“Nga që s’po duronte dot torturat, baba i tha shokut të qelisë; a thue kam fatin me u pushkatue dhe un me ata 15 burra nesër”: Dëshmia rrënqethëse e vajzës së "ballistit"

22 Janar 2020, 18:37Dossier TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Zef Prelës me origjinë nga fshati Gimaj i Dukagjinit të Shkodrës, i cili menjëherë pas mbarimit të Luftës në vitin 1944, u arrestua nga një repart i Divizionit të Mbrojtjes, duke u akuzuar se kishte marrë pjesë si efektiv i forcave të Xhandarmërisë me Batalionin e major Dod Nikollës, duke luftuar kundra partizanëve në Jugun e Shqipërisë. Pasi vuajti vetëm pesë vjet burg, ai mundi të lirohej me rastin e një amnistie që u dha me rastin e 5 vjetorit të çlirimit, por pasi Sigurimi i Shtetit i bëri presion që ai të bashkëpunonte me ta, nuk pranoi dhe për t’ju shmangur rrezikun që i kanosej, u arratis në malet e Dukagjinit ku asokohe ishin rreth 400 burra të armatosur si kundërshtarë të betuar të regjimit komunist. Arrestimi i dytë i Zef Prelës pas disfatës që pësuan forcat e rezistencës antikomuniste me kryengritjen e Postribës dhe mbajtja e tij nën tortrura në Burgun e Fretënve në qytetin e Shkodrës, ku më pas doli në gjyq dhe u dënua me vdekje, duke u ekzektuar më 11 mars të vitit 1948 te Penda e Kirit, së bashku me: Imzot Frano Gjini, (Zv/ Nunci Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At Çiprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdullah Kazazi, Pjetër Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gaspër Simon Gaspëri, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi. Dëshmia e së bijës, Lili Prela Ndoci për historinë tragjike të gjithë familjes…

Nga Dashnor Kaloçi

“Babai im Zef Prela, atë natë para se të pushkatohej me ata 15 burra në Pendën e Kirit, nëprmejt policit, Sulejman Merxhani, na dërgoi amanetet që i shkroi me gjakun e tij në një letër pakete cigaresh. Edhe pse baba ishte dënuar me vdekje, atë vazhdonin ta torturonin. Nga që nuk mund të duronte dot më torturat, një natë para pushkatimit ai i tha shokut të qelisë Z. Pikolinit: A thue e kam fatin me u pushkatue dhe unë me ata burra që do të vriten nesër. Dhe lutja e tij u bë realitet. Ai u ekzekutua të nesërmen me 11 mars të vitit 1948 së bashku me ata 15 burra që ishin të dënuar me vdekje dhe mbaheshin të izoluar aty në burgun e fretënve, të cilët ishin: Imzot Frano Gjini, (Zv/ Nunci Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At Çiprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdullah Kazazi, Pjetër Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gaspër Simon Gaspëri, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi. Përpara se ta tërhiqnin zavrrë për ta çuar para skuadrës së pushkatimit, baba ju lut policit, Sulejman Merxhani, që t` i çonte nanës një cop letër në shenjë amaneti. Polici e mbajti fjalën dhe ja solli nanës amanetin që baba i kishte shkrue me gjakun e tij në një letër pakete cigaresh ku thoshte: Nanë. Unë po nisem për në Lumninë e Parrajzës. Qindroni dhe ma bani hallall, Zefi”.

Lili Prela Ndoci, e bija e Zef Prelës, njerit prej atyre burrave që dhanë shpirt atë natë të largët marsi të vitit 1948 prej breshërive të armëve të skuadrës së pushkatimit diku në periferi të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur, Penda e Kirit, rrëfen për here të pare për Memorie.al, historinë tragjike të babait të saj dhe të gjithë familjes së tyre, që vuajtën për gati 45 vjet burgjeve dhe internimeve në regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Familja Prela

Familja Prelaj është me origjinë nga fshati Gimaj i malësisë së Dukagjinit dhe një nga të parët e asaj shtëpie që është njohur në të gjithë krahinën për burrni dhe trimëri, ka qenë Kol Prela (babai i Zefit), i cili ka marrë pjesë në luftrat e malsorëve dukagjinas kundër serbëve dhe malazezëve. Krisja e mardhënieve ndërmjet familjes Prela dhe regjimit komunist në fuqi e ka zanafillën menjëherë që në ditët e para të pasluftës, kur forcat partizane ndërrmorën ekspedita ndëshkuese në malësitë e mbi Shkodrës, me pretekstin për të çarmatosur popullsinë e atyre fshatrave. Kjo ekespeditë e partizanëve që kryesohej prej Xhemal Selimit, me të mbërritur në fshatin Gimaj, bëri kontroll në shtëpinë e Gjelosh Çunit (Prela), që ishte vëllai i Kol Prelës. Pasi në atë shtëpi ashtu si në çdo familje malsori kishte armë, forcat partizane menjëherë pushkatuan të zotin e shtëpisë Gjeloshin, me gjithë djalin e madh të tij, gjë e cila do të sillte më pas armiqësinë e përjetëshme të familjes Prela me regjimin komunist në fuqi.

Kush ishte Zef Prelaj

Zefi, fëmija i parë i Kol Prelës u lind në fshatin Gimaj në vitin 1922. Mbas disa vitesh familja Prela u vendos në qytetin e Shkodrës ku Zefi u regjistrua dhe filloi mësimet si konviktor në Konviktin “Malet Tona” të gjimnazit klasik të atij qyteti që njihej si një nga më të famëshmit e asaj kohe. Në gjimnazin ku mësonin shumë prej nxënësve që më pas do të bëheshin eksponentët kryesorë të “Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, si: Qemal Draçini, Tom Kola, Hajdar Dushi, Qemal Stafa, Emin Duraku, Fadil Hoxha etj, Zef Prela u lidh me Lëvizjen Atifashiste nëpërmjet Prof. Kol Prelës, që do të bëhej më pas një nga njerzit më të afërt të tij.  Nga viti 1943, pasi Zefi mbaroi maturën, i nxitur dhe nga Prof. Kol Prela ai u bashkua me rrethet nacionaliste të Qarkut të Shkodrës që formuan dhe çetën e tyre e cila udhëhiqej prej Ndue Palit dhe kishte mbështetjen e disa eksponentëve të Klerit Katolik, si Dom Zef Shestani, Padër Gjon Shllaku etj. Menjëherë pas mbarimit të Luftës, forcat e Reparteve të Ndjekjes ose siç quheshin ndryshe Brigadat e Mbrojtjes së Popullit, e arrestuan Zef Prelën me akuzën se kishte marrë pjesë si efektiv i batalionit të major Dodë Nikollës me forcat e xhandarmërisë, duke luftuar kundër partizanëve në Shqipërinë e Jugut. Si rezultat i kësaj akuze, Zefi u dënua me 5 vite burg dhe u dërgua në burgjet e improvizuara të qytetit të Shkodrës. Me rastin e një vjetorit të çlirimit, duke përfituar nga amnistia që u dha për një pjesë të dënuarish politik, Zefi mundi që të lirohet nga burgu dhe të kthehet në shtëpinë e tij në Shkodër.

Arrestimi i dytë i Zefit

Pas lirimit nga burgu, Sigurimi i Shtetit nëpërmjet Gj. U., i bëri thirrje Zefit që ai të bashkpunonte me ato forca, por ai nuk pranoi. Këtij presioni Zefi ju përgjigj:” Sa të jem gjallë, kurrë nuk do të bashkpunoj me forcat tuaja dhe komunistët, pasi ju jeni kundër Shqipërisë”. Arrestimi i deputetit Kol Prela nga fillimi i vitit 1946, i cili ishte zgjedhur në parlamentin shqiptar nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945, ishte një sinjal i qartë dhe për Zefin, i cili ishte një nga bashkëpuntorët më të afërt të tij, që kishte zbatuar porositë e deputetit për formimin e grupeve antikomuniste. Nisur nga kjo, duke parë rrezikun që i kanosej, Zefi la qytetin dhe u arratis duke qëndruar në malet e Dukagjinit ku asokohe në shpellat e asaj zone qëndronin rreth 400 burra të armatosur, që ishin kundra pushtetit komunist. Mbas dështimit të Lëvizjes së Postribës, për forcat e rezisencës antikomuniste pasuan dhe disa disfata të tjera që çuan në kapjen apo ekzekutimin e disa prej krerëve kryesorë të asaj lëvizje.

Në një nga ekspeditat e forcave partizane të ndjekjes kundër pjestarëve të forcave të rezistencës antikomuniste në zonat e malësisë së Dukagjinit, si rezultat i një tradhëtie, u gjet i rrethuar prej tyre në shpellën e Gimajve dhe Zef Prela së bashku me disa të arratisur të tjerë. Mbas një përpjekje të gjatë me armë ndërmjet të ngujuarve në shpellë dhe forcave partizane të Reparteve të Ndjekjes, u vra Dush Myftari shoku (probatini) më i afërt i Zefit. Më pas u plagos dhe vetë Zefi, e Forcat e Ndjekjes arritën ta kapin të gjallë dhe pasi e mjekuan për disa kohë në spitalin e Shkodrës, atë e dërguan në qelitë e hetuesisë të cilat asokohe ishin mbushur plot me të burgosur politikë kundërshtarë të regjimit komunist, të cilët ishin arrestuar të akuzuar si pjestarë të Lëvizjes së Postribës, organizatës “Bashkimi Shqiptar” etj., ku pjesa më e madhe përbëhej prej klerikëve katolik.

Akuza e Hetuesisë për Zef Prelën

Gjatë asaj kohe që Zefi qëndroi në hetuesi, ndaj tij u bënë tortura të vazhdueshme duke i thyer gjymtyrët dhe duke i fikur cigaren në sy. Në aktakuzën e hetuesisë në mes të tjerash thuhet: “Zef Kol Prelaj, i biri i Kolës dhe i Katrinës, vjeç 25, i martuar me dy fëmijë. I dënuar me 5 vite burg nga Gjykata Ushtarake, duke fitue nga amnistija është lirue. Shqyptar i varfër me pesë klasë gjimnaz, lindur në Gimaj të Shalës të N/Prefekturës së Dukagjinit dhe banues në Shkodër. Ka dy kushërinj të ekzekutuar dhe vëllanë në burg të arrestuar në datë 14.9.1945. Gjatë luftës ka qenë në shërbim të Gjindarmërisë kuislinge me gradën e rreshterit dhe si i tillë ka bërë pjesë në Batalionin e Dodë Nikollës, i cili ka luftuar kundra partizanëve në Jug. Mbas çlirimit është arrestuar, dhe më pas është liruar për të vazhduar përsëri aktivitetin e tij kundra pushtetit.

Duke u lidhur me deputetin Kol Prela është përpjekur të formojë grupe. Në bashkpunim me të vëllanë e Kol Prelës, Mark Prelën, lidhet me policin Zef Marku, etj., me të cilët bëjnë shumë mbledhje ku vendosin të bashkohen me të arratisurit e Dukagjinit si Pal Thanin dhe bashkë me të janë nisur në Dukagjin. Ka qenë për disa kohë korrieri i Mark Kolës dhe i Nik Sokolit. Ai me Lorenc Vatën, Gac Cinin etj., nga të cilët çdo ditë është furnizuar me materiale dhe lajme. Ka marrë pjesë me armë kundra pushtetit dhe për këtë është plagosur dhe më vonë është kapur nga Forcat e Ndjekjes. Në bashkepunim me Mark Prelën duke marrë udhëzime nga deputeti Kol Prela vendosin që të lidhen me elementët reaksionarë dhe kriminelë lufte me anë të policit Zef Marku për të filluar luftën kundra pushtetit. Në grupet që ka formuar, ju ka bërë propagandë duke komentuar Radio-Londrën për ndryshimin e situatës në vend, që do të ndryshonte me shpejtësi pas ndërhyrjes së anglo-amerikanëve.

Është lidhur me kriminelin Pal Thani, i cili ishte fshehur në Shkodër dhe është kujdesur për nxjerrjen e tij jashtë qytetit për të mos rënë në duart e pushtetit. Ka shkuar dhe është takuar me me ish deputetin Kol Prela dhe kanë biseduar shtruar në lidhje me organizatën e tyre dhe mbi situatën ndërkombëtare, ku ju doli si detyrë shtimi i rradhëve të tyre. Pas kësaj ai hidhet në ilegalitet dhe bashkohet me elementët e arratisur si Gjergj Vata e të tjerë kriminelë lufte, me të cilët fillon aktivitetin duke ju folur katundarëve që të hidheshin në ilegalitet, duke sharë pushtetin e sotëm”, shkruhet në mes të tjerash në aktakuzën e mbajtur gjatë hetuesisë për Zef Prelën.

Gjyqi: Dënim me vdekje

Në bazë të këtyre akuzave të hetuesisë, më datën 29 shkurt të vitit 1948, Zef Prela doli para trupit gjykues të Kolegjit Ushtarak të Shkodrës që kryesohej nga kapiten P. Alizoti, togerët B. Idrizi, A. Koroveshi dhe Prokuror Z. Shehu. Ai gjyq e dënoi Zefin me vdekje, me pushkatim, dhe humbjen e të drejtës politike dhe civile si dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme, duke ju ngarkuar dhe pagimi prej 162 lekësh i shpenzimeve të gjyqit. Pas pak ditësh nga dhënia e atij vendimi natën e 11 marsit të vitit 1948 në Burgun e Fretënve ku Zefi mbahej i izoluar, qëndruan dy makina të mbuluara, ku policët hypën 16 të arrestuar që ishin dënuar me vdekje, për t’i dërguar drejt ekzekutimit. Bashkë me Zef Prelën në ato dy makina të rrethuar me një numër të madh policësh, zunë vend dhe: Imzot Frano Gjini (Zv/Nunsi Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At Çiprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdulla Kazazi, Pjetër Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gaspër Simon Gaspëri, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi, të cilët ishin dënuar me vdekje, nën akuza të ndryshme si “agjentë të anglo-amerikanëve, Vatikanit, pjesmarrës në Lëvizjen e Postribës, futjen e armëve në Elterin e Shnandout”, etj.

Si i dërgoi Zefi amanetet…?

Asokohe që u ekzekutua Zef Prela, ai kishte vetëm një vajzë të vogël, tre vjeçe dhe gruan shtatëzanë që lindi më pas dhe një vajzë tjetër që nuk pati fatin ta shihte kurrë babanë e saj. Lili Prela Ndoci, vajza e madhe e Zefit, kujton: “Edhe pse baba ishte dënuar me vdekje, atë vazhdonin ta torturonin. Duke mos i duruar dot më torturat, një natë përpara se ta ekzekutonin, ai i tha shokut të qelisë Z. Pikolinit: “A thue e kam fatin me u pushkatue dhe unë me ato burra që do të vriten nesër”? Dhe lutja e tij u bë realitet.

Të nesërmen me 11 mars të vitit 1948, ai u pushkatua së bashku me 15 burra që ishin të dënuar me vdekje dhe mbaheshin të izoluar aty në Burgun e Fretënve. Unë asokohe isha shumë e vogë, por kam dëgjuar nga njerzit e familjes, se baba, Zefi, atë natë përpara se ta merrnin për ta ekzekutuar, ju lut policit Sulejman Merxhani që t’i dërgonte nanës dy tre copa letre në shenjë amaneti. Ato letra ai i shkroi pak para se ta merrnin zvarrë për ta çuar para pushkatimit, me një fije shkrepse të djegur të cilën e ka ngjyer në gjakun e tij që i rridhte ende nga torturat. Aty shkruhet: “Nanë, Unë po nisem për në Lumni të Parrajzës. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi.” Polici e mbajti fjalën dhe letrat e babës ai i solli në shtëpi.

Disa muaj pas pushkatimit të babës, lindi motra, por në shtëpinë tonë nuk ndihej asgjë. Aty as nuk flitej dhe as nuk qahej, sepse askush nuk guxonte të vinte për ngushëllim, sepse gjyqi kishte urdhëruar dhe sekuestrimin e pasurisë. Mbas dy javësh nga pushkatimi i babës, axha Marku që ishte i arrestuar bashkë me Zefin, u dënua me 5 vite burg. Kur doli në vitin 1952 ai u arratis nga Shqipëria dhe kaloi në Jugosllavi. Aty ai mbaroi studimet e larta dhe u diplomua për Filozofi në Beograd. Në vitin 1953(?) autoritetet jugosllave e kthyen në Shqipëri duke e shkëmbyer me një shtetas nga Kosova. Këtu në fillim ai u dënua me vdekje, me pushkatim dhe më pas iu fal jeta dhe dënimi I’u kthye me 25 vite burg. Marku bëri 17 vite burg dhe kur u lirua, punoi në punë të rënda deri sa vdiq në vitin 1994.

Axha tjetër, Pjetri, pasi u lirua nga burgu në vitin 1952, u arratis nga Shqipëria dhe sot jeton ende në Kanada. Mbas pushkatimit të babës, axha i dytë Deda, edhe pse ishte i sëmurë, punoi hamall dhe së bashku me gjyshen Katrinën, morën përsipër rritjen e dy fëmijve të vëllait (timen dhe motrës Irenës), në mes halleve dhe vuajtjeve të shumta”, e përfundon rrëfimin e saj Lili Prela Ndoci, mbi fatin tragjik të babait, Zef Prelës dhe familjes së tij, të cilët përfunduan burgjeve dhe internimeve për faktin e vetëm se ishin kundërshtarë të atij regjimi që u instalua në Shqipëri në nëntorin e vitit 1944.

25 komente në ““Nga që s’po duronte dot torturat, baba i tha shokut të qelisë; a thue kam fatin me u pushkatue dhe un me ata 15 burra nesër”: Dëshmia rrënqethëse e vajzës së “ballistit””

  1. shqip says:

    Po ky Prela per çfare kishte shkuar ne jug te Shqiperise, apo per plazh ? Pse nuk thoni anen tjeter te medaljes, sa vete kane vrare apo dorzuar te gjermanet ? Pastaj ky paska dale hapur fare kundra pushtetit. Per me teper paska marre pjese me arme kunder rendit kushtetues. Shume te trashe e bere o Kaloç. Nje here na thua qe u denua 5 vjete. Pastaj thua qe “u lidh me levizjen antifashiste “. Por paska perfunduar ne batalione antikomuniste. Keto shkrime vetem sa vertetojne kauzen e drejta te pushtetit, qe perveç formacioneve ushtarake te rregullta, duhej te perpallonte edhe reaksionin antikombtar te lidhur nyje me okupatorin. Keq te vjen per femijet jetim. Por kane qene vendime te veshtira per te shpetuar vendin. Kur thua 400 burra te armatosur, kij parasysh qe keta ishin ne gjendje lufte. Me kaq njerez Salu e dogji Tiranen 1 vit rresht. Asnje nga keta nuk ka guxim te beje gjyqin e historise. E kane te humbur, juridikisht dhe moralisht. Sepse ketyre gojdhenave te Kaloçeve, ajo pala tjeter i ve perballe dokumentet, faktet. Eshte pak a shume si sot, perseritet historia. Edhe sot nje pjese e veriut, por edhe ne jug, kane tendencen per mos bindje ndaj autoritetit te shtetit. Ne vitet 90, 2000, ne Tropoje nuk ndihej fare shteti. Me kallash e me tritol , sa here terrorizohej Shkodra ? Kryengritja e Postribes !? Po ik o debil se na hapet barkun. A thua se ne Postribe ishte berthama e iluministeve Franceze. Te gjithe dru me pre, te pa gdhendur. Bota luftonin nazizmin, keta luftonin partizanet. Tani kane filluar te luftojne njeri tjetrin. Gjakmarrje, larje hesapesh, kontroll te aktiviteve. Shiko Londren. Te gjithe , Mark, Gjon, Preng.

    1. mik says:

      Shqip – Ti ala nuk don me kuptu damin qe ka ba pushteti kominst ne Shqiperi, pasojat e te ciles jane edhe keto qe po vuajme sot, e qe do vuajme edhe per disa dekada ne te ardhmen. Mos te ishte ai sistem, asnji nga keto qe permende ti ( gjysa rrena e gjysa te verteta ) nuk do te kishin ndodhur, por ndodhen, sepse ishte vete sistemi qe nuk prodhonte gja tjeter, veç antivlere.
      Ndersa per Mark, Gjon e Preng, t’ja dim per nder, se prej atyre e kena çertifikaten per n’Evrope.

      1. shqiptari me doren ne trar says:

        or Mik – ti dhe ata te tute qe filluat te tregoni ca perralle ne fillim te viteve 90, tani po i besoni edhe vete. Tradhetare ore Tradhetare kane qene te gjithe ata qe hengren plumbin pas luftes dhe e merituan…. Tani, edhe nje gje tjeter, nqs nuk do ishte ai pushtet i ashper, i eger por i drejte komunist, Shqiperia do ishte katandisur ne nje shtet me 50 mije banor. dhe nje pjese e madhe e shqiptareve sot nuk do kishte egzistuar, per shkak te miksimit qe i bene “komunistet e poshter” shqiptareve te veriut me te jugut, muslimanet me te krishteret, majtas me djathtas.

        1. mik says:

          Shqiptar me dore trar – Tu lexu komentin tand, te jep pershtypjen qe je njeri i rrepte dhe i pa-meshirshem ne ate qe mendon.
          E gjithe bota e perparuar e ka denuar tashma komunizmin dhe krimet e tyre pa gjyq te llojit terrorist. Me vjen çudi, me gjith kete informacjon te mjaftueshem qe kemi mbi llojin e ” qeverisjes ” se pushtetit komunist ne vendin tone, asht absurditet mos me ndryshu mendim per kohen qe po flasim. Prandaj dhe mendimet mbi kete teme i shfaq te pa-qarta, te pa-organizuara.
          Me qene komunist dhe njeri i mire, jane dy gjera krejt te kunderta.

      2. Avni Rustemi says:

        O mik o kokrra e budalles! Pastrimi i kolaboracionisteve dhe halabakeve ishte nje nga meritat me te medha te pushtetit komunist. Ceshtja eshte se nuk u pastrua plotesisht vendi, perndryshe nuk do kishte sot HALABAKE si ty mor “mik” qe je edhe sot e kesaj dite je nje kolaboracionist ne gjak dhe i gatshem te bashkepunosh me cdo pushtues. Kupton o funderrine!

        1. mik says:

          Avni Rustemi – Dukesh se je i stresum more patriot, nuk e perballon dot mendimin ndryshe.
          Reciton dy vargje te varfera ne permbajtje tu i shoqeru me ofeza, e kujton se ke te drejte !!
          Gjuha qe perdor tregon fabriken qe t’ka prodhu.

          1. Avni Rustemi says:

            Fabrika qe me ka prodhuar nuk ka asnje lidhje me fabriken e kolaboracionisteve qe te ka prodhuar ty, mor HALABAK!

    2. Fshatari says:

      Kaloçi do ishte i besueshëm sikur të ishte korekt në shkrimet e tij.
      ……. ……Axha Mark pasi kreu denimin prej pesë vitesh 1952 arratiset në Jugosllavi. Atje diplomohet në fakultetin e filozofisë në Beograd. Në vitin 1953 shteti jugosllav e kthen në Shqipëri në këmbim të një shqiptari të Kosovës. (brënda një viti të diplomohet tjetri !!!!!!! Nuk është mjaftueshëm e besueshme.)

    3. Shmil Gurra says:

      OR SHQELB, ti bën punën e prokurorit enverist; nuk ka gjë nuk din, je “perëndia” e marrëzisë. Pushteti nuk është pronë.
      JU bëni edhe PRONARIN e JETËS e VDEKJES – edukatë katraniste enveriste. Kam vizituar një kampe naziste përqëndrimi në Evropë…ndër më groteskët dhe më lindi idea e krahasimit të së keqes.
      Enveri juaj dhe ju jeni të pakrahaseshëm – për të keq.

      1. ik ere pirdhu says:

        Ndersa ti je i pakrakasueshem per BUDALL ?

        1. Shmil Gurra says:

          Pirdhu, or shpirtkatran, pirdhu!
          Pashë me sytë e mi e krahasoja gjendjen e pengjeve në atë kamp nazist.
          Hotel, krahasuar me Tepelenën e TEPELENAT e Spacat.

          1. ik ere pirdhu says:

            Ti je BUDALL i pakrahasueshem o psikopat ? ? ? ? ?
            Ti nuk e ke pare fare kampin e Tepelenes, e di pse!? Sepse sot nuk ekziston ai kamp qe ta shohesh! E kupton cdokush se pervecse budall, ti je edhe MASHTRUES ORDINER!
            O BUDALL ? ? ?

  2. Xha Teme says:

    E bere nevojtore kete gazete o Mero qe i jep hapesire Kaloqeve te derdhin gjithe mllefin e kolaborracionisteve dhe atyre qe u shiten te okupatori per pese aspra. Shporru o Kaloc a Kaloq se na vjen per te vjelle me historite e ballisteve dhe zogisteve. Partizanet u vune dermen dhe ua vune qylafin sipas prerjes se kokes, Nuk e zhbejne dot historine e vertete te ketij populli as Kaloqet dhe as Loloqet. Turp e faqja e zeze.

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Kishte shtet atehere,o Kaloc Kokorroc!…

  4. lisi says:

    O KALOSH MORE KALOSH,,–PSE GJITHMONE PLUMBI TE DEL BOSH.

  5. dushku says:

    KY prela e ka krujte vete.
    Neise sic duket edhe Gazidede me Berishen mesuan nga komunistet dhe zhduken Remzi Hoxhen,e Lane pa varr.

  6. Plugu says:

    Mire ja kane bere qe e kane ekzekutuar kete tradhetar.E ka patur hak plumbin.Te gjithe luftonin kundr pushtueseve kurse ky na paska dal kundra partizaneve qe doni te çlironin shqiperine nga kemba e te huajit.Pika qe nuk i bje Kaloqit ne fillim dhe atyre qe mbashtesin nje tradhetar te ndyr qe ka bashkepunuar me pushtuesit Nazi-fashist.

  7. mir says:

    o legena cfare keni me gazeten Tema ose me artikull shkruasin ,pse ju djegin keto dokumenta ju ? normalisht keto dokumenta duhet te botohen cdo dite ne cdo gazete ,si dhe te jepen ne te gjitha Tv por ju shkruasit e me siperm keni shume fuqi e pushtet ,ne se ju jo direct , jane shoket ,ose ma mire bijte e atyre qe e vrane ate popull edhe e paten ba nder popujt ma fukarej te botes……aaaaaa u lolla ju e keni vendin ne Kore te vedhai i Anti Krishtit enver…. Respekt per Temen

    1. Tanguli says:

      Filloje shkollen fillore se ngele ne grupin e madh te kopshtit o DERDIMEN!

  8. Boston says:

    Gazeta tema eshte bere nevojtore fare….ka rene niveli shume…nuk lexohet me…at qe shkelin rendit kushtetus te nje vendi sigurisht qe do denohen. Pastaj pse bashkepunonte me gjermanet ai miku….pse su bashku me Luften Antifashiste Nacional Clirimtare” po te ishte kaq atdhetar i flakte.. ata qe kane vrare dhe prere polpullin dhe qe bashkepunuam me okupatorin, duhet dhe moren denimet qe duheshin…bile ca nga ata shpetuan kot….po vetem qe u bene basnhkepunetore te sigurimit te madh, shpetuan…Disa nga Familjet e atyre nuk kishin pse buanin denime te gjate, sepse nje plere nga familja e ndonjerit ishte tradhetar..ketu e kishte gabin I madhi Komandant i Luftes Heroike Partizane Sh. Enver Hoxha. Po atyre qe rrinte butha rehat…mire ja u beri…
    I pavdekshem qofte Kujtimi i Komnandatit Legjendar te LANC Sh, Enver Hoxha…me qiri do ta kerkoni dhe s’do ta gjeni me. By the way…nje gje s’e kuptoj dreqin..si ka mundesi qe i shpetoj pa pushkatur ai kerma serbe ..kete s’ja fal dot vallaj….ah Enver s’ta fal kete Jo.

  9. Une says:

    Sikur nuk te dalin llogarite
    5 vjetori i bie me 49 dhe i bid te jete liruar nga burgu
    nje vit pasi eshte pushkatuar shikoi dhe njer datat e na thuaj prape

  10. Arber iliri says:

    O zot si ka mundesi qe ka ala mbeshtetes te krimeve te tmershme te komunizmit.turp e faqezeze plehra nuk e meritoni fjalen njeri.

    1. ca po thua says:

      DREJTESIA nuk quhet “krim” o kokrra e budalles!
      Kriminelet dhe kolaboracionistet e fashizmit moren ate qe meritonin o DEBIL!

  11. Cubi says:

    Na e hapet barkun me keta cuba! Edhe tani e ne cdo kohe,cubat e armatosur te quajtur kriminel qe i kthejne armen perfaqesuesve te shtetit,vriten ne vend dhe per kete ka forca speciale qe ua kendojne “kengen” pa i cuar fare ne gjykate.O sa mire me qene cub/ta fut shteti nje tub!

  12. TRADHTARET NE KOSHIN E PLEHRAVE says:

    Vetem ne Shqiperi kriminelet bashkpunetor te pushtuesve qe kane vare dhe prere mund te behen HERONJ.
    SEPSE KA CA SI PUNA E KETIJ KALOCIT QE SHKRUAN PER “EPOPENE” E BASTARDEVE QE VRANE BIJE NENASH NEN UNIFORMEN NAZISTE.
    PASTAJ THONE QE ISHIN ANTIFASHISTE!!!!
    POSHTE TRADHTARET E KOMBIT DHE KRIMBAT QE LANE PAS!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje