Pasuri miliona euro të fshehura pas pensionistëve e adoleshentëve! 'Anti KÇK' nis punën në 7 qytete, 60 pasuri të botës së krimit në filtrin e strukturës speciale

2 Shkurt 2020, 13:45Kronika TEMA

Tirana, Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë janë qytetet ku Njësia Speciale Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të paktët ‘anti-KÇK’ do të nis goditjet e para.

Burime për Report Tv nga kjo njësi bënë me dije se përgjatë periudhës përgatitore janë identifikuar mbi 60 pasuri të shtrira në këto qytete që arrijnë vlera nga 200 mijë euro e deri në 10-15 milion euro me prejardhje nga aktivitetet kriminale, të drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal.

Njësia nën vartësin e policisë së shtetit e cila do të jetë aktive në terren deri më 31.12.2020 fokus të saj do të ketë ndjekjen e parasë për të arritur tek bosët reale që fshihen pas tyre por në terren kanë pronar fiktiv.

Shumica e këtyre pasurive sqaruan burimet i përkasin adoleshentëve të cilët s’kanë punuar një ditë në jetën e tyre apo personave 70-75 vjeç të cilët të ardhur kanë vetëm pensionin por rezultojnë milioner duke mos justifikuar shpenzimet e kryera në këto investime.

Këto kompani të verifikuara më herët shtrihen në fushën e ndërtimit, shërbimeve, hidrosanitareve, hoteleri turizëm dhe linjat e transportit të udhëtarëve treguan disa prej agjentëve të OFL për Report Tv.

Çdo personi të cilit do ti vendoset sekuestro preventive afati i lënë nga shteti për të justifikuar me fatura, transaksione burimin e ligjshëm të pasurisë do të jetë 30 ditë në të kundërt ajo më pas me miratimin e gjykatës do të kaloj për llogari të shtetit me konfiskim.

Ndërsa ata zyrtarë lokal përfshi hipotekat, tatimet, zyrën e pastrimit të parave që do të refuzojnë të zbatojnë vendimet e marra në kuadër të operacionit për gjurmimin e parave do të ndiqen penalisht dhe do të merren masa administrative deri në shkarkim nga detyra, sakson akti normativ tashmë në fuqi.

Pjesë e kësaj njësie speciale do të jenë nga trupat më të mirë speciale që ka policia e shtetit deri tek ekspertët e krimeve kompjuterike, ekonomike dhe ata të përdorimit të teknologjive të avancuara të komunikimit, vëzhgimit dhe ndjekjes në terren, ndërsa selia e tyre është pranë repartit RENEA.

12 komente në “Pasuri miliona euro të fshehura pas pensionistëve e adoleshentëve! ‘Anti KÇK’ nis punën në 7 qytete, 60 pasuri të botës së krimit në filtrin e strukturës speciale”

  1. Zigur Qarri says:

    GJIGANDE E MORE ME QAFE SALI KERRMEN SI DO BEJE XENI SALIUT DO TA LERI EDHE DASHNORJA

    1. Jaku says:

      Zeni ate kucken e paguan te shtiret si e dashura po ne te vertete Zeni ka dashnor.

    2. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      mos u entuziasoni,sunitet nuk bejne shtet keto jane pordhe me rigone……………gezuar ramazonin!

  2. Kurban Bajrami says:

    KÇK = Hajdutet do te vjedhin hajdutet.

    1. Edi NYC/USA says:

      “Anti KÇK’ nis punën në 7 qytete, 60 pasuri të botës së krimit në filtrin e strukturës speciale”

      Ku proçes hetimore është mish gjysmë e pjekur. Është vetëm një paraqitje në anë të jashtëme se Shteti Ligjor po sulmon krimin e evazionit “fiscal” nga të ardhurat e rrugës kriminale (droga, prostituconi, trafiko njerzor, trafiku organeve, etcetera). Në të vërtetë ky është një operacion për pastrimin e rrugës së biznesit nga K.O.S.S. [Krimit Organizuar Shtetëror Shqiptar] për të zotëruar buzisnesin në mbarë arenën kombëtare Shqipëri. Nuk pastrohet rruga kriminale duke sulmuar peshqit e vegjël pa sulmuar peshqit e mëdhej aleancën kriminale Berisha / Meta / Nano e Edi Ramës që aktualisht në paraqitje të jashtëme duket sikur sulmon KRIMIN, por në realitet zvarrit në maximum sistemin në DREJTËSI, heshti e lejoi Ilir Metën në ndërrimin e administratës Shtetërore me partizanët e LSI, etcetera…
      Nga eksperenca ime 20 vjeçare si Investigator në Amerikë mendoj se punonjësit e KÇK do të bëjnë punë të mirë edhe pse Shteti do i përdori mish për top me peshqit e vegjël ndërkohe qe korruptimi ose eliminimi fizik i tyre do niset që në momentin që ato sulmojnë peshqit e mëdhej K.O.S.S.
      Zoti i ruajtë punonjësit e KÇK’së the familjet e tyre se Shteti dhe Edi Rama janë të përlyer e të korruptuar.
      Zoti ruajt Shqipërinë se po të ishte për Ramën e ka marrë lumi. Ndërmjet dy të këqijve Berisha/Rama Rama është më pak i keq. Por Rama është lapanjoz.

  3. SPAKTAKU says:

    po milionat e rames, rucit, bashes, metes, tualetit, lali erit do ti germojne…sidomos bunkerin e surrelit

    =
    shtet me te rrezikshem dhe me te poshter ne bote nuk do te kete..
    askush nuk mbron pastrimin apo leket e droges po keto masa Gebelse dhe te mafozeve shqiptare qe shpikin ligje te castit apo me urdher Partie nuk kane qellim pastrimin por mbulimin e krimit per veten e tyre pasi do justifikohen qe ben dicka qe ne fund te fundit nuk preku peshkaqnt..

  4. 19 says:

    O edo shife pak belinda ballukun ca ka kap se ska ku ti coj .aty e ke pastaj dil ne teren .po nuk ndryshove me rrenje administraten tate mos llap kot se ste beson njeri .jo vetem ajo por ke hajduta te tjere plot ne krah .

  5. Timi says:

    Hetoni Shkelzen Berishen, nje idiot qe nuk di ad te flase e as te punoje dhe ja miliona euro pasuri…

  6. dardan says:

    Po nuk e filluan nga vilat e Gjirit te Lalzit te familjeve Meta , Berisha & Co. ky operacion ska vlere fare. Eshte thjesht fasade politike per te trenbur kriminelet e ludhur me kundershtaret politik.

  7. Kuq e zi says:

    Pasha zotin me doli fjala
    Kisha komentuar qe pse thoni qe anti ckc do filloj te henen pastaj do thoni qytetin lagjen e emra te pervecem
    Dhe ja erdhem te qytetet
    Po pse?
    Per mua eshte dekospirim per arrestimet qe do bej spak qe te fshihen te zhdukin parate sepse keta njerez jane krejt ne lidhje me politiken thote qe do jua bejme atdheun ferr pra ikni se ketu rrezikoni
    Nqs qeveria do donte spakun do e kish ndertuar per aq kohe sa ndertoi kck pra dy muaj

  8. John by John says:

    Nga Lalzi po keni bythe…!
    Pastaj shohim…

  9. P-S-J-M says:

    Në këto qytete do kapin ata që ngasin makinat pa rrip sigurimi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje