Artan Hoxha nxjerr videon: Forcat speciale kapën super trafikantin Altin Hajri, por u lirua me urdhër “nga lartë”

30 Janar 2020, 09:16Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Byro Politike” publikon pamjet ekskluzive të shtetasit Altin Hajri, i arrestuar nga grupi i gatshëm dhe forca operacionale të policisë së qarkut Durrës më datë 26 janar 2017. Hajri i akuzuar si drejtuesi i grupit kriminal që rrëmbeu dhe më pas zhduku pa lënë gjurmë kufomën e Jan(Dod) Prengës më datë 17 janar 2020, për më shumë se një dekadë e gjysmë ka qenë një nga boss-et më të njohur të trafikut të heroinës afgane nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Gazetari i Abc News Artan Hoxha u shpreh se Hajri u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një operacioni të policisë italiane më 28 tetor 2015 që synonte të shpërbënte të gjithe grupin Hajri dhe rrjetin e tij në Itali. Pavarësisht se u kap mbi një ton lëndë narkotike, heroinë, kanabis etj. Altin Hajri koka drejtuese e grupit nuk u arrestua.

Afro 8 muaj më vonë në rrethana të paqarta, më 6 maj 2016 emri i Hajrit u hoq nga lista e personave të kërkuar nga Interpoli. Emri i tij është rregjistruar gjatë bisedave të pergjuara nga prokuroria për llogari të dosjes 339, si i implikuar bashkë me persona të tjerë të botës së krimit në zonën e Shijakut dhe të Durrësit të përfshirë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në video shfaqet momenti kur Hajri sapo ka shkuar me mjetin e tij, një Mercedes Benz luksoz pranë një lavazhi në zonën e Shijakut, dhe aty duken efektivët e policisë që e arrestojnë. Fillimisht Hajri reziston por më pas shtrihet përtokë nga policia, raporton abcnews.al.

Pavarsisht arrestimit vetëm disa orë me vone me ndërhyrje nga lart në rrethana të pasqaruara policia e Durresit është detyruar ta lërë të lirë… Ky është arrestimi i parë dhe i fundit i Altin Hajrit nga policia, edhe gjatë operacionit të fundit të Reneas në kompleksin “Gold” në Shijak ai i shpëtoi arrestimit.

Por kush është Altin Hajri, si i shpëtoi drejtësisë?

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Byro Politike” në Abc News ka zbardhur skedën e këtij personi që dyshohet se ka trafikuar deri në 1 ton drogë por nuk është vënë në pranga, madje emri i tij u fshi nga faqja e Interpolit.

Hoxha deklaroi se Altin Hajri kishte  mbështetje të fortë politike. “Jan Prenga nuk është emër i ekspozuar për autoritetet tona, ndërsa familja Hajri ka patur avantazh se nuk ka qenë i ekspozuar në ngjarje me pengmarrje, por ka histori të gjatë në trafikun e lëndëve narkotike. Është një nga emrat që italianët e kanë mbajtur në mbikqyrje. Altin Hajri është shpallur në kërkim, pasi janë kapur mbi 1 ton lëndë narkotike. 

Ky e merrte vetë në Afganistan dhe e shpërndante në Itali, por çuditërisht nuk u kap dhe u hoq kërkimi ndërkombëtar. Kishim fushatën e zgjedhjeve të 2017, kemi parë përgjime të shumë personazheve të botës së krimit dhe lidhjet me politikën. Grupi Hajri ka qenë i përfshirë në koalicionin me një nga partitë që qeverisnin vendin. Policia e Shtetit në atë kohë ka kërkuar të veprojë por ka patur pengesa, Adriatik Llalla ishte në atë kohë Prokuror i vendit”, deklaroi Hoxha.

“Para fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka bërë një operacion, ka ndodhur një ngjarje më shkëmbin zjarri në Shijak, pas vëzhgimeve policia ka organizuar arrestimin e tij në mënyrë sekrete dhe e kanë prangosur. Vetëm disa orë më vonë është ndërhyrë dhe është kërkuar që ky person të lirohet, më vonë është shkarkuar drejtori i policisë”, tha Hoxha në abcnews.al.

“Këta nuk janë njerëz që kanë dalë papritur, ky grup është fuqizuar kaq shumë sepse ka patur mbrojtje politike. Të rrëmbesh një person në mes të Kamzës gjatë ditës dhe ta zhdukësh atë, e të mos gjendet as gjurmë e asgjë, e bën dikush që është i sigurt që nuk do të ndiqet.

Më tej Hoxha theksoi ky është arrestuar në 2017, por mbështetja politike është aq e madhe sa u lirua. Ky që ne i themi bossi i krimit, 5 djem të policisë e marrin atë bossin dhe e zvarrisin. Edhe pse me gjithë këmbënguljen e Policisë së Durrësit ai është liruar shumë shpejt”, tha më tej gazetari Hoxha.

16 komente në “Artan Hoxha nxjerr videon: Forcat speciale kapën super trafikantin Altin Hajri, por u lirua me urdhër “nga lartë””

  1. astrit shba says:

    Kush i liron shum shpejt keta kriminele jep emrat si para 2017 dhe tashti neqofte se veprohet keshtu pa emra eshte e kote te flasesh neper studio tv.Populli kerkon siguri te jetes tij dhe familjes e femive te tij si eshte e mundur te kapen dhe te lirohen kjo tregon se policija i kap dhe zbaton ligjin dhe gjykata i leron ku eshte paree degjuar kjo qe ndodh ketu,.Thuhet se kan mbeshtetje nga politika kush eshte si qe i perkrah thuaje emrin gazetar nete kundert mos bej kot te diturin per keto ngjarje.Quhesh gazetar invetigativ qe do te thote te ivestigosh skemen qe perdoret dhe te dalelesh publikishte me ate qe ke gjetur qe eshte e vertete dhe reale.Mjaft me dokrra pa zbuluar te vertetat qe nfodhin ne keye vend prej 30 vitesh.Histori te perseritura dhe asnje pergjegjes nuk ka per keto megjith jetet e humbura cdo dit,ku shokjme keshtu?!

  2. Tepelena says:

    Meriton VLERSIM, pa fund që flet kunder krimit. Ky vend esht
    i mar peng nga krimi. E ka kthyer politika shqiptare në streh të krimit të organizuar . Kjo esht arsyja e vërtet pse ikin njerezit nga Shqiperia. Kur njeriu nuk ka siguri për veten per familjen ësht më se normale të iki. Ndërsa shqiptaret jane të mar peng.

  3. loni says:

    prap ti duke ncjerre vidjo,na ke car rrocken me keto vidjot e tua,ti ncjerr vidjot,konkluzjoni i njejte,asnjerit nuk i plas rrocka o tan qeroska.

  4. Shqiptari says:

    Pirth o Artan Pirth… Po nuk paten Prova te lirojne… Nuk denohen njerezit me interpretimet e tua… Duhen Prova Jo hamendje…

  5. Loran says:

    Ca lesh video ate video e kan ncjer ahere ter lajmet dhe tv shojaku e nxori ???

  6. H says:

    Një shtet hajdut dhe mafjoz, nuk mund ta luftojë korrupsionin dhe mafjen. Keni presidentin hajdut me damkë, ish kryeministrin vrasës që del në tv, kurse ju flisni për barcelonën dhe San Remon. Kur të plas cipa mësohesh me çfarëdo maskaralliku dhe pislliku. Edhe juve ju ka plasur me kohë dhe nuk ju bën asnjë përshtypje.

  7. Ziguri i qorrit says:

    Po cili prokuror i liroj pse nuk e thua emrin

  8. boss1 says:

    Artan Hoxha i ben reklame krimit me historite e tij konspirative me banda.

  9. Kollodoku says:

    Ku meret vesh çar behet?
    Politikani e ka kte bosin si kurve. E perdor per drogen dhe i bon po vet presion dhe i vërsul policin.
    Keq anej keq knej.

  10. rexha 10 says:

    MOSE HARRONI SE EDHE ZOTI KUMBARO ESHTE ARRATISUR 3 HERE NGA BURGU NE BRTANINE E MADHE. KETA JANE KONTIGJENTE I POLITIKANEVE ME RENDESI TE VECANTE.KETA JANE BURIMI I TE ARDHURASH SUPER EKONOMIKE , OSE KOKE TURKU.
    EDHE BOSI NE ITALI KURE E KAPEN,I THA FOCAVE SPECIALE :JU NUKE E KENI IDENE SE ME KE KENI TE BENI.?PORE E ARRESTUAN.NE SHQIPRI ESHTE NDRYSHE KU KOMANDOJNE SEJCILI PER INTERESAT E VETA.PRANDAJ AI VENDE NUKE BEHET KURRE.ATY DUHET NJE PROKUROR SI PAOLO BORSELINO,E GIOVANI FALKONE QE TE VENDOSE MBRENDA EDHE KRYEMINISTRIN NE FUQI PER MOSEVEPRIM ,DHE MOSEMBAJTJEN E PREMTIMEVE PERPARA ELEKTORATIT.

  11. Konjak says:

    Nga Noli : Skllever bij skllevrish , se meritoni ,–se liri s’doni .

  12. ben says:

    Doni te dini se kush dha urdher te lirohet? Pyesni Like floririn se per te jane vjedhur votat ne Shijak e ne Durres nga banda e Altin Hajrit

  13. Hysni says:

    Ky Artani çfarë pozicioni ka? Është mbi të gjithë që i ditka të gjitha!… Nëse ka prova ti depozitoj ato jo ti përdorë për të thënë se ja këtë e di Artan (haxha). Po bëhet si punë llafazani i lagjes.

  14. Orli says:

    Lefter koka i partise me te degjeneruar me emrin lsi e ka mbeshtetur por kuptohet me mbeshtetjen e klaneve ne ps e ku pd eshte e kudondodhur! Shkurt; vendi tani eshte plotesisht nen thundrat e mafias e asnje gje nuk eshte sporadike apo rastesore.Prokuroria e gjykatat jane te tredhura,rrofte(kuptohet koqe) spak ma kap!

  15. Xhulio says:

    Te meresh me droge eshte veper kriminale, ta perdoresh nuk eshte veper kriminale. Si ndahen kur se bashku bejne veper penale. Pun zhurmash dhe bujash te medha, kemi qe ne 90ten qe degjojme. Shpresuam tek SPAK, asgje konkrete, u tha dhe beri buje ish prokurori pergjitheshem LLalla, po ta pin kafen dhe uiskin per shtate pale qefe mu ne qender te Tiranes tek piza hotel. U vra shoferi ne makine me prokurorin, heshtje sa te harrohet fare, u fol per Meten dhe Monen, per pasurite e tyre te paligjeshme, zhurm se kalamajte e Metes dhe te Mones jetojne ne angli, dhe mona ben takime me ekektoratin per varferine. Kjo eshte tallja popullore ku keta bejne e do bejne para me kokainen dhe me jete njerezish,dhe qe nuk denojne dot njeri tjetrin sepse jane te gjithe pjese e krimit. As amerika e as kerkush nuk do ti ndaloje dot, keto do ndalojne vetem atehere kur,grykesia e sejcilit ta ndjeje se eshte ngopur.

  16. bamja says:

    Artan hoxha ben mire qe i nxjerre keto vidio pore te mos mbahet se eshte infesigativ.Ai merre dhe jepe me krimin dhe me struktura te kriminale ne polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje