Shqipëria fiton luftën me Zvicrën, Florian Kamberi do luajë për kuqezinjtë

17 Janar 2020, 22:16Sport TEMA

Florian Kamberi, futbollisti i Hibernian në Skoci, do të ketë të drejtën përfundimisht të përfaqësojë kombëtaren kuqezi.

Burime nga FSHF-ja bëjnë me dije se institucioni i futbollit shqiptar ka fituar të drejtën në FIFA kundrejt Zvicrës që 24 vjeçari të përfaqësojë kombëtaren shqiptare.

Kamberi i cili po spikat në Skoci, u ftua në ndeshjet e nëntorit nga trajneri Edy Reja, por për shkak se nuk e kishte të plotësuar dokumentacionin nuk mundi të debutonte.

Kohët e fundit Zvicra bëri presion mbi lojtarin, për shkak se cilësitë e tij së fundmi janë vënë në pah, por FIFA i ka dhënë të drejtë FSHF, duke qenë se futbollisti ka luajtur vetëm me kombëtaren u-21 të Zvicrës dhe jo me kombëtaren e madhe.

1 komente në “Shqipëria fiton luftën me Zvicrën, Florian Kamberi do luajë për kuqezinjtë”

  1. Rromes says:

    Tashti po do dalim kapion ,pse nuk thua tashti duka kurva vendosi qe ti do luash ,na mbyten shteti feqinj si nuk vajti nje shqipetar ishqiperis se madhe te luaj me kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje