Alejandrina Gisselle Guzman, vajza e El Chapos, u martua me Edgar Cazares i cili është nipi i bosit të një kartele droge, në një ceremoni luksoze në Sinaloa të Meksikës.
Gazeta Reforma, raporton se e bija e udhëheqësit famëkeq të drogës, ka arritur me veturë të blinduar në një katedrale, që ishte rrethuar dhe mbrohej nga të gjitha anët nga roja e armatosura të bandës së babait të saj.
Ceremonia është zhvilluar në qendrën e një regjioni që bashkëpunëtorët e El Chapos e kanë nën kontroll, ndërsa të pranishmit janë argëtuar nga këngëtarë të famshëm meksikanë.
Në ceremoni nuk ka qenë i pranishëm El Chapo, që është i dënuar me burgim të përjetshëm, duke e lënë që Alejandra të vallëzojë me të ëmën, që është gruaja e dytë e liderit të arrestuar.
Banorëve që jetojnë rreth katedrales, iu është ndaluar hyrja dhe detyroheshin të qëndronin përjashta shiritave të verdhë, ndërsa nuk e dinin se kush po martohej brenda.
Dhe ky qenka lajm qe na intereson? O kazan plehrash, pse ne e beni te keqen te mire, late nam