Sinjale për marrëveshje? Albin Kurti thërret Kuvendin për votimin e qeverisë

30 Janar 2020, 19:19Rajoni TEMA

Me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, të premten do të mblidhet kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën parlamentare ku do të votohet qeveria e re, raporton gazeta Express. Ky zhvillim pritet të ndodhë pa një marrëveshje VV -LDK.

Në njoftimin e nisur për media u bë e ditur se kjo u bë me kërkesë të kreut të LV-së, Albin Kurtit.

“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Mbledhja e kryesisë do të mbahet të premten në ora 09:00.

3 komente në “Sinjale për marrëveshje? Albin Kurti thërret Kuvendin për votimin e qeverisë”

  1. Mali says:

    Eshte e qart:Te gjithe jane kunder Ramushit Do votbesohet dhe me von do kaloje ne qeverri ne detyre deri ne zgjedhje te tjera

  2. Baliu says:

    Isa nje sherbetor i ngelaqave te LDK-s shokut Lutfi Haziri dhe shokut Agim Veliu. Me duar ne xhepa e “fitoi” Prishtinen, e me papuqe ne shputa do ta “fitoj” tu Kosovn*. On the highway to hell.

  3. filja says:

    Po si do votebesohet pa mazhorance?! Nje çpikje e ré e demokracise te Albinit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje