“Nxehet” Mesdheu, luftanije turke, greke e ruse në prag "përplasje"

4 Shkurt 2020, 09:40Bota TEMA

Mesdheu është një ndër detet më të militarizua kohët e fundit dhe kjo e ka një shpjegim.

Konflikti në Siri, si dhe përplasja mes Turqisë, Qipros dhe Greqisë për pasuritë nëndetare ne Egje kanë bërë që në zonë të lundrojnë dhjetra luftanije.

Vetëm në Mesdheun Lindor, momentalisht lundrojnë luftanije të Turqisë, Egjiptit, Rusisë, SHBA-ve, Francës, Greqisë dhe Sirisë, ndërsa nuk mungon edhe prezenca e Libisë, edhe pse në luftë civile.

Qeveria e Tripolit ka nënshkruar një marrëveshje sëfundmi me Turqinë në lidhje me shelfin kontinental, e cila ka acaruar mjaft Greqinë.

Turqia ka rrethuar gjithashtu me anije luftarake thuajse të gjithë Qipron, duke e arsyetuar këtë veprim me kërkimet në detin që i përket asaj.

Ky veprim ka shkaktuar alarm në Greqi, e cila ka theksuar se do t’i përgjigjet me zjarr çdo provoikimi.

1 komente në ““Nxehet” Mesdheu, luftanije turke, greke e ruse në prag “përplasje””

  1. abc says:

    Turqia po endet ne Egje si “kalorsi ne shkretetir”, pa asnje qellim pa as nje orientim.
    – Pardje hyri me Oric Reis ne brigjet e Kretes per sdudim kerkim hidrokarburesh dhe iku si “qen i trembur” pas therjes kercenuese dhe prezences se 2 fregatave Helene.
    – Ne Qipro hyri me Yavuz ne bllokun nr.8 dhe iku perseri si qen i trembur pas prezences se Aeroplanmbajteses Franceze Charles De Gaulle.
    Turqia ndihet e “zene ne grack” nga vet gabimet e saj strategjike, diplomatike dhe nga gariplleku prej fodulli i Sulltan erdoganit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje