Një nga këshillat që këshilltari Henz i dha Lulit javën e fundit, ishte të dilte në kafe të takohej me njerëz dhe të krijonte idenë e njeriut të thjeshtë. Luli ja plotësoi dëshirën.
Ai ka shkuar dje në banakun e kafe “Sofia” tek TVSH dhe ka pyetur banakierin sa bën një kafe.
Kamarieri i ka thënë çmimin.
-Mirë, më jep një kafe, i ka thënë Luli, dhe i ka zgjatur lekët.
-Po uluni, i tha banakieri, se ua sjellim aty kafen.
-Jo jo. Unë jam njeri i thjeshtë, e marr vetë, tha Luli.
-Po uluni, i tha banakieri, se kafja nuk pihet vetëm.
-Ja po e pi me këtë djalin që është këtu në këmbë, i tha Luli.
-Ok, i tha banakieri, dhe ja zgjati kafen.
Luli ju afrua djalit që rrinte në këmbë, dhe e përshëndeti.
E përshëndeti dhe djali.
-Si jeni, i tha Luli?
-Mirë mo burrë, si të jena, i tha djali.
-Keq ë, i tha Luli!
-Hajt mo vari lesht, shtyjna sa të shtyjmë, tha djali.
-Kjo është qeveri e krimit, i tha Luli. Ky pushtet mbahet me para të zeza. Ne do ta luftojmë krimin.
-Ça pare të zeza mor lal, thu. Këtu s’vje njeri për kafe, as me të zeza, as me ta bardha.
Ku me i gjet ato paret e zeza. Ça krimi më thu të luftojmë.
-Ja për shembull ju ku punoni, i tha Luli?
-Ktu pra, jam kamarieri, tha djali.
Më le pa punë, se e more kafenë vetë në banak.
-Aha, kuptova, tha Luli. Po nuk është ai djali që bën kafenë kamarieri?
Më fal se e kam për herë të parë që hyj në një lokal për të pi kafe
-Hajt mo burrë se të gjithë nga fshati jena. Dhe unë deri vonë s’kam pas pare me hy në klub.
Që kur u bëra kamerier kam fillu marr vesh nga klubet.
-E kuptova, tha Luli. Dakord. Duhet ta dish se opozita fitoi dhe do ta përmbysë qeverinë e krimit.
-Jo mo burrë, ça do përmbysë opozita. Njoni që vje këtu, që është i opozitës, një Dashi, Dashi, gjithë ditën shan njonin, Luli, ku di unë si e ka.
Thotë na mori më qafë, na la në pushtet Ed Ramën.
Si kanë mire punët ata më duket.
-Ashtu…, tha Luli i shtangur. Mos i dëgjo ata. Ata s’kanë punë me opozitën. Ne do fitojmë. Faleminderit.
-Ça faleminders mo çun. Unë për një bakshish rri këtu, ti e pi kafen në këmbë e ikën.
Dhe thu do fitojmë. Si do fitojmë pra? Çe du falemindersin tënd unë.