Kush do ta zëvendësojë Arben Ahmetajn tek “Ekonomia”? PS zbardh emrin para seancës plenare

20 Janar 2020, 17:17Politika TEMA

Partia Socialiste ka mbledhur këtë pasdite Grupin Parlamentar.

Mbledhja e grupit të PS  u drejtua nga Taulant Balla, pasi kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiez të Ukrainës, në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria.

Në mbledhje, mësohet se Grupi Parlamentar i PS do t’i propozojë Kuvendit Milva Ikonomin për kryetare të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, për shkak se Arben Ahmetaj, që drejtonte këtë komision, është emëruar ministër për Rindërtimin.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje