Këshilltari Henz tregon kontributin e tij për marrëveshjen me Gjiknurin

15 Janar 2020, 18:00Antena TEMA

Këshilltari Henz vendosi më në fund të dëshmojë mbi prapaskenat e marrëveshjes së PD me Gjiknurin për reformën zgjedhore.

Në një sqarim për Jarin, ai tregon disa detaje të negociatave dhe çfarë duhet të bëjnë më tej:

“I dashur Jari!

Po të shpjegoj pak shkurt, që të jesh dhe ti i informuar se si kanë rrjedhur ngjarjet.

Pas revolucionit të vitit të kaluar dhe pasi provuam më 30 qershor se ne kemi 85 për qind të votave, objektivi ynë kryesor i radhës, ishte që më në fund të shkonim në zgjedhje dhe të merrnim këto vota.

Siç dihet, ne kishim shkuar në ekstrem për të provuar nëse populli ishte me ne, apo me qeverinë.

Bojkoti i Kuvendit dhe bojkoti i zgjedhjeve tregoi se populli, 85 për qind ishte me ne.

Atëhere përpiluam një strategji se si të detyronim Edi Ramën të ulej në tryezë me PS.

Për këtë pikasëm Gjiknurin. Meqë atë e kishim sulmuar për dosjen e Dibrës, menduam se ky ishte më i thyeshëm se të tjerët.

I dërguam sinjale që të pranojë të ulet me ne, ndryshe do t’i ketë punët keq.

Ai u tremb shumë. U tremb aq shumë, sa tha: Mos ma merrni për keq, jam gati të ulem, por vetëm nuk ma mban. Më duhet dhe Rudina.

Pas shumë hezitimesh dhe debatesh brenda nesh, vendosëm ta pranojmë të mos ishte vetëm, meqë kishte frikë.

Rudina nuk na prish punë, se vajza e Azemit është, në fund të fundit.

-Ok, i thamë. Na vjen keq që je kaq i trembur nga ne, po të pranojmë në takim me Rudinën.

Pastaj i çuam fjalë, dhe i thamë duam pikë më pikë ato që kishim folur para revolucionit, d.m.th mos ndryshim sistemi, dhe të mos ndryshojnë shumë gjëra në ligj.

-Më tha, si të doni, po folni me Rudiën.

Nejse, folëm me Rudinën. Ajo nuk na e prishi.

-Unë mendimin tim, ju tuajin, tha.

Në fund i vumë dhe një kusht të fortë.

-Duam që votat për të votuar atë që duam ne, t’i blini ju në Parlament, jo ne, se ne s’kemi lekë.

-Mirë, tha i blejmë ne.

Pra në një farë mënyre ua ulëm brekët deri në fund.

Atëhere Luli na mblodhi dhe na tha: Po ndodh një gjë e madhe.

Edi Rama më në fund është dorëzuar dhe ka ul brekët.

Damianit nuk ja mban të rrijë vetëm në tryezë, do dhe një grua afër nga frika.

Ata u dorëzuan dhe nuk do ta ndryshojnë sistemin.

I kemi marrë të gjitha që donim. Tani duhet të ecim përpara.

Shpërtheu një gëzim i madh dhe i pamatë.

Ivi Kaso u përplas me kolonën e sallës, se i ishin veshur syzet nga lotët.

Bylykbashi mori mamanë i gëzuar dhe i tha se mund të na fillojë prapë rroga. Kurrë nuk isha emocionuar aq shumë.

Damiani po gëzonte bashkë me ne.

-O çuna, tha. E di që është tepërim, por pse të mos fusim dhe një amnisti për këta që janë arrestuar gjatë protestave.

Ne po nxjerrim lloj lloj kriminelësh, pse mos t’i lirojmë dhe ata.

Dhe një pension special për Sahit Dollapin, si i plagosur.

-Le mos na ngatërro me këto, tha Bylykbashi, se ne jemi për dekriminalizim. Kush ka bërë faj të mbajë përgjegjësi.

Kështu ja arritëm kësaj marrëveshje historike.

Besoj tani qeveria bie për punë ditësh. Mjafton ta vendosim.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje