Integrimi, mesazhi i fortë i kryetarit të Kuvendit: S'jemi "delja e zezë", BE duhet t’i lexojë qartë rreziqet që i kanosen rajonit

17 Janar 2020, 08:32Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dhënë një mesazh të fortë për Bashkimin Evropian nga Konferenca e Komisioneve Parlamentare, teksa tha se BE duhet ta lexojë qartë rrezikun që i kanoset rajonit ndaj edhe integrimi i tij ne kete union eshte me rendesi.

“Bashkëpunimi në afron më shumë me BE.  Nuk ka pse të konsiderohet si ‘delja e zezë’, por si një vlerë e shtuar e BE.

Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por BE duhet t’i lexoje qartë rreziqet që i kanosen rajonit.

Ne po e bëjmë detyrën tonë. Pas mbledhjes se tetorit, ky vendim sado i padrejtë ne nuk na ka dekurajuar por na ka shtuar përgjegjësinë e detyrimet për integrimin evropian të gjithë vendeve tona e rajonit.

Për t;iu bashkuar BE jemi të qartë se kemi ende mjaft detyra për të bërë.

BE do i bashkohemi më shpejt nëse do ndërtojmë bashkëpunim rajonal paqësor, miqësor të sinqerte, rezultativë e nëse të gjithë do shohim përpara.

Sa më shumë të forcojmë kohezionin tonë, aq më shpejt do jemi koherentë me Evropën”, tha Ruçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje