"Vetëvendosja" me LDK-në janë marrë vesh që të takohen nesër ne prani te ambasadorëve të Perëndimit

27 Janar 2020, 20:16Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje njofton se me LDK-në janë marrë vesh që të takohen nesër. Por në këtë takim, sipas VV-së, janë ftuar edhe ambasadorët e Quintit dhe shefja e BE-së në Kosovë.

Këtë komunikatë me tri fjali, Lëvizja Vetëvendosje e lëshon pas takimit më shumë se dy orësh me LDK-në, ku nuk ka pasur marrëveshje.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja.

Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thuhet në njoftimin e VV-së

 

1 komente në ““Vetëvendosja” me LDK-në janë marrë vesh që të takohen nesër ne prani te ambasadorëve të Perëndimit”

  1. Vezhguesi says:

    Pse therrisni te huajt.
    Merrni Fatos Lubonjen dhe Ilir Meten, keta korifej te partiotizmit e nacionalizmit, t’ju zgjidhi mosmarreveshjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje