Basha bën llogaritë: Kjo qeveri po na i shkatërron ekonominë, po na përmbyt

23 Janar 2020, 12:34Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas publikimit te Raportit te Transparency International.

Sipas tij Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupsionit duke zbritur edhe 7 vende. Sipas Bashës është korrupsioni i qeverise që po shkatërron ekonominë.

Ndër të tjera ai shkruan: 

Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjeravetëm gjatë vitit të fundit.

Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.

Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë.

2 komente në “Basha bën llogaritë: Kjo qeveri po na i shkatërron ekonominë, po na përmbyt”

  1. Agim says:

    Kjo ps po shkon per para pd po akuzon kryetai e bashkis qe po mer droga ne foto duket nje pupac gazetar qe ka nxier foton i kan mbaruar fondet te jet turp.

  2. KUJTIM PUSHKA says:

    Ky katran ADOLESHENT MASHTRUS LLAPAQEN GENJESHTAR MBETI
    Po u be ky KRYEMINISTER SHQIPERIN e mori LUMI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje