Pas debatit që është ngjallur lidhur me marrëveshjen e parë Basha- Rama më 2017 maj, këshiltari Henze ka sugjeruar se shkak kryesor ka qenë salla ku janë takuar.
Sipas të dhënave të siguruara nga këshilltari Henze, të cilat ja ka dhënë shërbimi sekret gjerman, me ndërhyrje të Merkelit, shkaku i dështimit të marrëveshjes ka qenë salla e errët ku janë takuar Rama me Bashën.
Salla më parë ka pas qenë përdorur nga Komiteti Qendror i PPSH, për të dënuar grupe armiqësore.
Kjo ka krijuar një energji negative në atë sallë dhe çdo marrëveshje që është bërë aty, ka dështuar.
Edhe Nano me Berishën janë takuar në atë sallë dhe megjithëse marrëveshja u duk se shkoi mirë, prapë u prish më 2003, pasi hija e rëndë e sallës ku u takuan shkaktoi probleme.
Për këtë, këshilltari Henze propozon që takimi i ri të bëhet në sallë me xhama të tejdukshme, e ndriçuar, dhe të jetë ndërtesë e re e, pas kohës së komunizmit.
Për këtë, propozohet hotel “Sheraton”, hotel “Plaza”, ose hotel “Tirana”.
Të dy palët janë dakord me pronarët e tyre.
Nga ana tjetër, këshilltari Henze propozon që takimi i ri mes dy liderëve të realizohet në një klimë pozitive dhe të mos minohet nga dyshime të paarsyeshme nga dy partitë.
Ai nuk duhet të paragjykohet dhe duhet të ketë një kornizë garancie, që të mos prodhohen probleme.
Në bisedime duhet të flitet për gjëra që i bashkojnë, si sistemi elektoral, listat e deputetëve dhe ndarja e zonave të influencës.
Për të gjitha këto duhet mirëkuptim, besim dhe përkushtim nga të dy palët.
Këshilltari Henze merr përsipër që të mundësojë një telefonatë me kancelaren Merkel, para dhe pas takimit.
Po ashtu, Merkel më ka çuar mua si këshilltar, t’i çoj një përshëndetje private dhe Doktorit, që të mos e marrë vesh njeri.