Fatos Lubonja i shkruan një drejtori të Bashkisë: Harroje se këmba ime do të shkelë në stadium, nuk vi. Në qendër do kaloj, se s’ka rrugë tjetër

28 Janar 2020, 16:44Sociale TEMA

Fatos Lubonja i ka shkruajtur letër një drejtori të Bashkisë së Tiranës, në të cilën i thotë se nuk do të shkelë kurrë në stadiumin kombëtar, pasi sipas tij, prishja e “Qemal Stafës” ishte një krim.

“Para disa ditësh, teksa komentoja një projekt kulle të re që paska aprovuar Bashkia e Tiranës, një mik më tha se një drejtor i saj paska hedhur, para ca kohësh, një postim në “Facebook”, në të cilin i drejtohej të gjithë fansave të tij (apo të bashkisë) duke u thënë se, nëse shohin ndonjë nga ata që kanë sharë stadiumin të shkelë në ambientet e kësaj kryevepre, t’i bëjnë një foto, ta hedhin në “Facebook”, e ta tallin duke i treguar injorancën apo hipokrizinë.

Nuk i kujtohej emri yt. Edhe unë nuk u interesova ta gjej kur vendosa të të drejtoj këtë letër publike, pasi mendova se ka shumë si ti, që punojnë si prapavija e oligarkisë vendimmarrëse, për të cilët mund të vlejë ajo thënia “Falua Zot se s’dinë se ç’bëjnë!”, pasi mendojnë se vërtet atje është bërë një kryevepër. Nëpërmjet kësaj letre, pra, po i drejtohem kësaj kategorie me shpresën se ndokush prej jush do të fillojë ta shohë me një sy tjetër, jo thjesht atë që keni bërë me stadiumin, por çfarë po bëni në Tiranë.

Së pari, dua të të them se unë jam një nga ata që e kam quajtur prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” një krim ndaj Tiranës dhe po të konfirmoj se nuk e kam ndryshuar mendimin, edhe pasi e pashë (nga jashtë) “kryeveprën” Casamonti/Rama të përfunduar, përkundrazi sot ngulmoj edhe më fort se është një përbindësh, që i shtohet shëmtimin galopant të Tiranës.

Desha të të them, gjithashtu, edhe se nuk besoj se ti apo ndonjë nga fansat e tu, apo të bashkisë, do të më shohë ndonjëherë në shkallët e atij stadiumi, sepse kam vendosur që jo vetëm aty, por në shumë nga ndërtimet/shëmtimet që keni kryer apo po kryeni, të mos shkel, në formë refuzimi për ta identifikuar veten me to.

Në argumentet e mia, nuk dua të ndalem te vënia në dukje e faktit se në kohën kur jetojmë, se kush ka të drejtë të ketë shijet, mendimet dhe besimin e vet, se ka të drejtë gjithashtu t’i ndryshojë ato nga kontakti me ide të tjera e vlera të tjera (siç shpresoj edhe për ty), pa u përqeshur apo linçuar nga të tjerët. As të futem në diskursin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore, sepse këtë argument e kam shteruar aq shumë dhe është trajtuar aq shumë së fundmi lidhur me temën e shkatërrimit të stadiumit apo të Teatrit.

Nuk do të futem as në shëmtimin moral të korrupsionit apo pastrimit të parave që shfaqet në këto ndërtime, në mënyrën më ulëritëse. Ajo që unë mendova të të sjell si argument se përse stadiumi është copë e madhe shëmtire në kuadrin e shëmtimit galopant të Tiranës, është diçka shumë më prozaike dhe teknike”, shkruan Lubonja për “Panorama”, duke publikuar edhe ligjin, që sipas tij është shkelur.

“Një herë tjetër do të të shkruaj edhe pse më duket i shëmtuar sheshi “Skënderbej”, ku nuk të siguroj dot se s’do të më shohësh duke shkelur sepse, ndryshe nga stadiumi, për nevojë lëvizjeje jam i detyruar ta përshkoj, siç jam i detyruar të jetoj në këtë qytet që po bëhet dita ditës më i pabanueshëm”, e mbyll Lubonja.(TemA)

28 komente në “Fatos Lubonja i shkruan një drejtori të Bashkisë: Harroje se këmba ime do të shkelë në stadium, nuk vi. Në qendër do kaloj, se s’ka rrugë tjetër”

  1. Likja says:

    Se ke keq , i hyp avionit dhe shkon tek oxhaku ne Itali. Mbete duke share , kete te ka dhene pa mase jeta, te shash kedo per cdo gje,

    1. elton says:

      Like, po shau Erjonin per cdo gje nuk i shkon e shara dem per kte qe i ka bere Tiranes

    2. Turi says:

      Eshte ne natyren e tij vetem te kritikoje. E keni pare ndonjehere te prodhoje? Asnjehere. Cinik i lindur qe ja di cmimin cdo gjeje por jo vleren. Qe kur ndjen eren e luleve kerkon te gjeje funeralin.

      1. Dymi says:

        Jo, ky marksisto-leninisto-anarkisti i kohes së sotme, nuk kritikon. Ai thjesht derdh helm e vrer për cdo gjë.

  2. dila prej rrile says:

    Moooos lubonja ti te mos shkelesh ne stadium kjo do jete nje tradheti!! po ju lobonjet tradhetin ndaj atdheut dhe njeri tjeterit e keni ne gen
    Une Dila prej rrile te rekomandoj te zhdukesh nga shqiperia me far e fis se nga njerez si puno jote shqiperia lengon ne tre dekada more duc i diles
    Lubonja po qe se je i lire te lutem del nga dila prej rrile te heq ca qime nga duci im ti vendos ne koke dhe na dil nje here si ne ate kohen qe rraportove yt ate te sigurimi i shtetit
    Hey mor kerric gamari kure nuk te degjon njeri pse leh apo duke lehur permbush emisionin tend te tradhetarit

    1. Zagora says:

      Komentet dhe replikat ne kete faqe online nuk behen per te shfryre helmin e shpirtit ndaj njeri tjetrit,por per te shtuar ide dhe argumente te tjere nga sa ka shtruar autori!
      Sidoqofte ai qe vetem shan dhe shpif me siguri eshte nje idiot funksional,ndaj nuk ia vlen te merzitemi shume!
      Prishja e stadiumit “Qemal Stafa” me i miri dhe me i madhi ne vend eshte nje krim ekonomik qe qeveria Rama i beri buxhetit te shtetit!
      Se fare mire ai stadium mund te ristrukturohej sic u be me ate te Elbasanit,ndersa per t’u prishur ishte ai “Dinamo”,qe eshte mjaft primitiv i ndertuar mbi dhe!
      Per me teper rreth tij ka hapesire te madhe per parkingje etj!
      KLSH duhet ta kishte hetuar ndertimin e ketij stadiumi!
      Edhe sheshi “Skenderbej” ishte nje skandal i mash,se ndertimi i tij,jo vetem shemtoi qendren e Tiranes,por edhe shkaterroi te gjithe trafikun e Tiranes!
      Veliaj duhet te hetohet dhe te cohet para drejtesise!

  3. emigranti says:

    po po o lubonja shko ne ndertimet e saliut sepse ato jane te bukura e prej droge

  4. Ik or plehrë?? says:

    Po ky debili ore ?!

    1. Izmir says:

      Shume mire ben Lubonja qe nuk shkon ne stadium se e ndyen ate.

  5. Luzati says:

    Aman hajde se po nuk erdhe ti do te “mallkohet” stadiumi..Ky duhet vizituar tek psikiatri.Kush kujton se eshte ky???

  6. Zhzh says:

    KY DUHET TE BEJE PATJETER TESTIN E IDIOTIT. ME SIGURI DO TA FITOJE.

  7. Izmir says:

    Shume mire ben Lubonja qe nuk shkon ne stadium se e ndyen ate.

  8. Dee says:

    Ne qoftese ju komentoni lubonjen me ( L ) te vogel, e beni te rendesishem!.

  9. Gri says:

    Edhe kur ishte stadiumi i vjeter, TL nuk ka shkel ndonjehere! Nuk e ka qejf futbollin! I duhen ato 100 qe merr cdo nate neper Tv! Si analist…. nuk dihet! Po si shume ja fut pr. sa nuk degjohet e shikohet me! Problemi i tij eshte se…. eshte se ka mellesh per Er! Dhe kjo mjafton te rrij ne bashkesinr e te ligjeve! Forever!

  10. vlora says:

    Ju lutem nqse ndonjeri di ndonje mendim te mire te Lubonjes per qeverisjen e rames ne bashki apo si k/minister te ma thote se une vetem te zeza kam pare te shkruara nga ky njeri

  11. dritani says:

    Mooos! Se edhe stadiumi, edhe sheshi kane nevoje per dordolece te tille!

  12. Ziguri i qorrit says:

    Po t’mos shkosh ti bajge ne stadium u prish bota. Ti je nje i smur menderishte,prandaj si doktor qe jam te keshilloj te shkosh ne nje wc qe nuk ashte pastrua tash 1 vit , atje te rrish dhe te hash mut ter kohen ashtu sic je mesua

  13. Ndoc Rroku says:

    Te iku mendja qe ne Spaq, ke rrjedhur TI dhe ata qe te ftojne ne studjo. Eshte fatkeqesi po te shkosh ne ate stadium. Cdo gje do shkoje keq.
    Je njeriu me i zi i kombit bashke me Berishet.

  14. Lilo says:

    Na plasi k…. se nuk shkel ti në stadium. As në Shqipëri mos eja më se një plerë më pak je. Idiot

  15. FATMIRI says:

    MOTREN NE PIDH O PLER PO KUJT I RRUHET KARI PER TY MOR LEGEN

  16. PEPJA says:

    O FATOS KE TE DREJT SE TA KANE THYER XHAMIN E ORES NE BURG.

  17. Koba says:

    O Delenxhi .Po kujt i Plas per Ty Xhanem?

  18. Kete duhet t’a ndjekin ata te sanitares me mjetet dezinfektuse , e ndonje makine me klor, se kudo qe shkon infekton vendin , me mire qe nuk shkon ne stadium , bile me mire te ike fare nga Shqiperia , nje qender infeksioni me pak .

  19. filja says:

    Ja po ja theme dhe une nje llaf Lubonjes Fatos: po nuk shkove ti ne stadium, stadiumi do nxij, prandaj beje kete sakrifice per mua. Ndersa stadiumit i theme: po e pé Lubonjen Fatos aty shaje se eshte burre i poshter. Eh, fatos ngele tere jeten sado qe dhe qimet te rane larte e poshte!

  20. rrema says:

    Ke eshte RRK komplet…..

  21. populli says:

    Po te lutemi o aman te keqen, po shko se pa ty…hadje cope pe kari hadje….kujt i plasi kari vete ti apo jo?
    te .ifte Saliu…

  22. Tironsi says:

    Stadiumi nuk eshte vend per te mbajtur plera

  23. gjergji says:

    Ky eshte lajmi me I gezuar.As ty,as Zhej e bashke me ju gjithe “elita” gazetareske shqiptare(SHkullak &com,Rakipllaret) stadium nuk ju pranon tashma.Prania e juaj eshte si agjent alargjik ne stadium.Lubonja : masa kritike e skizofrenizmit eshte rritur shume,terapija do ju ndihmoj qe te mos te mjekoheni ne ndonje spital phsiqiatrik.Merre seriozisht keshillimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje