Bashkimi Evropian nuk është në garë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me lehtësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar të enjten në Prishtinë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.
Këto komente, Borell i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Zyrtari i lartë i BE-së tha se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që të lehtësojë arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne jemi këtu që ta lehtësojmë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Të njëjtën gjë po e bën edhe zoti Grenell. Unë nuk po shoh se ka dallim. Ne nuk po bëjmë gara njeri me tjetrin, ne duam të punojmë së bashku pa dallime, nuk po kërkojmë që të arrijmë patjetër sukses, por po kërkojmë që të jemi aty, të bëjmë shërbimin tonë, dhe të arrijmë një rezultat”, tha Borell.
Shefi i diplomacisë evropiane tha se Bashkimi Evropian nuk do të duket i kompletuar pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.
“E di dhe i shoh vuajtjet dhe problemet që ju dhe shtet e tjera i kanë pasur dhe ne duam të sigurojmë stabilitet dhe siguri për secilin. Nuk po e themi këtë për shkak të publikut, por sepse e mendojmë kështu. Kjo është edhe në interesin tonë gjithashtu. Stabiliteti në rajon dhe siguria, prosperiteti e liria e secilit shtet në Evropë është në prioritetin tonë”, tha Borell.
Ai tha se Brukseli do të dëshironte që ta sheh sa më shpejt qeverinë e re të Kosovës të formuar për të vazhduar punët e shumta që e presin.
Ndërkaq, duke u ndërlidhur me procesin e liberalizimit të vizave, për çka edhe janë rritur frustrimet në Kosovë, Borell tha se nuk mund të garantojë asgjë pasi që vendimi merret nga shtet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Mund të them se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave dhe është koha e duhur që të lëvizet dhe të përfundohet me kërkesat teknike”, tha ai.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se vizita e Borellit në Prishtinë, është shumë e rëndësishme në një kohë vendimtare, siç tha ai, për të ardhmen e Kosovës.
“Vetë vizita e parë që Borell po e zhvillon në Kosovë për të vazhduar tutje në rajon e Ballkanin Perëndimor, tregon rritjen e vëmendjes së BE-së drejtë Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi. Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit tonë, integrimet euroatlantike për zhvillimin ekonomik, anëtarësimin në NATO e BE”, tha Thaçi.
Në emër të institucioneve të Kosovës, Thaçi i ka shprehur shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, edhe zhgënjimin me mungesën e vendimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Kosova është padrejtësisht e anashkaluar, pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që nevojiten për liberalizim të vizave”, tha Thaçi.
Thaçi tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin dhe më gjerë.
“Pra çelësi i arritjes së marrëveshjes është integrimi evropian dhe koordinimi i ngushtë në mes BE-së dhe SHBA-së. Natyrisht çelësi i suksesit është marrëveshja e drejtë, që nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Thaçi.
Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, Josep Borrell, mes tjerash, ka zhvilluar edhe një takim me disa nga drejtuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
PDK-ja refuzon takimin me Borrell
Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka bërë të ditur se përfaqësuesit e tyre, nuk do të marrin pjesë në takimin e paralajmëruar me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, tha se takimi është i pakuptimtë në kushtet kur në Kosovë nuk është formuar qeveria e re. Po ashtu, ai tha se ky takim kundërshtohet edhe për faktin se Kosovës ende nuk i është dhenë liberalizimi i i vizave edhe pse janë plotësuar kriteret e kërkuara nga BE-ja.
“Kërkojmë që mos-prezenca jonë të kuptohet edhe si alarm se procesi i dialogut (Kosovë-Serbi v.j) viteve të fundit ka degraduar edhe nga mungesa e qëndrimit me pro-aktiv e determinues të BE-së, si ndërmjetëse e këtij procesi. Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë proces. PDK-ja, pas krijimit të institucioneve të reja, në bazë të Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëtve, është e gatshme të angazhohet në proces për të arritur një marrëveshje historike”, tha Veseli.
Pas Kosovës, Josep Borrell do të udhëtojë për në Serbi, ku edhe atje do të takojë përfaqësuesit e shtetit.
Për shkak të pozitës që ka në BE, Borrell pritet të ndërmjetësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ky dialog është pezulluar në fund të vitit 2018, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja.
1- Hashim Thaci eshte trembur. Kjo eshte gjeja me e keqe qe i ka ndodhur Kosoves. Me kujtohet koha kur ai i sygjeroi Merkel se ne qofte se ka mendim tjeter per paqen me Serbine, pse nuk bisedon me Serbine qe te pranoje planin Gjerman? Ne ate kohe Thaci ishte trim dhe mbeshtetej tek plani Amerikan. Me sa duket sitauata ne Kosove eshte sitata ku sundojne “bacat” e kombit me ne krye Sali Berishen si Baca I mbareshqiptareve. Te fshehur nen petkun e patrioteve te reme jane sulur kunder moderatoreve dhe i kane bere ata te ulin koken. Ketu futet dhe Thaci qe po te ndihej i “lire” do fliste hapur se cfare eshte biseduar, cfare mbronte ai dhe pse u hodh plani ne ere nga Hajredinaj. Ai dhe Hajredinaj duhet te spjegojne se pse e mbyten foshnjen qe ne djep. Sidomos Hajredinaj duhet te spjegoje se pse u nxitua. Ne fund te marreveshjes, po qe se do arrihej, cdo gje do vendosej nga populli ne referendum. Pse Hajredinaj nuk la popullin e Kosoves te vendoste ne referendum, por sabotoi bisedimet dhe jo marreveshjen. Cte keqe kishin bisedimet?
Thaci eshte termbur aq shume sa duket i lodhur nga ky muhabet. Duke ja lene planin ne dore marreveshjes dhe kordinimit me te mire te Amerikes me Gjermanine, pranon se eshte mundur nga Hjaredinaj, qe praktikisht u shfrytezua nga Merkel per te sabotuar bisedimet dhe ne fund edhe Merkel e hodhi ate ne koshin e plehrave, sepse ajo nuk ishte dakort me taksen qe ja sugjeroi Sala Hajredinajt. Hajredinaj ne vend te mbeshtetej tek Merkel, u mbeshtet tek Sala sepse ai e mori me te mire duke e quajtur Mic Sokoli i Kosoves. sala tashme eshte figure e diskkredituar ne perendim. Armiqesia e tij e hapur me Ameriken eshte eminente. Ai e shfrytezoi Hajredinaj per ti treguar Amerikes se ai nuk pjerdh per herojte e vertete, por i perdreth ata si i do qejfi. Ai donte ti tregonte Amerikes se baca i gjitheshqiptareve eshte pikerisht Sali Berisha.
Hajredinaj ra pre e koketrashesise se tij….
2-Kadri Veseli nga ana tjeter, duke qene se eshte me larg situates, mundohet te vazhdoje te mos ngaterohet ne kete muteri qe shkaktoi Hajredinaj. Po ta shikosh me kujdes se cthote ai del qarte se ai ka qene dakort me planin Amerika. Ai praktikisht kritikon Gjermanine qe sabotoi bisedimet. Ai q quan qendrimin jo pro-aktiv dhe derteminues te Gjermanise shkaktarin e deshtimit te bisedimeve. Ai as me shume dhe as me pake thote qe Gjermania genjeu Hajredinaj dhe e la ate ne balte.
Kadri Veseli ne kete rast eshte, per mendimin tim, lajm i mire sepse tregon se ai mbeshtetet tek Amerika kryesisht. Ai kupton se Gjermania si perfaqesuse e Evropes “kesaj kurve te vjeter” vazhdon te luaje me fatin e shqiptareve per te mbrojtur veheten….Fakti qe ai nuk e takoi Borrell, tregon burreri dhe shpulle per politiken antishqiptare te Evropes….
Me falni qe u zgjata, por ne te vertete ketu ka shume per te diskutuar. Psh pse Gjermania nuk do paqen tone me Serbin. Pse ajo nuk do “Shqiperine e Madhe” apo “Serbine e Madhe”. Pse ajo vazhdon me politiken e vjeter te shfrytezimit te armiqesise sone me Serbet, per te mbrojtur kufijte e vete. Si ajo na ka shfrytezuar ne gjithmone si plasdarme kunder Lindjes dhe ne kohet moderne edhe si plasdarme kunder influences Amerikane…Me falni dhe nje here se u zgjata.