BE kritikon planin e Trump për Lindjen e Mesme

4 Shkurt 2020, 16:18Bota TEMA

Bashkimi Europian kritikoi sot planin e presidentit amerikan, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez dhe u shpreh i shqetësuar nga vullneti i Izraelit për të aneksuar Luginën e Jordanit.

“Iniciativa amerikane, si ajo e prezantuar më 28 janar, përjashtoi parametrat e arritur në nivel ndërkombëtar”, u shpreh me keqardhje shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell në një komunikatë.

Borrell pritet në Uashington më 7 shkurt.

“Për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe afatgjatë, çështjet e pazgjidhura relative me status final duhet të zgjidhen nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve”, nënvizoi zyrtari europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje