“Marrëveshja e Shekullit” nga Trump dhe Netanyahu, Shejhu i Az’har-it: Ç’poshtërim për muslimanët dhe arabët

29 Janar 2020, 13:10Bota TEMA

“Personaliteti dhe identiteti ynë si arabë dhe muslimanë nuk do të thotë asgjë. Identiteti ynë dhe pavarësia jonë janë zhdukur sepse ne nuk qeverisim ose vendosim për çështje që na shqetësojnë”, tha Shejhu i Universitetit të Az’har-it në Egjipt, ndër më të prestigjozët e botës islame, Ahmed et-Tajjib, duke komentuar “Marrëveshjen e Shekullit” mbi Palestinën e okupuar të shpallurnga Presidenti amerikan Donald Trump.

Në Konferencën Ndërkombëtare për Rivendosjen e Mendimit Islam të mbajtur në kryeqytetin egjiptian, Kajro, me titull “Roli i institucioneve ndërkombëtare, fetare dhe akademike në rivendosjen e mendimit islam”, Et-Tajjib tha ndër të tjera: “Ndihesha jashtëzakonisht i turpëruar dhe i poshtëruar ndërsa shikoja Presidenti amerikan Donald Trump me kryeministrin izraelit Netanyahu duke planifikuar, zbatuar dhe zgjidhur problemet tona, pa përfshirjen e ndonjë arabi apo muslimani”.

Konkretisht, Trump u takua të martën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe përfaqësuesin e opozitës izraelite Benny Ganc në Shtëpinë e Bardhë, për të përvijuar planin e tij për Palestinën dhe shtetin hebre. “Marrëveshja e Shekullit” e pretenduar, është një plan që Uashingtoni pretendon se do të zgjidhë çështjen palestineze pa u dhënë palestinezëve të gjitha të drejtat e tyre të njohura ndërkombëtarisht.

2 komente në ““Marrëveshja e Shekullit” nga Trump dhe Netanyahu, Shejhu i Az’har-it: Ç’poshtërim për muslimanët dhe arabët”

  1. Sulejman Kaemi says:

    Qe do te thote c’poshterim edhe per muslimonet shqiptare byrazere.

  2. Adam says:

    Arabet jane prapambetja shekullore Besimi eshte ndjenje qe o nuk e ke o perpiqesh ta kesh Islami eshte idologji shkurt Diktature qe prej Profetit tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje