Aktorja serbe befason me deklaratën: Kosova është e pavarur, edhe nëse nuk ka ulëse në OKB

31 Janar 2020, 16:41Rajoni TEMA

Aktorja dhe producentja, Bojana Maljeviç, ka befasuar mediat serbe me qëndrimin e saj për Kosovën.

Aktorja Maljeviç ka deklaruar se duhet pranuar fakti se Kosova është shtet, edhe pse nuk ka ulëse në Kombet e Bashkuara.

“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, deklaroi ajo për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Maljeviç ka thënë se duhet të ekzistojë një kompromis, sidomos në politikë.

“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”, theksoi aktorja serbe.

E pyetur nëse çështja e Kosovës do të duhej të zgjidhej me marrëveshje ose duhet të vazhdohet gjendja e konfliktit të ngritë, ajo ka përsëritur se është gjithmonë në favor të marrëveshjes.

“Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, shpjegoi Maljeviç.

4 komente në “Aktorja serbe befason me deklaratën: Kosova është e pavarur, edhe nëse nuk ka ulëse në OKB”

  1. Flm says:

    Mos me …. boll injoruat Racen tone Turk-Arnaute me madheshtin tuaj.

    1. Thank you Bojana, F#ck you. (Flm) Bastard .

    2. Mbreti says:

      Mbylle gojen mor mu.t i paguer i janulles, shiko fytyren tende te turkarnautit grek. Greket e sotem jan turkarnaut. Shqiptaret jo. Serbet tallen me juve ju kan per gabel, vetem politikisht ju kan ne interes. Jevg i by.thes

  2. Kuq e zi says:

    Ky eshte thelbi
    Izraeli ne hartat e vendeve arabe nuk ekziston arabet nuk e njohin shtetin e izraelit
    Por a eshte izraeli shtet dhe a ekziston ai?
    Ne kete rast serbia ben rolin e arabeve le te vazhdojne lum ata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje