Kryetari I Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ka mohuar të jetë ai personi që shfaqet në video, në një lokal në Bulqizë ku pretendohet se ai po merrë drogë.
Report Tv thotë se pas daljes nga prokuroria, bashkiaku Alla ka deklaruar se SPAK duhet të pyes ata që kanë publikuar videon.
“Nuk jam unë personi në video. Të gjendet nga prokuroria duke pyetur ata që nxorën videon se kush është personi në video”.
Sot mbasdite SPAK mori në pyetje gazetarin Artan Hoxha dhe më pas bashkiakun Lefter Alla. Përvec konsumimit të drogës në public, mund të shikohet si problem dhe kërcënimet ndaj gazetarit për publikimin e videos.
???
Po vertet nuk eshte ai!
Lefter Alla eshte me floke te rralla dhe aq sa ka te thinjura- personi ne video ka floke te dendur e te zeza aq te dendur sa nga bluza a kemisha qe ka veshur personi eshte bere nje vije e drejte e bardha ne mes te flokeve perfund kokes!!
Video eshte montazh ose dikush qe ka ngjashmeri me Allen!
Le ti bejne analizat , aty del nese eshte perdorues.
Ata qe i kane dhene Vidio Artan Hoxhes ????!¡!! Ata e kane kercenuar gjoja si njerzit e kryebashkiakut kete radh Artan Hoxha humbi.Keta gazetar perse nuk bejne emisione me ata Analist qe deri me dije buxhisnin per vidion babale , ku jane ata analiste qe ju ngeli dopjo gjashta ne dore me cfare fytyre dalin neper stacionet televizive per keta analiste vetem neveri ndiejme.
Pse ky eshte problemi SPAK?! E filluan me sterilizim e Bejtjes dhe vazhdojne me kete: E moret veshe reformen o shqiptare te vuajtur? Kriminelet do tu pertypin dhe kocken tani. Ky eshte SPAK.
Edhe po ta pranoj se videoja është e vërtetë, ka një milion herë më pak rëndësi për shqiptarët shkarkimi i kryetarit të Bashkisë që ka paska marrë drogë, ( po qe kështu ai duhet shkarkuar)se sa heshtja e plotë e drejtësisë ( përfshi edhe SPAK-un e sapoformuar) për të hetuar urdhërdhënësin e katër të vrarëve të 21 Janarit. Ai që dha urdhër të qëllohet, ai që prishi regjistrimet e instalimeve elektronike të Kryeministrisë, qoftë ky ish Kryeministri i asaj kohe , Ministri i Punëve të Brendshme apo dikush tjetër duhet të hetohet urgjentisht. Janë vrarë katër njerëz të pafajshëm! Kjo nuk është pak. Në raste të tilla nuk dënohet kush shkrepi me urdhër ushtarak armën, po kush e urdhëroi eprorin e tij deri sa të dale maja e kupolës vrastare. Kush urdhëroi të fshihen regjistrimet elektronike? Nuk besoj se ai ka qenë një nëpunës i thjeshtë…” Enigmën” e atyre katër vrasjeve presim të zgjidhë SPAK-u. Jo vetëm kaq, po edhe Vetingun një nga një, sipas viteve që kanë shërbyer, te KRYEMINISTRAVE, PRESIDENTËVE e pastaj me radhë ministrave, etj. etj.
Vetëm kështu do t’i rikthehet popullit besimi te drejtësia.
Po Alla pse nuk ben padi per shpifje kunder tij??Dhe te vihet ne dispozicion te ekzaminimeve mjekesore???