VIDEO: Drejtuesi i mjetit nuk i bindet, polici i hidhet në kofano si Mihal Kokëdhima

4 Shkurt 2020, 12:19Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një polic në Indi hidhet mbi kofanon e një makine pasi shoferi nuk ka pranuar të ndalonte.

Kjo e ka detyruar efektivin ti bllokojë rrugën por as në këtë formë drejtuesi nuk është bindur dhe në këto rrethana polici është hedhur mbi kofanon e makinës dhe ndërsa mjeti ka vijuar lëvizjen, skena ka zgjatur për jo pak, por për plot 2 km.

Pamjet e mëposhtme të kujtojnë ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë në Hirmarë ku Mihal Kokëdhima u hodh mbi kofanon e makinës së turistëve spanjollë pasi këta të fundit nuk kishin pranuar të paguanin faturën. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje