Këshilltari Henz shpall fitoren e Lulit kundër kujdestares së konviktit

5 Shkurt 2020, 18:11Antena TEMA

Më në fund këshilltari Henz ka një lajm të mirë për demokratët.

Luli ka fituar betejën e tij të parë kundër kujdestares së konviktit në Qytetin Studenti, që nuk donte ta lejonte brenda në konvikt.

Në një letër drejtuar Jarit, këshilltari Henz shpjegon epërsitë e Lulit në këtë betejë:

“I dashur Jari!

Ajo që bëri dje Luli ishte një fitore e shkëlqyer.

Më në fund ai korri një fitore që gëzoi gjithë demokratët.

Ai u përball dhëmbë për dhëmbë me kujdestaren e konviktit, e cila është një njeri i paguar nga Erion Veliaj, dhe e mundi atë.

Ai injoroi thirrjet për ndalim për të hyrë në konvikt dhe nuk u step as kur ngjitej shkallëve dhe kujdestarja i shkonte nga pas, duke i thënë “zotëri nuk lejohet.”

Ai u ngjit shkallëve dhe arriti më në fund të hyjë në një dhomë në Qytetin Studenti.

Ishte një pamje që nuk e kishte parë kurrë.

Studentët flinin në krevate teke dhe ishin tre vetë në një dhomë.

Në vend të dollapeve kishin rafte dhe tualeti ishte në korridor.

Ndërkohë që ai bisedonte, kujdestarja mbërriti në korridor të katit dhe i shpjegonte badigardit të tij se nuk lejohet të hyjnë të huaj në godinë.

Badigardi ja preu shkurt.

-Pse nuk lejohet zonjë? Me sa di unë, nuk lejohet që burrat të hyjnë tek vajzat, por tek djemtë lejohet.

-Ato rregulla të shkojë t’i zbatojë në Hollandë, bërtiste kujdestarja. Këtu tek ne, nuk lejohet as burrë me burrë.

Por roja e përballoi betejën.

Pastaj pasi përfundoi bisedën, Luli doli i qetë nga dhoma e konviktit dhe ju drejtua kujdestares.

-Tani morët fund. Tani që unë e pashë realitetin me sy, tani që i pashë krevatët ku flinin dhe batanijet që kishin, jeni të vdekur.

Unë deri tani e kam toleruar Edi Ramën, se mendoja se të paktën studentët jetonin në kushte të mira.

Tani që e pashë ku jetojnë e si jetojnë, mjerë Edi Rama, Erion Veliaj, e ti bashkë me ta.

Pas kësaj, u largua.

Ajo kujdestarja e ka hedh në gjyq për kërcënim, por siç shikohet, ai e ka kërcënuar në aspektin politik.

Kjo fitore do na japë zemër për fitore të reja.

Kam shumë besim tek Luli, se po i funksionon fushata e re.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje