Miratohet paketa "Anti-KÇK", Gjonaj: Nga prokurorët, gjyqtarët dhe kriminelët, ja cilët do kalojnë në sitë. Do japin llogari një më një

31 Janar 2020, 13:21Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dhënë sot detaje pak minuta pasi qeveria miratoi paketën e famshme ‘anti-kçk’ ose ‘anti-Kap Ça të Kapësh’.

Në një konferecë për shtyp,  Gjonaj tha se me paketën Anti KÇK ndryshon ligji anti-mafie, ligji i Policisë së Shtetit, administrimi i pasurive të sekuestruara, Kodi Penal si dhe statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu ministrja dha një paralajmërim edhe për gjyatarët dhe prokurorët që shkelin ligjin, që janë gjithashtu pjesë e kësaj pakete.

Sipas saj, pjesë e paketës ‘anti KÇK’ që shënjestron pasurinë janë dhe të gjithë ata që ndonëse të akuzuar për kryerjen e krimeve të rënda apo përfshirje në krim të organizuar ose terrorizëm për shkak të sistemit të kalbur dhe të korruptuar të drejtësisë nuk u dënuan kurrë dhe sot lëvizin të lirë.

Fjala e plotë 

Pas një procesi diskutimesh shteruese mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, përfshirë këtu edhe zyrën e Kryeministrit, Policinë e Shtetit, shërbimet partnere dhe ekspertët vendas dhe të huaj të reformës në drejtësi, sot kemi miratuar në mbledhjen e Qeverisë, paketën ligjore Anti-KÇK.

Nëpërmjet kësaj pakete forcohet dhe ashpërsohet lufta kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që mendojnë se mund të sfidojnë në këtë vend forcën e ligjit. Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin Anti-Mafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe Kodin Penal. Të gjitha këto ndryshime së bashku me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” , janë tashmë vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë.

Akti thelbësor i paketës “Anti-KÇK” të miratuar sot nga Qeveria Shqiptare, është akt normativ i cili hyn në fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata kriminale,  në çdo grup tjetër kriminal dhe terrorist, apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda.

Pjesë e paketës Anti-KÇK që shenjëstron pasurinë, japë edhe të gjithë ata, të cilët ndonëse të akuzuar për kryerje të krimeve të rënda apo përfshirje në krim të organizuar dhe terrorizëm, për shkak të sistemit të kalbur dhe korruptuar të drejtësisë, nuk u dënuan kurrë dhe sot lëvizin të lirë.

Te gjithë këta individë, qofshin të dënuar apo të akuzuar për kategoritë e krimeve që sapo përmenda, do të duhet të provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre apo edhe të familjareve të tyre, burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm dhe i pajustifikuar. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar ligjshmërinë e pasurisë se tyre.

Njëkohësisht, subjekte të kësaj pakete janë të gjithë ata, të cilët për të fshehur pasuritë e tyre të paligjshme, i kanë transferuar ato në emra të palëve të treta.

Këto lloj transferimesh apo transaksionesh në bazë të këtij akti normativ do të anulohen dhe konsiderohen të pavlefshme.

Personat që kanë menduar se përmes këtyre veprimeve do të shpëtonin pasurinë e tyre, do të duhet të japin llogari një më një, e të justifikojnë çdo qindarkë.

Akti normativ i miratuar do ti jap Policisë së Shtetit, SPAK-u dhe Gjykatave të Posaçme mjetet dhe kornizën e duhur ligjore për të luftuar krimin e organizuar në mënyrën më efikase të mundshme.

Ndërsa, pjesa tjetër e paketës ka të bej me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët po sfidojnë shtetin, ligjin dhe tërë shoqërinë, me vendime si ai i Krujës, që ndonëse i fundit në radhë, fatkeqësisht nuk është i vetmi.

Për të gjithë këta sfidues të ligjit dhe të vlerave të shoqërisë, që abuzojnë për interesa personale dhe korruptive teksa kalojnë ditët e fundit para vetingut, me këtë paketë institucionet e reja të drejtësisë, organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë do të kenë mekanizma të reja efikase për të ndëshkuar çdo gjyqtar dhe prokuror që merr guximin të shkelë ligjin.

Ndërsa, pjesa tjetër e paketës ka të bëjë me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët po sfidojnë shtetin, ligjin dhe terë shoqërinë, me vendime si ai i Krujës, që ndonëse i fundit në radhë, fatkeqësisht nuk është i vetmi.

Për të gjithë këta sfidues të ligjit dhe të vlerave të shoqërisë, që abuzojnë për interesa personale dhe korruptive teksa kalojnë ditët e fundit para vetingut, me këtë paketë institucionet e reja të drejtësisë do të kenë mekanizma te reja efikase për të ndëshkuar çdo gjyqtar dhe prokuror që merr guximin të shkelë ligjin. (TemA)

22 komente në “Miratohet paketa “Anti-KÇK”, Gjonaj: Nga prokurorët, gjyqtarët dhe kriminelët, ja cilët do kalojnë në sitë. Do japin llogari një më një”

  1. dila prej rrile says:

    Kjo KCK perseri nuk kap ata qe kane abuzuar me te ardhurat e shqipetareve,vetem per ata qe i kane bere me droge,po keta qe direkt kane vjedhur xhepat tane duke filluar nga punonjessit e administrates e duke mbaruar tek presidenti hajdut
    Te dhjefsha KCK kolere paskeni qene

    1. taulanti says:

      Domethene me kete paketen Edi Rama ka barren e proves te na shpjegoje si i ka vene me djersen e bythes sarajet e surrelit ?

      1. SARAJET E PRESIDENTIT NE LALZ

        VILAT E BYTHNGJITUNIT BASHA
        VILAT SALIUT NE GJITHE SHQIPERINE ME EMRA TE TE AFERMEVE TE TIJ
        DUKEE FILLU NGA VLORA
        ETJ ETJ

        RADHA DO JET E GJATE QELIA E VOGEL

  2. asd says:

    Me qe e ke afer ate Ahmetajn, kape menjehere dhe kerkoji te justifikoje pasurine. Nuk nevoje te dalesh fare nga kryeministria, sepse vetem aty mund te sekuestrosh miliarda, pa levizur nga tavolina.

  3. ilirberisha says:

    Vetem filloni more aman arrestimet dhe konfiskimet se na cmendet.
    Qente hajduta pas hekuravet.

  4. Shqiponja says:

    Po politikanet ????? Apo ata vine nga tjeter planet, me ata e ka populli dhe per ata sthoni gje , thjesht e mbuloni njeri tjetrin per mbrekulli , pisanjoza

  5. Katunari says:

    Po MYSLYM MURRIZI PORDHEN?!!! KRYESPIUNIT dhe kryehajdutit te LUSHNJES?!! Edhe te jatit spiunit

  6. Veshi says:

    Faji me i madh eshte i krereve qe kane sjell destabilitetin politik te Kuvendit dhe gjitheshkaje qe lidhet me Kuvendin.

  7. bledi says:

    Eshte
    1 plak tek pazari i ri qe shet geshtenja
    1 çun qe shet fara te Rruga Kavajes
    1 grua qe shet majdanoz tek Rruga Elbasanit
    Fillojeni me keta si fillim dhe avash avash pastrohet sistemi .
    Me Kryetare Gjykates Prokurore shefa ministra deputete drejtore mos u lodhni se ata jane peshq te vegjel .shume shume kane pire ndonji KAFE qyl.

  8. h says:

    Deri tani vetem llafe e lloqe kavaje.
    Kur të shikojmë,do besojmë.
    Kemi përshtypjen se qeni nuk e kafshin qenin.

  9. DK says:

    Po me politikanet dhe pushtetaret , qe kane pervehtesuar fondet publike , si i behet? Ti gezojne ….. Hyjne ne nje kategorie me gjyqtare dhe prokurore ndaj te veprohet nje lloj edhe me fa.

  10. DuDu says:

    Tahiri eshte mafioz dhe hajdut!
    Ahmetaj eshte hajdut, hajdut, hajdut!
    Gjiknuri eshte kriminal, mafioz, mashtrues, hajdut!
    Beqja eshte korruptiv, abuziv, mashtrues, korruptiv, hajdut!
    Klosi eshte i paafte, korruptiv, mafioz, mashtrues, mafioz, hajdut
    Balluku eshte e paafte, e kapur, e shitur, e blere, e korruptuar, mashtruese, hajdute!
    Dako eshte i paafte, injorant, rrugac, mashtrues, abuziv, korruptiv, kriminal, mafioz, hajdut!
    Veliaj eshte arrogant, injorant, demagog, mafioz, korruptiv, kriminal, abuzues, mashtrues, hajdut!
    Rama eshte strumbullari i gjithe paaftesise, mosveprimit, abuzimit, korrupsionit, mafiozllikut, hajdutllekut te mesiperm!

  11. Paketa te filloj nga lart Saliu dhe compani,Ilir floriri,Lulushi dhe Rama e pastaj me radhe te gjithe ministra dhe ish…

  12. Pashi stape says:

    Ishalla ben pune

  13. Pashi Stape says:

    Ishalla ben pune.

  14. altin isufi says:

    Ju keni arennedore dhe beni si te doni.Cfare eshte paketa anti KCK?Asnjegje do te thoja une.PROBLEMNI NE SHQIPERI ESHTE ME I GJERE SE KAQ.PO JU MARR NJE RAST.DO RRITEN GJOBAT NDAJ BIZNESIT (TE VOGEL ,SEPSE TE BIZNESI I MADH NUK HYJNE DOT KETA),TE KASP TY QE KE NJE DYQAN TE VOGEL OSE NJE KAFE LAGJEJE PA KUPON TATIMOR OSE DHE DUKE PIRE DUHAN.DERI KETU NUK KA ASNJE GJE TE KEQE,SEPSE PO ZBATOJNE LIGJIN QE ESHTE I DETYRUESHE PER ZBATIM NGA TE GJIYHE NE,PAVARESISHT SE NE BLLOK OSE NE BULEVARDET E QYTETEVE NUK KANE SHANC QE TE HYJNE,DO TJU VENDOSIM GJOBE THONE 500000 PER KUPON DHE 3000000 PER DUHAN.NDERKOHE TI JE PERPARA DY RRUGEVE OSE TE PAGUASH GJOBEN NE SHTET OSE TE TAKSIDARET E TATIMEVE.PO KETA TE FUNDIT I KAP ,LIGJI KCK,SE I JANE NGJIYUR SI KERPUSHAT QENEVE BIZNESIT KETA MASKARENJ?!!

  15. Pashi Stape says:

    Ishalla ben pune

  16. Stape Pashi says:

    Ishalla ben pune.

  17. katarakti says:

    Shume bukur. Por duhet të fillohet shpejt nga puna. Se boll kane pritur njerezit. Ka 30 vjet qe mafia dhe gjyqtaret maskarenj kanë berë namin dhe tani në fund u kujtuan të aprovonin një ligj per konfiskimin e pasurive te paligjshme. Ky ligj duhej te ishte aprovuar që me 1992-shin. Po korbi korbit nuk ia nxjerr sytê! U habita kur pashe ate resortin ku kishin vrarë atë Prengajn! Ashtu resortesh kane vetem sheiket e Arabise dhe ata qe zoterojne uzina dhe fabrika. Por ja qe e paska pasur edhe një shqiptar, që nuk ka punuar nje ditë. Arrestimi i krimineleve te rrezikshem, i gjyqtareve maskarenj dhe i politikaneve të korruptuar – duhet të jene në shenjester te KCK-se, SPAK-ut dhe Vetingut. Pa humbur mê kohë. Qe shqiptaret te rifitojne shtetin e humbur.

  18. Timi says:

    Filloni sa ne shpejt me kriminelet e mbetur neper gjykata….

  19. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    Llogje Kavaje dhe Gënjeshtra me Bisht i themi neve këtej poshtë nga Jugu i Shqipërisë !!!! Deri tani asnjë PESHKAQËN NUK është DËNUAR dhe asnjë PESHKAQENI Politikan NUK i është SEKUHESTRUAR PASURIA e vënë me VJEDHJE dhe GRABITJE të SHTETIT dhe ZYRAVE të SHTETIT !!! Dhe kur them për HAJDUT , e kam LLAFIN për mbi 5 MIJË Petritë Vasilë HAJDUTË të PËSHTIRË , që e kanë VJEDHUR dhe GRABITUR SHQIPËRINË këto 30 Vjet !!!! Po NUK u SEKUHESTRUA PASURIA e VJEDHUR dhe e GRABITUR , nga këta HORRA dhe HAJDUTË POLITIKANË siç janë : Petrit HAJDUT Vasili , Tritan HAJDUT Shehu me PRESHIN E LUSHNJES në BYTHÊ , qê është PRONAR i SHKOLLËS “ZOJA E KËSHILLIT të MIRË” , Genc Rulit , Ridvan Bodes , Ardian Fullanit , Eduart Halimit , Aldo Bumçit , Edmond Haxhinastos , Naços , Vangjel Tavos , Arben KRYEHAJDUT Ahmetaj , Luçiano Boçit , Damian HAJDUT Gjiknurit , Gent KRYEHAJDUT Sejkos , Mirela KRYEHAJDUTE Kumbaros, etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj HORRA , HAJDUTË , KRYEKUSARË , KRYEBANDITË , KRYEKRRIMINELË Politikanë që KURRRRRRRRRRË NUK E KANË DASHUR SHQIPËRINË si ATDHEU i tyre , por VETËM e KANË VJEDHUR , GRABITUR , PLAÇKITUR dhe DJEGUR , dhe SHQIPTARËT E NDERSHËM i kanë VJEDHUR dhe VRARË për 30 VJET RRESHT !!!! Vetëm atëherë kur të KONFISKOHEN dhe SEKUHESTROHEN këto MILIARDA €URO dhe $$$$$$$$$$$$$ DOLLARE bashkë me PASURITË e PATUNDËSHME të Petritë Vasilëve të Politikës KRRIMINALE 30 VJEÇARE , do kemi tamam DREJTËSI të VËRTETË !!!!

  20. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    Llogje Kavaje dhe Gënjeshtra me Bisht i themi neve këtej poshtë nga Jugu i Shqipërisë !!!! Deri tani asnjë PESHKAQËN NUK është DËNUAR dhe asnjë PESHKAQENI Politikan NUK i është SEKUHESTRUAR PASURIA e vënë me VJEDHJE dhe GRABITJE të SHTETIT dhe ZYRAVE të SHTETIT !!! Dhe kur them për HAJDUT , e kam LLAFIN për mbi 5 MIJË Petritë Vasilë HAJDUTË të PËSHTIRË , që e kanë VJEDHUR dhe GRABITUR SHQIPËRINË këto 30 Vjet !!!! Po NUK u SEKUHESTRUA PASURIA e VJEDHUR dhe e GRABITUR , nga këta HORRA dhe HAJDUTË POLITIKANË siç janë : Petrit HAJDUT Vasili , Tritan HAJDUT Shehu me PRESHIN E LUSHNJES në BYTHÊ , qê është PRONAR i SHKOLLËS “ZOJA E KËSHILLIT të MIRË” , Genc Rulit , Ridvan Bodes , Ardian Fullanit , Eduart Halimit , Aldo Bumçit , Edmond Haxhinastos , Naços , Vangjel Tavos , Arben KRYEHAJDUT Ahmetaj , Luçiano Boçit , Damian HAJDUT Gjiknurit , Gent KRYEHAJDUT Sejkos , Mirela KRYEHAJDUTE Kumbaros, etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj HORRA , HAJDUTË , KRYEKUSARË , KRYEBANDITË , KRYEKRRIMINELË Politikanë që KURRRRRRRRRRË NUK E KANË DASHUR SHQIPËRINË si ATDHEUN e tyre , por VETËM e KANË VJEDHUR , GRABITUR , PLAÇKITUR dhe DJEGUR , dhe SHQIPTARËT E NDERSHËM i kanë VJEDHUR dhe VRARË për 30 VJET RRESHT !!!! Vetëm atëherë kur të KONFISKOHEN dhe SEKUHESTROHEN këto MILIARDA €URO dhe $$$$$$$$$$$$$ DOLLARE bashkë me PASURITË e PATUNDËSHME të Petritë Vasilëve të Politikës KRRIMINALE 30 VJEÇARE , do kemi tamam DREJTËSI të VËRTETË !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje