Lirimi i Endrit Dokles, Gjonaj: Këmbanë alarmi për drejtësinë. Do marrim me urgjencë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të KÇK

17 Janar 2020, 13:05Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj  e ka cilësuar një këmbanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia lirimin nga burgu i të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle. Ajo tha se ky ka qenë vendim i gjyqtares Enkeleda Hoxha.

Në një deklaratë për mediat Gjonaj kërkoI pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha e cila liroi nga burgu Doklen.

Më tej Gjonaj paralajmëroi se Kuvendi do marrë me urgjencë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK.

“Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një këmbanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia. Ndihem e keqardhur për këtë vendim edhe pse shqetësimin e kam shprehur institutocionalisht para se të bëhej duke kërkuar verifikim të menjëhershëm.

Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është përçuar në 8 Janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit. I jam drejtuar Inspektorarit të Këshillit duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri. Është kryer një verifikim i vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike.

Nisur nga analiza e detajuar rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me kriteret e lirimit me kush dhe kodit penal. Edhe pse Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca në sistemin e drejtësisë, ndjejmë detyrimin për t’i adresuar aktorëve të tjerë për të vepruar në interes të qytetarëve.

Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. I kam kërkuar prokurorisë ndjekjen penale të gjyqtares për parandalimin e veprimeve të tilla.

I jam drejtuar KPK dhe OMN për ndjekjen e rastit. Ndër vite ndaj kësaj gjyqtareje ndaj të cilës rëndojë denoncime për shkelje të ligjit dhe korrupsion. Janë marrë të gjitha masa pezullohen drejtori i shërbimit të provës Krujë dhe është depozituar ndjekje penale ndaj tij. 

Vendime të tilla të dhëna nga një individ i caktuar apo të tjerë që e kanë të qartë që nuk do e kalojnë vettingun duhen marrë masa për të kthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia. Kuvendi do shqyrtojë me urgjencë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK“, tha Gjonaj. (TemA)

5 komente në “Lirimi i Endrit Dokles, Gjonaj: Këmbanë alarmi për drejtësinë. Do marrim me urgjencë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të KÇK”

  1. kukuzeli says:

    Ne nje vend normal i pari jep doreheqjen ministri i drejtesise, por ketu vari……Ky kryeminister qe po vendos ne poste nga me te rendesishme kukulla qe vlejne vetem per vitrina mode duhet urgjentisht ose te vendose ne postet kyçe te shtetit njerez te afte dhe te perkushtuar ose te dorehiqet dhe te largohet me nder. Shteti nuk eshte shoqeri artistesh ose pseudoartistesh ku vleresohesh per “batutat e zgjuara” apo çitjanet qe ke veshur, por eshte nje pergjegjesi e madhe per fatin e nje kombi. Nuk i duhet kujt shetitja vend e pavend neper Shqiperi me ekipe televizioni mbrapa, por te ule b…..ne karike nga mengjesi ne darke dhe te mare ne dore drejtimin e shtetit dhe kur plasin skandalet te shese te tjeret si ka shitur bashkepuntoret e tij me te afert.

  2. Zigur Qarri says:

    Meqe Prokuroria renditi 4 shkelje te kryera nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha,me lirimin e kriminelit Endrit Dokle,te presim
    nese do ta padise.Nese jo,atehere mbrapa eshte Edvin Escobar D’Rama.Krimineli Lul Berisha e lirua me ndihmen e mafiozit
    Vangjush Dako,ndaj te cilit nuk u muar asnje mase ndeshkuese,perkundrazi,D’Rama e mbrojti dhe e mbron akoma kete
    mafioz qe i eshte ndaluar hyrja ne SHBA,ashtu si mikut tjeter te drogaxhiut,Tom Doshit.Gjykata Apelit liron Ergys Kolaverin
    i akuzuar për atentatin me snapjer në burgun e Vaqarrit të mbetur në tentativë(plagosi nje tjeter jo qellimin).Sa miliona
    jan paguar per lirimin e tij.Miresevini ne Republiken e Edvin Escobar D’Rames!

    1. Petro says:

      Per shume idiote qe nuk e dine
      Ministria e drejtesise nuk ka asnje kompetence mbi gjyqsorin keshtu te kerkosh doreheqjen e ministres eshte gomarllek made in Berishian
      Kush e sheh ne foto dhe tv e quan kukull vetem nga pamja dhe e tille eshte
      Por kush e njeh ne pune e vlereson intiligjencen perkushtimin kompetence dhe integritetin e saj
      Sikur te kishim edhe ca ministra te nivelit te Etildes nuk do ishim me kete derexhe por do quheshim shtet

  3. Vlora.vlora says:

    Po Ik moj veshgjate gjoja ti ,we kur erdhet ju I late Gjithe vrasesit perjashta ,

  4. po Nocken e Nard Nokes ,
    qi ka kercy ,
    me morr pushtetin
    pasi t’vrasim Romen e qiverris ,
    c’ka po i bani ju te Drejtesis ?
    Apa ju jeni pjes e shakaxhijve krimiele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje