Deklarata amerikane, një leje më shumë drejt vendosjes së regjimit

3 Shkurt 2020, 10:02Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Kushdo që ka pritur se me ardhjen e kryediplomates së re të SHBA në Tiranë njëanshmëria politike e selisë së rrugës së Elbasanit do të ndryshojë, tashmë e ka dhe provën e parë të zhgënjimit. Ambasada amerikane po vazhdon të mbështesë edhe devijimet më antidemokratike të regjimit personal të Edi Ramës.

Ajo, jo vetëm ka reaguar me deklaratë në një ditë pushimi, jo vetëm ka përdorur në komunikimin zyrtar zhargonin e kryeministrit, por edhe i ka dalë në krah, aktit administrativ anti KÇK, që i jep një fuqi antikushtetuese policisë të tij politike, duke anashkaluar prokurorinë dhe gjykatat.

Pavarësisht ndonjë rezerve të fshehur midis reshtave, ajo që mbahet mend është fakti se: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor”.

Pyetja e parë që shtrohet pasi ke lexuar këtë fjali është, se ku janë këto përpjekje të intensifikuara: Tek lufta kundër hashashit? Tek “dënimi” i Sajmir Tahirit që gjoja i la të zhgënjyer edhe vetë amerikanët? Tek goditja e dyzet familjeve mafioze apo peshqve të mëdhenj, për të cilët Donald Lu-së i ra goja? Tek të inkriminuarit që kishin kapur parlamentin, apo tek ata që kanë hyrë në bashki? Tek trafikantët e drogës që blenin vota për PS, apo tek ata të cilëve policia u fshihte dokumentat e shpalljes në kërkim nga interpoli?

Pra, nga njëra anë, është tallje e shëmtuar tu evidentosh sot shqiptarëve përpjekjet e intensifikuara të qeverisë për të luftuar krimin, por nga ana tjetër është po aq naive të besosh se ky qëndrim po mbahet me shpresën se Edi Rama dhe banda e tij, do të bëjnë kthesë dhe papritmas do të shndërohen nga bashkëpunëtorë, në ndëshkues të trafikantëve dhe vrasësve.

Personalisht mendoj se ata do e shfrytëzojnë ‘paketën anti KÇK’, me po të njëjtën mënyrë selektive sikurse përdorën vettingun, duke ndëshkuar ata që nuk pranojnë tu vihen në shërbim. Pra si ç’u thanë gjyqtarëve, ‘kush na përkulet ne shpëton’, atë mesazh do ti dërgojnë edhe kriminelëve, ‘kush nuk bëhet krahu ynë i armatosur, humbet përnjëherë pasurinë’.

Por, kjo është vetëm një hipotezë vetjake, që ka shumë pak peshë në panoramën e përgjithshme.

Ajo që ka rëndësi është denoncimi i atyre që luajnë rolin e idiotit të dobishëm duke bërë sikur besojnë se këtë herë Rama e ka me të vërtetë. Në këtë rast ata përdorin argumentin: po ç’të keqe ka të sekuestrohen pasuritë e kriminelëve? Ku është mëkëti, nëse të fortëve dhe banditëve u lihet barra e provës, për të vërtetuar se si i kanë vënë paratë.

Dhe vërtet i shtruar me kaq naivitet, qëllimi duket krejtësisht i pafajshëm.

Por, për ata që kuptojnë pak më shumë, dardha e ka bishtin mbrapa. Sepse pyetja në këtë rast nuk bëhet nëse duhet luftuar apo jo krimi, por nëse i duhet dhënë edhe një pushtet tjetër, ekstraligjor, një autokrati që po abuzon dita ditës edhe me ato që ka.

Të marra veç e veç, të gjitha nismat e Ramës edhe ajo për të reformuar drejtësinë edhe ajo për të disiplinuar mediat e reja edhe ajo për të goditur ekonomikisht kriminalitetin, në letër duken tërheqëse, por në thelb ato përbëjnë një grykësi tashmë të vërtetuar për të asfiskuar çdo segment që e ka jashtë kontrollit. Ai nuk do drejtësi të pavarur, ai do gjyqtarë që ti shërbejnë, ai nuk do media të lira, por gazetarë që të kene frikë, ai nuk do trafikantë të sekuestruar, por banditë që me paratë e drogës blejnë vota për të.

Në këtë pikë edhe sikur këto mos ishin ngjarje të para, por thjeshtë frikëra të pa vërtetuara, një njeriu të vetëm nuk mund ti lihej në dorë pushteti i pakontrolluar për të bërë gjithçka ndaj kujdo. Sepse gjithkush që njeh edhe thjeshtë ABC e demokracicë e kupton se çfarë fundi ka tentativa për të zgjidhur çdo problem përtej kufijve të ligjit.

Natyrisht një gjë të tillë e kuptojnë me siguri edhe ata që kanë hartuar deklaratën e ambasadës amerikane, ku “shpresohet” se qeveria ka vendosur të luftojë krimin.

Padyshim ata kanë motivet dhe qëllimet e tyre se përse e bëjnë një gjë të tillë. Ato, sado të ulta qofshin, as nuk e ngrenë as nuk e cënojnë fuqinë e ShBA, ashtu sikurse nuk kanë arritur ta bëjë këtë mbështetja që dikur i jepej Pinoçetit në Klili, Ngo Din Diemit në Vietnamin e Jugut, apo Sali Berishës së parë këtu tek ne.

Por, duke ditur këtë, së paku demagogjinë, se po e bëjnë për demokratizimin e vendit le të na e kursejnë. Sepse për ditë e më shumë, shqiptarët, të trembur se diktatura mund tu eksportohej vetëm nga Moska, po zgjohen për ta kuptuar, se ajo mund të vendoset edhe me leje amerikane. Mbështetja apo tolerimi i deri sotëm i çdo mëkati të Edi Ramës është prova më e qartë për këtë.

26 komente në “Deklarata amerikane, një leje më shumë drejt vendosjes së regjimit”

  1. Hysni Kapo says:

    POSHTE IMPERIALIZMI AMERIKAN.

    1. Bllokmeni says:

      E mban mend kur te thoshte gjyshi ; “te keqen e bibilushit” duke mendur se do te beheshe burre si gjyshi. Kohet treguan qe bibilush mbete gjithnje , sa te kane vene ne dyshim edhe fizikisht orinetimin tend biologjik. Te fala ka fizi, ……si the ….nga fisi.

  2. Zigur Qarri says:

    E mori ne qafe PD nipin e Hysni Kapos.Me pagesa te majme nen dore e ka kthyer ne gazetar karnaval qe po lufton fort kunder imperializmit amerikan sikurse paraardhesit e tij.

  3. Beni says:

    Pse vetem Pinocetin? Po shahun e Iranit, po Markosin ne Filipine?

  4. Xeni pa qime says:

    NA NXORI EDHE AMERIKEN DIKTATORIALE KY KARI HYSNIUT .

  5. Lik says:

    Trajte pushkomunisti nga te cilet ka plot edhe politika e sotme…sidomos ato qe kane marre peng opoziten.

  6. Sul Korriku says:

    Me vjen keq qe arrin ky firaun te me provokoje mua qutetarin e zakonshem por heret a vone keto specje dalin ne origjine: jep mend nipi i nje nga krimineleve me te medhej te diktatures dhe i biri i nje pre drejtoreve sahanlepires te sigurimit te shtetit

  7. Dani says:

    Vertet qenka flet rrufe si ta kishte shkruare hysni kapo i Vogel prandaj ne shqipri shumica e gazetave e anlisve Jane kote se flasin e shkruaj brroqkulla gjera se nuk i besone as vet

  8. Besniku i partise says:

    Hahaa…Wdi Rana ka blere Ameriken…sioas ketij te papuni gjykatat dhe prokuroret e korruptuar deri be palce duhet te vazhdojne te shijne leme akoma edhe tani qe habe ne fazen kap ça te kapesh…une nuk e kuptoj…ne vertete kemi liri shtypi por jo per paçavure te tilla qe vetem aludojne genjeshtra e shpifin. Une mendoj qe eshte mire per gazetat seruoze te mos i botojne keto shkrime koti dhe ti lene per portalet e tyre.

  9. Vito Kapo says:

    dakort jam me Ju shoku Hysni.Poshte Amerikanet e rrofshin Ruset qe po na mbajne gjalle me leke

  10. Ziguri i qorrit says:

    Te qifte qeni Veren edhe ty ne goje

  11. Cudia says:

    Cohu Hysni Kapo me shoke nga varri se na ka vene Amerika perpara.

  12. ?? says:

    Amaerika e konsideron Bushatin si fundurine qe nuk jeton ???

  13. Tyryry says:

    Tyryyr Andila tyryry!!!!

  14. H says:

    Më mirë diktatura e regjimit dhe ligjit, se ajo e bandave mafjoze dhe maloke. Kush gjen bishta ligjit dhe spakut , është i korruptuar dhe ka frikë.

  15. vlora says:

    Z.Bushati gaboni.Arsyetim i dobet .Logjike e nxehte e udhehequr nga urejtja per ramen apo interesa tuaja te cilat i dini vet juve.Ligji thot qe cdo gje do kaloj nepermjet SPAK dhe gjykates speciale.Juve nuk ju shqeteson kjo situate?juve u vjen keq perr asetet kriminale?Nuk jeni patriot.Nuk jeni qytetar.Une nuk do i lexoj me shkrimmet tuaja,sepse pa u lexuar e di thelbin e tyre

  16. Dee says:

    Gazeta Tema! Mos e degradoni me keto lloj analistesh, eshte e vetmja qe ka ngelur per te lexuar diçka. Mos i humbni lexuesit tuaj qe jane te shumte mendoj?.

  17. traktori i lushnjes says:

    Bushati eshte i sakte.As nuk te q* as nuk te leshoj…. Gazeta Tema , qendrim i njejte, artikulii kundra politikes amerikane ndersa “komentuesit ” kunder artikullshkruesit.

  18. Stape Pashi says:

    “Sepse për ditë e më shumë, shqiptarët, të trembur se diktatura mund tu eksportohej vetëm nga Moska, po zgjohen për ta kuptuar, se ajo mund të vendoset edhe me leje amerikane. Mbështetja apo tolerimi i deri sotëm i çdo mëkati të Edi Ramës është prova më e qartë për këtë.”
    Këto fjalë i ka shkruar nipi i Husniut, “besnikut të Partisë”.
    Me pak fjalë ky revolucionari i madh marksist-leninist, si gjysh tij Husniu, thotë se diktaturën në Shqipërinë tonë po na e vendos “ imperializmi amerikan”. Dhe Luli merr mësime për revolucionin nga ky Pinxhua i Sa-lehit.

  19. Atdheu Grida Sumës says:

    Ik o bajge, per ty me mire nje rrumpalle me informalitet katunaro-islamikesh sesa nje shtet ligjesh viktorian. Bravo i qofte nqs e ben, mandej plumbin katunareve me xixa, plumbin tallavase, vdekje katundarise orientale qe ka marre peng Shqiperine qytetare. Bashke me ty qe akoma nuk e di se cfare je dhe kujt klase i perket. Fiks kokeforte e steril si mushka. Komunisto-Imperialist i Envero-Salehut.

  20. Shtellunga says:

    Andi, ti nuk e ke luksin e gjyshit tend qe kishte aleat nje mehmet shehu si kryeminister. Nuk mbijeton dot vetem duke anatemuar me pordhitese gazetareske.

  21. Qytetari i Thjeshte says:

    Duhet te kesh formim juridik te kundershtosh paketen Anti KCK, por ajo qe duket diten per diell eshte se “Barra e Proves” tani i takon te akuzuarit, jo me akuzuesit! Kjo eshte uleristese.
    Edhe ne kohen e diktatures kur gjyqet ishin te montura nuk te merrte njeri te pandehur pa “Prova”, jo me te te denonin, thjesht i fabrikonin “provat”, por pa to nuk denoheshe!
    Po hedhin poshte mijera vite doktrine te drejtesise.
    A ka juriste kjo Rilindja qe vetem rilindje nuk u be kurre, por ngeli duke deshtuar ne menyre te suskseshme cdo reforme.
    PS. Eshte njesoj sikur policia te te fus ne burg per nje vrasje dhe te jesh ti qe duhet te provosh se nuk e ke bere ate vrasje.
    Sapo te shkoj ne Gjykaten Kushtetuese ky akt do te rrezohet….

  22. Dani says:

    Edi preshi dhe Llesh leshi me kck do te behen kapo jo qeverritare.

  23. Konjak says:

    Mendoj se KCK ne shikimin e pare duket se populli do shpetoj njeher e mire nga krimi ekonomik . Keshtu qoft .Edhe populli fukara ,nuk eshte se e beson ,por te pakten shpreson .Mirpo kush mund te na tregoj ,perse u krijua ky organizem shteteror per te kryer pikerisht ato pune qe ligjerisht -por tani edhe moralisht -duhet ti kryej drejtesia -tashme e reformuar .Besojme se eshte prekuroria ,dhe organet afer saj ,per te mbaruar keto pune -sipas kushtetutes .NJe diplomat digjova te shprehet se ky eshte nje model afersisht Italjan ;po mir ngjer ketu, por diplomati harroi te na beje me dije ,se si ka mundesi te zvendesohet nje organ legjitim drejtesie me nje organ te emeruar nga pushteti .Ne emer te ciles se drejte -institucion drejtesie- do ti hiqet e drejta pronarit ,nga prona e tij ,dhe kush do ta gjikoj ,ne rast se subjekti nuk u spjegon zanafillen e ekonomise se tij . Vertet kjo forme eshte marr nga ndonje shtet evropian ,apo eshte pjell e fantazise ,per interesa te caktuara te pushtetit .Mos rrezikojme te kthehemi perseri tek gjykatat fantazme te viteve 44-45-46 .Mendoj se eshte e domosdoshme , te behet transparenca e duhur , qe shqipetaret te jen qart dhe te sigurt , per kete institucion te modelit te ri .Faleminderit .

  24. Star says:

    Po cfare provash doni more hajdute qe te provohet se nje trafikant droge dhe prostitucioni ka bere vilen shume kateshe sikur Ai te jete milioner qysh nga gjyshi. Pse cili arrin te beje me rroge shteti edhe banjon per macen ne vilen e tije.
    Tashti ju batakcinje dhe hajna qe llapni ketu me komentet tuaja se po na shkelen te drejtat e njeriut kush duhet te kete barren e proves hajdutet qe kane bere namin me vjedhje apo shteti qe po kerkon te veri rregull.
    Doni te na kujtoni se Amerika ashtu e ka punen qe perkrah qeverine se ajo nuk eshte e keqe,por eshte faji i Edit.
    Ikni more hajduta dhe maskarenje,nuk thoni ishalla po behet gje qe ti shporrim keto shushunja qe kane 30vjet qe po vjedhin shtetin dhe qytetaret.

  25. Pellazgos says:

    Cudia eshte me “Shqipetaret” se kujtojne se Amerika e “shpetoi” Al-banistanin e Turqise nga copetimi i Greqise apo Serbise,kur dihet fare mire historikisht qe me marreveshje Turqia me Italine donte nje Greqi sa me te vogel qe mos te pretendonte Magna Grecian.
    Jo vetem kaq,por mori 12 ishujt Greke Italia fashiste ne 1912e kur larguan turqine.
    Cfare lidhje kishin fashistet Italiane me 12 ishujt Greke dhe me Vloren?
    Prandaj dhe ja numuruan Telinit palikaret per kufirin Greke se donte nje Albanistane deri ne Preveze
    Amerikanet nuk u ndjene kur Al-bania u pushtua tre here nga Italianet.Ata krijuan nje Pashallek Myslimane ne 1913e me Deputete dhe Governatore turq si Ismail Vlora,Frashellinjte etj.
    Ata mbeshteten turkun dhe turkoallvanosat dhe jo luften e drejte te Arvanitasve,Epiroteve,Grekeve.
    Jo vetem kaq,por i dhane Islamikeve Arabe Kostandinopolin,Smirna,Pontio,Qipro.
    Prandaj ky vend nuk ben prokopi,se ka qene i pabese kunder Arvanitasve,Epiroteve,Grekeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje