Artan Fuga thotë se ka një plan, si të na shpëtojë nga tërmetet dhe katastrofat.
Ai shkruan se duhen bërë gati makineri të fuqishme, që kur të na zënë pallatet, ato të gërmojnë për ta na nxjerrë jashtë.
“Kombet e fuqishme dhe me besim te vetja përgatiten për tërmetet dhe dukuritë e tjera katastrofike.
Kombet e dobët e presin tërmetin me lutjen e kotë: Ishallah nuk bije më!
Ose më keq akoma: Ishallah bie andej tutje!
Ose: Ishallah kjo binaja ime mban!
Ose: ishallah bie por nuk vritem!
Ose: ishallah mbulohem me rrënoja por më nxjerrin qentë e lagjes!
Ose me rrena gjeologësh që kanë cof me kohë dhe nuk kanë asnjë teknologji moderne për të kapur sinjalet: U qetësua toka, nuk bie më aq i fortë! A thua se Toka është pijaneci i lagjes që pasi pi nja tre a katër gota bën sherrin e vet dhe pastaj të nesërmen qetësohet si deti pas fortune.
Ose: ishallah tani tërmeti i radhës i bie brezit tjetër!
Të gjitha shpresa të kota, dëshira njerëzish të pafuqishëm!
Ne duhet të përgatitetmi për tërmetin tjetër sikur ai të binte mos them sot, por nesër.
Unë propozoj planin që e siguron kombin duke rregjistruar dhe bërë gati të përdorshme të gjitha mjetet e rënda në zotërim të privatit dhe mijra njerëz me kurse e trajnime, që në kohë normale janë në punë të vet, kurse në ditë katastrofash mobilizohen si një trup i vetëm.
Mbrojtja civile qytetare kundër katastrofave.
Ne nuk mund të pranojmë që njerëzit ishin nën rrënoja dhe asnjë pothuajse makineri e rëndë nuk u mobilizua fuqishëm duke u zhvendosur në mënyrë të organizuar që në orët e para për të shpëtuar njerëz.
Mjetet e rënda të privatit me një mijë falenderime për të në kohë katastrofash janë përkohësisht pasuri kombëtare si e mirë publike.
Nuk di administrata jonë ta ndërtojë këtë strategji?
Unë jam gati ta dezajnoj strategjinë, por duhet një studim i hollësishëm, shumëdisplinor, nevojiten mjete dhe mbështetje. Por, me vullnet të mirë realizohet si projekt brenda gjashtë muajsh!
Përndryshe: ishallah nuk bie!
Lutuni milet!
Se ju dëgjon tërmeti dhe zbutet si Qenan K. që pasi pi, bën sherr, nis e qan i butë si mace pasaniku dhe kujton gjyshen e vet”, shkruan Fuga, që ka kohë që i është vënë shpjegimit se përse bien tërmetet dhe si mund të shpëtojmë.
Zgjidhja e fundit që jep, në fakt është gjeniale!
Çudi se si nuk na ka shkuar në mend edhe ne të tjerëve!
(TemA)
Na meso o idiot se si te ndalojme fenomenet natyrore. Pleh qe vetem di te llapesh e asgje me shume.
GJynaf.iku per lesh edhe ky
Ky gjithollogu akoma jep mendime te “vyera”.
Artan Zylo Fuga Kamberi zbuloi zogun e gomarit – veten e tij. Si thone shkodrejt? “Po ti kenke zog gomarit mer!” E paskan patur per Fugen me duket. “Tane fjalet e bukra dalin prej Shkodret.” Kane talent per ate pune.
Ky shume mire mund edhe te thoshte qe tere makinerite e renda te Europes dhe Amerikes te vihen ne dispozicion te qeverise shqipetare ne rast termeti. 50% te punes e kemi bere ne. Propozimin e beme. 50% tjeter e ka ne dore Europa dhe Amerika.
O Fuga ti je nje bole qe kujton se i di te gjitha. Njerezit nen rrenoja nxirren me duar duke larguar nje nga nje elemente se makineria te vret. Ia u shpjeguan 100 here ata qe erdhen nga Italia apo Turqia se nuk ishte problemi tek makineria por tek lokalizimi i viktimes se mundshme dhe strategjia e nxjerrjes sa me te shpejte. Kjo do tru dhe jo ekskavator.
I duket se di gjithecka, por thote perralla. Ky flet per masa pasi ka ndodhur qameti. Sikur te thoshte fjala vjen: percaktoni zonat sizmike dhe mos ndertimi ne ato zona. Ose, ndertoni po sipas kerkesave sizmike, do kishte kuptim.
Iku Enveri qe bente zap kriminelet hajdutet tradhtaret dhe termetet.Tani kemi Edvin Ramen qe del e lyp neper bote me avion dhe Like Mutin qe kruan koqet ne presidence.