Kryeministri Edi Rama në kapacitetet e kreut të OSBE, vizitën e parë pas marrjes së kryesimit të kësaj organizate, është duke e zhvilluar në Ukrainë.
Serinë e takimeve në Kiev, paraditen e të hënës kryeministri Rama e nisi me ministrin e punëve të jashtme Vadym Prystaiko.
Biseda është përqendruar, mbi situatën e sigurisë në, dhe përreth Ukrainës.
Takimet kryeministri i vijoi me homologun ukrainas Oleksiy Honcharuk.
Intensifikimi dialogut mes palëve në konfliktin Ukraine-Rusi pas aneksimit të Krimesë është një prej prioriteteve të drejtimit të OSBE nga Shqipëria.
Përpara asamblesë së OSBE më 9 janar kur Shqipëria mori kryesimin, Edi Rama në fjalën e tij tha se “kriza në Ukrainë e përreth saj është sfida më urgjente e sigurisë në Evropë, kontributi unik që ka dhënë Misioni i Posaçëm i Monitorimit për të zbutur tensionet e nxitur paqen, stabilitetin dhe sigurinë është thelbësor.
Edhe pse ka pasur sinjale inkurajuese që i përgëzojmë, theksoi kryeministri Edi Rama, rruga drejt paqes së qëndrueshme, siç të gjithë e dimë, mbetet e gjatë.
Kryesia shqiptare do të luajë rolin e saj në nxitjen e respektimit të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, si dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut, duke mbështetur përpjekjet e Grupit Trepalësh të Kontaktit dhe procesit të Formatit të Normandisë.
Shko o “vllaji” shko, e rregullove “halen” tende, tani, shko “rregullo halet” e te tjereve…
Imagjinojeni Putinin si qesh kur degjon lajme te tilla qe Shqiperia do ta zgjidh krizen Ukraine Rusi ha ha ha sa kom qesh po mbaj brinjet me dore.
undefined
HAHA PIRDH EDI PIRDH ,IK NE SHKODER ZGJIDHE KRYETARIN E BASHKISE
Kujdes Ra a se edhe SHBAte i qendruan lark Krimese. Fol per Ukrainen por mos shko me teper.
Ky KM yne ka rrjedhe me te tana.
Ke naj ide per rregullim kufijsh edhe atje? Hajde karabush hajde.
Ke naj ide per rregullim kufijsh edhe atje? Hajde karabush hajde…