Koncesioni i sterilizimit, Rama: Gënjejnë si derrat e knaqun të Migjenit, besoni kë të doni

31 Janar 2020, 17:51Shëndeti TEMA

Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave të opozitës për koncesionin e sterilizimit, duke thënë se e vërteta nuk është ajo që thuhet.

“Ju kanë rrokanisur kokën me dokrrat shurdhuese për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, por e vërteta është se deri dje (dhe dje jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë) mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni, se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet?

Ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si rezultat i investimit privat që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane?

Ju kanë kërdisur papushim me tam-tamin se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, por jo gënjejnë si derrat e knaqun të Migjenit?

Në partneritetet publik privat janë paratë e privatit që investohen për shërbime shumë më të mira për ju, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, investimet kthehen në pronë e shtetit?

Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po është e sigurtë se nëse do të ju duhet të bëni një ndërhyrje kirurgjikale falë PPP-së, nuk do të hiqni të këqiat e mëdha që hoqën për dekada qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij Partneriteti Publik Privat).”

7 komente në “Koncesioni i sterilizimit, Rama: Gënjejnë si derrat e knaqun të Migjenit, besoni kë të doni”

  1. Detari says:

    ashtu the dhe per rrugen dhe dole genjeshtar vjedhs. ti shko perpara, ai popull shqipfoles turkarrnaut te meriton

    1. Gano says:

      Rrejn o cun rrejn.Vetem ti thu te verteten.Ti nuk rren kurre.

  2. Zotni qe te behesh me i besueshem fol me shifra. Sa lek i duhen ketij populli te varfer per kete pune te bere nga privati se nuk dihet e verteta vetem thuhet dhe shkruhet per miliona dhe sa jane shpenzimet nese kete pune e bene vet spitali.Nuk dime ke te besojme juve apo specialistet. Nje gje eshte e sigurt ne kete shtet te rraskapitur nga komunizmi dhe fara e keqe qe la qe gjithe ekonomia eshte perqendruar ne doren e me pak se 20 perqint dhe 80 perqind e popullit vegjetojne ose ngrohen ne diell e mezi marrin fryme.U bene pasanik varfanjaket qe nga cubi Sali,Likja,Lulushi edhe zoterote Rame efendi.

  3. Kalec Dega says:

    derrat e Migjenit genjejne…ose e ka nga e bardha e tepert, ka ik per lesh, a psiko i verteti, lun budallin ose sdi ca bahet ne ket dynja..
    =
    kush do bast se ja ka marr me rekorde , te mashtrimit, sali berishes ky?

  4. Ardit says:

    Pardje Beqja dhe sot vetë Skenderbeu i pushtetit, dy aksionerët mafiozë që nëpërmjet një fshatari emigrant nga Vlora përlajnë më e pakta 40% të miliardave të sterilizimit, nëpërmjet propagandës gëbelsiane po përgatisin terrenin për të justifikuar vendimin e paracaktuar të ASPAK-ut për ta nxjerrë të pastër këtë rrjepje gjigande të paprecedent në asnjë vend tjetër në botë.

  5. Real says:

    Pse duhet te dalesh vetem ti o kryeminister piktor per te justifikuar cdo tender,koncesion e PPP te denoncuar?
    Kush je ti,qe injoron ministrat ,zv.kryeministrin qe eshte edhe ekonomist,por qe tani hesht per cdo gje?
    Si nuk te kemi degjuar nje here te vetme te heshtesh dhe te pranosh deshtimet e qeverisjes tende?
    Asnjehere nuk ke pranuar se korrupsioni behet ne administraten tende,por qe asnjehere nuk ke bere transparence se cfare po ben konkretisht per ta luftuar ate!
    Jam i nje mendjeje me avokatin Ngjela qe tha ne “Opinion” se “Ne se nje kryeminister do qe ta luftoje korrupsionin ai nuk do ekzistoje”!
    E kam nga pervoja ime para 90-tes se kam punuar disa vjet ne nje nga institucionet me te korruptuara ne vend,pavaresisht se atehere kishte ligje dhe kontrolle te rrepta!
    Kur fillova pune atje vura duart ne koke!
    Cdo veprim behej kundrejt ryshfetit dhe per te gjitha keto i dergohej edhe shefave te medhenj ne ministri “kafja” ne mish,raki,vere,peshk etj mbushur bagazhi i makines!
    Kam deshmitar popullin e nje rrethi te tere,per vertetesine e ketyre qe po shkruaj se e vura cdo gje nen kontroll te plote,duke nxjerre rregulla te sakta ne zbatim te ligjeve dhe VKM-ve e rregulloreve te meparshme!
    Sot me krenari them se e zhduka ryshfetin dhe zvarritjet e popullit plotesisht,aq sa u bera i padeshirueshem per shefat e mij ne ministri dhe drejtuesit e PPSH e Komitetit Ekzekutiv ne rreth!
    Dhe te gjitha keto i arrita jo vetem fale aftesise profesionale,ndershmerise,por edhe se gjate disa viteve nuk piva as edhe nje kafe te vertete qyl ne kembim te halleve te tyre!
    Jam gati te ballafaqohem edhe me kryeministrin Rama vetem ne prani te mediave ku t;ia perplas ne fytyre pa aftesine e tij si kryeminister pa folur me tej!
    Mjafton qe t’i kujtoj atij shifrat skandaloze qe Banka Boterore raportoi para disa kohesh per Shqiperine se gati gjysma e bizneseve ketu jane informale dhe se 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
    Keto shifra katastrofike,qe i kane shkaktuar ekonomise miliarda leke deme ne muaj,qe ne cdo vend tjeter do te kishin shkaktuar termet apokaliptik ne qeveri duke cuar shume prej tyre para drejtesise,bashke me kryeministrin!

  6. server says:

    3 milion shqiptar genjejne, vetem Ed zhgarravina nuk genjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje