Vetëvendosje drejt parlamentit për të krijuar qeveri të pakicës

30 Janar 2020, 19:52Rajoni TEMA
Vetëvendosje drejt parlamentit për të krijuar qeveri të

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të caktojë seancë për formimin e Qeverisë për datën 3 shkurt.

Për këtë vendim të Kurtit janë njoftuar të gjithë deputetët e Vetëvendosjes.

Burime të Gazetës Blic, brenda Grupit Parlamentar të VV-së, bëjnë të ditur se është kërkuar nga ana e tyre që ditën e hënë, të 3 shkurtit, ata të gjithë të jenë prezent në Kosovë.

Në kërkesën për ta, thuhet se ata do të kenë takim dy orë para fillimit të seancës, që pritet të mbahet të hënën.

“Kanë kërkuar nga ana jonë që të hënën mos të largohemi nga vendi. Në këtë ditë, do të kemi takim të Grupit Parlamentar, i cili do të fillojë në ora 09:00 të mëngjesit”, i ka thënë ky burim.

Seanca e jashtëzakonshme, ku Albin Kurti, pritet ta hedh në votim kabinetin e tij qeveritar, pritet të mbahet më 3 shkurt, duke filluar nga ora 11:00.

Vetëvendosje, ende nuk i ka të siguruar votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike, pasi që partia e Mustafës, ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Kryetari i LDK-së, e ka komentuar thirrjen e Kurtit për seancë të jashtëzakonshme, teksa e ka bërë të qartë se nuk mund të garantojë që deputetët e tij do ta votojnë qeverinë Kurti, nëse këto dyja parti nuk do të arrijnë koalicion.

Kurse, deputetët e Listës Serbe, në takimin e sotëm me mandatarin për formimin e qeverisë, Albin Kurti, ia kanë vënë disa kushte këtij të fundit.

Njësoj kanë vepruar edhe deputetëve tjerë të komuniteteve në Kosovë, Duda Balje dhe Veton Berisha.

Berisha ka thënë se kërkesa e tij është që ata të udhëheqin me një ministri në kabinetin e ardhshëm të qeverisë.

7 komente në “Vetëvendosje drejt parlamentit për të krijuar qeveri të pakicës”

  1. Eri says:

    Me mire vetem se me LDK (Lidhja per Demin e Kosoves).

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Po ta beje qeverine Albin despoti nese mundet i vetem!

  2. Baliu says:

    LDK – Vjosa = PAN

  3. Peja vezhgon says:

    E bukur do jete ta votoje LDK-ja Qeverine e pakices se Albinit dhe te talle bythen tere kohes me te (te rrezova sot te rrezova neser)

  4. kurti says:

    Nuk i ka numrat per te qeverisur vetem o er djali.

  5. lisi says:

    KOSOVE-A NDJEVE!? ISE MUT-STAFA TA NGULI PERSERI THIKEN PAS SHPINE SI GJITHMONE!

  6. Loni says:

    Hahaha ky do kujtohet si 25 perqindshi hahaha sa u fry ne fillim…mori petsiper edhe shqiptaret e Maqedonise ky spurdhjak diletant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje