoni. Fëmijët shqiptarë në kampin e Al Hol kërkojnë të largohen sa më parë

15 Janar 2020, 19:43Sociale TEMA

Teksa historia e vogëlushit Alvin mori tjetër rrjedhë falë ndërhyrjes të emisionit investigative “LE IENE” dhe shtetit shqiptar, nuk ka ndodhur e njëjta gjë për më shumë se 50 fëmijët e tjerë shqiptarë që gjenden në mëshirë të fatit në kampin AL-Hol në Siri.

Elona Shuli, vajza 17 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin.

E vetme atje, që pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftës krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset në Kampin Al – Hol për djalin e saj 3 vjeçar si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin.

Në vazhdim të audiove të tjera që Top Channel ka publikuar, 17 vjeçarja vijon të kërkojë para për të mbijetuar në kampin e ferrit.

Me zërin e dridhur dhe pranë të vegjëlve të familjes shuli, Elona dëshiron nga gjyshërit e saj që ta shpëtojnë.

“O baba, këtej është puna keq për lekë. Mua më duhen disa lekë, se lekët që më çoi nëna unë i bleva dyshekë, batanije dhe m’u harxhuan lekët tani.

Edhe këtu është gjendja keq. Më kanë thënë për të më çuar lekë për të ardhur në Shqipëri.

Tani nëse keni mundësi, Allahu ua bëft ajër se nuk e di. Po më çoni në Shqipëri, se këtu nuk jetoj dot më.

Këtu është rrezik i madh, shumë, shumë keq është.

Po mundët, sa lekë të keni, vetëm më çoni, se jam shumë keq. Mirupafshim, Ju dua shumë”, thotë ajo.

8 komente në ““O baba, këtej është puna keq për lekë, kemi frikë”, thirrje nga Siria: Na ndihmoni. Fëmijët shqiptarë në kampin e Al Hol kërkojnë të largohen sa më parë”

  1. bac says:

    Tamam sikur e ka detyru ndonji trafikant te thote me zor “me sill leket se jam keq”. Edhe flet per Allah. Rri atje se je mire.

  2. Spartakos Thraks says:

    Lutja e kësaj vajze është shumë prekëse, vërtet ajo dhe shume te tjerë jetojnë atje në një ferr mbi tokë. Kjo lutje duhet të shkojë në veshët e politikanëve, të cilët duhet të gjejnë zgjidhje për rikthimin e fëmijëve në shtëpitë e tyre, jo vetëm fëmijët por edhe më të mëdhenjtë që janë penduar për veprimet e tyre, sigurisht për të rriturit pa u shmangur drejtësisë. Është mëkat që të jesh human me të tjerët dhe nga ana tjetër të mohosh fëmijët e tu.
    Në malësi përdorin një shprehje që thotë se :
    “Koka e varur nuk pritet”

  3. Lani says:

    Kush ju coj atje …motren ku ta ken ato qe i cuan atje

    1. abc says:

      E ka cuar Sulltan Erdogani, ate qe ju e prisni si hero sa here qe vjen ne Shqiperi.
      Jemi katandisur nje hale Turke, jenicer te Sulltanit ne frontin e pare te konfliktit.

  4. deni says:

    Baba na duhen pare,moj cupe te coi babai atje apo ike vete qe ne moshen 14 vjece se nuk merret vesh historia jote .Se keta gazetarucet
    nje fjale ne fillim e nje fjale ne mes e nje fjale ne fund te tjerat ti imagjinojne lexuesit

  5. qytetari says:

    Kush te dergoi atje pashe Allahun?
    Vajte te mbysje me ferexhe te ´´pa beset´´,por ajo po te mbyt tani.

  6. nje antiturk i betuar says:

    Atje te ngordhni te gjithe . Ty Spartakos (Mazllem , se Spartakos nuk je) , neqoftese te vjen keq , merri ne shtepine tende . Kush te paska thene ty , qe qenkan penduar ? Po a i zihet bese asaj feje te felliqur ? Islamizmi baras fashizem . U penduan nazistet ?Asnjehere , deri sa u zhduk ai brez .

    1. Spartakos Thraks says:

      Edhe ti o “antiturk i betuar” kristijan nuk je se feja kristjane fal. Një njeri e bën për vete kur i jep dorën dhe jo kur e godet me grusht. Por varet dhe nga ai se si do ta cmoje humanizmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje