Pas daljes së fundit të Doktorit në “Opinion”, këshilltari Henz analizon në një letër të tij, mbështetjen e Doktorit për Lulin.
Në një letër drejtuar Jarit, këshilltari Henz shkruan:
“I dashur Jari!
E dëgjova me vemendje intervistën e Doktorit.
Siç e kisha parashikuar, në fillim Doktori i dha një shuplakë të lehtë Lulit, duke theksuar se nuk e rrëzoi dot Ramën.
Kjo është e domosdoshme, pasi ka shumë demokratë që janë të mërzitur me këtë gjë, dhe Doktori e ka të nevojshme që ata, demokratët, ta besojnë në atë që thotë.
Pastaj siç e ka zakon, me mjeshtëri, e mbrojti Lulin për uljen në tryezë për reformën zgjedhore dhe i dha disa porosi publikisht.
Porosia e parë që dha, është mos ndryshimi i sistemit.
Ai e mbrojti fort sistemin, dhe kjo është një porosi që dhe Luli duhet ta bëjë pa komplekse këtë punë.
Se demokratët kur e mbron Luli mërziten, por po e mbrojti Doktori, janë në rregull.
Së dyti, e paralajmëroi mos të takohej fshehurazi me Ramën.
Duke replikuar me gazetarin, ai tha se Luli nuk takohet kurrë fshehurazi.
Kjo në fakt më shumë se konstatim, është porosi që Luli të mos e bëjë këtë punë.
Së treti, Doktori dha porosi publike që Luli të mos ngutet për zgjedhje, por të bëjë një herë protesta.
Po nuk i ecën ato, zgjedhjet në xhep i ka, se erdhi 2021.
Të treja porositë direkt të Doktorit, janë mbështetje e madhe për Lulin në këto momente, pasi ai praktikisht këto tre probleme ka kryesore.
Pas kësaj shpresojmë protestat e këtij viti të jenë më të forta dhe më të zjarrta, pasi ato e kanë të sigurtë suksesin, pasi dihet, që pas tyre priten zgjedhjet.”
LULU.?Kastrani me boje i PD-s.Ku e gjeti baba Sala kete deshtak,kete kalama ne politik qe nuk i peshon fjala tek te tijet pale tek ne populli.