Irani ndërpreu bashkëpunimin me Ukrainën mbi hetimet e rrëzimit të avionit që i mori jetën 176 pasagjerëve.
Kreu i byrosë së Aviacionit Civil iranian deklaroi se qeveria nuk do t’i japë më informacione Ukrainës në lidhje me këtë ngjarje pasi kjo e fundit dyshohet se ka publikuar audio të cilat duheshin mbajtur të fshehta.
Këto dokumente mbanin informacione të grumbulluara nga ekspertët iranianë të lidhura me përplasjen e avionit.
Në të njëjtën kohë Ministri i Jashtëm, deklaroi në një konferencë për shtyp ditën e sotme se nuk do të zhvillojë bisedime me ShBA në lidhje me marrëveshjen nukleare të vitit 2015.
Gjithashtu ai theksoi se nisma e Zvicrës për të krijuar një kanal për ndihmat humanitare në Iran pa u prekur nga sanksionet amerikane, është e kotë.