Sali Berisha: Nuk bën Basha marrëveshje të fshehtë me Ramën, harroje Lorenc, se të gënjen Fuga ty

23 Janar 2020, 21:55Politika TEMA

Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo aludim për një marrëveshje të fshehtë Rama – Basha. Ai tha se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk mund të ketë, por opozita nuk mund të refuzojë diskutimet për reformën zgjedhore.

“Kjo reformë elektorale nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo është jetike për ne.
Ka një platformë me 9 kushte. 

Nëse opozita e kundërshtonte sot tryezën e dialogut, nëse unë do të isha socialdemokrat gjerman do thoja në parlament se opozita shqiptare është anti-kombëtare dhe nuk lejon hapjen e negociatave.

Asnjë diskutim nuk ka se një akt tryeze zgjon një seri pikëpyetjesh. Nuk merrem me asgjë tjetër vetëm me domosdoshmërinë që kanë zgjedhjet. 

Opozita nuk mund të refuzojë tryezën e zgjedhjeve. Nëse refuzohet tryeza për zgjedhjet unë i pari do të thoja që “kjo opozitë nuk do zgjedhjet”

Me Edi Ramën kryeministër zgjedhje nuk mund të ketë. Negociatat për reformën? Ka pasur bisedime, por jo presion. Marrëveshje në prapaskenë? 

Absolutisht, ju garantoj se në dijeninë time nuk ka asnjë marrëveshje. Ju garantoj. Ju garantoj që jo. Në dijeninë time, absolutisht.

Takim Rama Basha në një vend të huaj? Lorenc, (Vangjeli) ti bie viktimë e zyrës së Fugës. Si mund të të mashtrojë Fuga ty? 

Të të viktimizojë Fuga është fatkeqësi. Asnjë takim dhe marrëveshje të fshehtë nuk ka, por është një strategji e hershme e Ramës që hap gjithmonë fjalë se po negocion me Bashën.

Në rast se Rama nuk u përmbys dhe zgjedhjet u bënë, e domosdoshme ishte reforma. Nuk e besoj që opozita nuk e ka të qartë se me Ramën nuk ka zgjedhje, por këtë detyrim para shqiptarëve ajo e ka të dyfishtë” – tha Berisha në “Opinion”.

5 komente në “Sali Berisha: Nuk bën Basha marrëveshje të fshehtë me Ramën, harroje Lorenc, se të gënjen Fuga ty”

  1. faro says:

    Ky ka humbur toruan! Nuk e kupton se të gjitha budalleqet që flet janë ushqim, për jetëgjatësine e Rames në pushtet

  2. Xeni pa qime says:

    Sa me shume te dali ky kriminel ne tv me shume forcohen pozitat e rames ne pushtet nuk e kuptone ky gomar qe eshte njeri i urryer .

  3. Granada says:

    Nuk ka nevoje te bejne mareveshje me goje e me shkrim,por kete here,sa i perket sistemit zgjedhor ata te dy e kane bere mareveshjen me hapur se heret e tjera!
    Te gjithe palet,PS,PD,LSI,etj nuk duan te ndryshoje kurre ky sistem zgjedhor qe eshte sepse vetem me kete ata sundojne ne partite e tyre si diktatore!
    Me kete sistem kryetari i partise harton listen e kandidateve per deputete,kryebashkiake etj dhe me pas edhe te ministrave dhe te gjithe funksionaret e shtetit!
    Si mund te heqin dore te gjithe keta zaberhane nga te gjitha keto privilegje dhe t’ua japin te tjereve?
    Ne se do te ndryshoje sistemi zgjedhor dhe deputetet e kryebashkiaket do zgjidhen e votohen nga populli atehere bie miti i kryetarit te partise dhe nuk eshte cudi te mos fitoje ne zgjedhjet e ardheshme!
    Me kete sistem askush nuk ndihet,qe te lejohet votimi i emigranteve shqiptare qe jane me shume se votuesit ne Shqiperi,pervec asaj,qe jane te shkeputur nga interesat e punesimit me pushtetin ketu!

    1. Star says:

      Ka te drejte ne ate qe thote kr/krimineli. Tregon te verteten se cfare ndodh ne PD. Asgje nuk ben dordoleci ne PD pa lejen e plakut te SHQUP-it. Prandaj eshte i sigurt ne ato qe thote ky kr/kriminel. Dhe ne ndonje mundesi hipotetike qe Lulushi te beje ndonje gje ne koke te vet pa dijenine e tije Ai ja ka bere paralajmerimin qe lekura e tije shkon me keq se e Olldashit. As shenjat nuk do i gjeje kush, se te pakten Olldashi u gjet ne makine ashtu si u gjet.

  4. Deda says:

    U mësove me nanon o sal që e fute në burg dhe ai të dha deputetë me zgjedh presidentin por ky nuk është nano.ky do të bëjë të plasësh nga inati e marazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje