2019, bum kallzimesh nga qytetarët: 1,857 denoncime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Vettingut

28 Janar 2020, 22:35Kronika TEMA

Ndërsa kanë kaluar më shumë se dy vjet nga nisja e Vetting-ut të gjyqtarëve e prokurorëve vijojnë ritmet e larta të denoncimeve nga ana e qytetarëve.

Scan ka zbardhur të dhënat zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut, sipas të cilit deri në fund të vitit që sapo u mbyll janë bërë në total 1857 denoncime.

Në total, nga nisja e procesit të Vetting-ut janë regjistruar në total 4150 denoncime.

Komisioni fton prej kohësh të gjithë qytetarët të paraqesin pranë tij çdo dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Disa prej denoncimeve kanë luajtur edhe rol kyç në vendimet e trupave gjykuese, siç qe edhe rasti i një gjyqtari që kishte kërcënuar përmes mesazheve telefonike një qytetare, e cila konkurronte për një vend pune me bashkëshorten e tij.

Vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranon se ka pasur denoncime të vlefshme, të cilat u kanë ardhur në ndihmë trupave gjykuese, ndërkohë që çdo denoncim i  bashkëlidhet  dosjes së subjektit të rivlerësimit, të cilit i takon denoncimi dhe është trupa gjykuese që, në zbatim të ligjit,  shqyrton dhe vendos për të.

2 komente në “2019, bum kallzimesh nga qytetarët: 1,857 denoncime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Vettingut”

  1. Neveri says:

    Mos shpresoni gje nga denoncimet!
    Se edhe une denoncova me fakte e dokumenta per nje gjyqtar,bile edhe tek OMN(KPA),por as i moren ne gjykim!
    Sic duket e kane vendosur se kur u intereson qe t’i vleresojne!
    Une nuk kam me besim!

    1. Visi says:

      Te besoi Neveri, edhe nje kumshi ime e denoncoi me ze e figure te Fiksi nje raste ne Elbasan, dhe ne vende qe te merrnin masa ndaj prokuroreve , denoncuesi perfundoi i kallezuar dhe po e torturoin dyerve te gjykates e prokurorise, dhe prokurore Etleva Stafa hapet bythesh gjitheandej ku thot se me njohjet qe ka ne sistemin e drejtesise dhe politik ska Njeri mbi tok qe e prek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje