Gazetarja e “News24” Dorjana Bezat ka shkuar këtë mesditë në familjen e Jan Prengës, në Kamëz, pasi policia dha lajmin e hidhur për vdekjen e 49-vjeçarit, pas marrjes peng dhe dhunimit nga katër persona, të cilët janë arrestuar.
Familjarët e 49-vjeçarit kanë treguar për gazetaren Bezat detaje nga krimi makabër.
Për mikrofonin e “News24”, kunati i viktimës, Mark Sula, ka thënë se Jani nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri, ndërsa i ka bërë apel shtetit të gjejë trupin e tij të pajetë dhe t’ua dorëzojë familjarëve.
“Janin e rrembyen dhe e vrane, drejtesia te vihet ne vend.
Policia e Tiranes na thirri mbreme dhe na tregoi se ai nuk jeton me.
Jani nuk ka pasur asnje konflikt e asnje problem me askënd.
Nuk i njohim te arrestuarit e as kemi probleme me ta. Shteti te gjeje trupin e ta sjelle ne shtëpi”, ka thënë ai.
Po c’thua more kunat ?Nuk paske pune me vrasesit; po i dhenke urdher shtetit, te te gjeje trupin!?