"Vendi ideal për rritjen e mikroorganizmave", zbulimi i fundit nga hapësira: Ujë i kripur në ‘Planetin e Kuq’

3 Shkurt 2020, 14:53Bota TEMA

Nga të dhënat e marra nga rover Curiosity, duket se në Mars ka pasur ujë të kripur dhe të pasur me minerale: një vend ideal për rritjen e mikroorganizmave.

Prania e ujit në Planetin e Kuq ka një rëndësi të madhe për t’iu përgjigjur pyetjeve për jetën, Universin dhe gjithçka. Për këtë arsye, një ekip studiuesish nga universitetet japoneze dhe amerikane u përpoqën të rindërtonin karakteristikat e ujit Marsian: duket se ai ishte ujë i kripur, i pasur me minerale dhe me një pH të ngjashëm me atë të oqeaneve tanë.

Ky rindërtim i deteve në Mars që janë të përsosura për rritjen e mikroorganizmave u bë i mundur falë shpimit të roverit Curiosity në kraterin Gale. Kur zgjodhi destinacionin e roverit, NASA kishte vendosur shikimin e saj në kraterin e gjerë Marsian, pikërisht sepse dyshonte se një sasi e madhe uji ishte mbledhur këtu në të kaluarën: një zgjedhje që po provohet dhe faktohet gjithnjë e më shumë.

Sidoqoftë, ka nga ata që mendojnë se Marsi nuk ka pasur kurrë rezerva të mëdha uji: gjurmët gjeologjike për të cilat NASA beson se kanë mbetur nga lumenjtë antikë, përkundrazi mund të ishin shkaktuar nga lumenjtë e llavës. Një perspektivë më pak tërheqëse për jetën. Për më tepër, një analizë e Caltech ka vënë në dyshim ekzistencën e liqenit të kripur nën Polin e Jugut Marsian, ku madje ishte imagjinuar që organizmat ekstremofilikë mund të kishin fole.

Pak ose me bollëk, ka ujë në Mars, dhe bashkë me të edhe mundësia e jetës për gjallesat. Por sigurisht mbetet e vështirë të thuhet se sa e lartë është probabiliteti që ka (ose ka pasur) qenie të gjalla në Planetin e Kuq. Ndoshta do të gjejmë disa përgjigje vitin e ardhshëm, me ardhjen e misioneve Mars 2020 (NASA) dhe ExoMars (ESA). (Focus)

1 komente në ““Vendi ideal për rritjen e mikroorganizmave”, zbulimi i fundit nga hapësira: Ujë i kripur në ‘Planetin e Kuq’”

  1. Ved says:

    Kripe nga uji i kripur ne Mars?
    Mikroorganizma ekstremofile ne ish pellgje te kripur ne Mars?
    – Uji ka dal ne Mars nga procesi kozmik qe ndodh ne objekte kozmike planetare me berthame energjitike me thelb te transformueshem qe prodhon energji dhe atome qe krijojne lidhje molekulare perefshire molekula kripe, uji, gazerash, silice, oksidesh dhe silikatesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje