Gati testi europian për koronavirusin

4 Shkurt 2020, 14:42Bota TEMA

Testi europian për diagnostikimin e koronavirusit 2019nCoV është gati dhe u përgjigjet indikacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Testi është zhvilluar në Itali, në laboratorin e virologjisë të Universitetit të Padovës, të specializuara në studimin e të ashtuquajturave “viruse të importit” siç janë ato të etheve të Nilit Perëndimor.

“Ne kemi përdorur sekuencat e reja të koronavirusit të depozituara në bazat e të dhënave ndërkombëtare”, tha menaxheri i laboratorit Andrea Crisanti.

“Është një test shumë efikas dhe renditet ndër më të mirët në botë”, theksoi ai.

2 komente në “Gati testi europian për koronavirusin”

  1. H says:

    Edhe në në shqipëri kemi laboratore që studiojnë si ndahet…..droga.

  2. Idhir says:

    O bole mio gazetare. Po per te diagnostifikuar e diagnostifikojne te gjithe por problemi eshte per ta sheruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje