Këshilltari Henze i rekomandon Jarit kujdes në deklaratat për Iranin

3 Janar 2020, 19:14Antena TEMA

Pas asgjesimit të gjeneralit iranian Qazim Sulejmani, që konsiderohej përgjegjës për sulmet ndaj Ambasadës amerikane në Irak, këshilltari Henze i dërgoi një “memo” paradite Jarit, ku e këshillon atë të jetë i kujdesshëm në komentet në Tuiter ndaj këtij akti:

“I dashur Jari!

Në detyrën e përditshme që të kam dhënë, që të bësh komente në Tuiterin e presidentit Trump dhe të shkruash aty rreth Edi Ramës, sot duhet të bësh kujdes, pasi Tuiteri i tij ka të bëjë me vrasjen e një gjenerali të rëndësishëm iranian.

Me aq nerva sa duket presidenti Trump nga kjo histori, do shikojë komentin tënd e do pyesë:

-Kush është ky idiot që më ngatërrohet nëpër këmbë në Tuiter?

-Është një nga Shqipëria, do t’i thotë ndihmësi.

Pastaj ai do pyesë:

-E ka sulmuar ndonjëherë Ambasadën tonë ky?

-E ka sulmuar, do thotë ndihmësi i tij, por më shumë e sulmon ai presidenti.

Ai thotë “Poshte Republika e Ambasadave”. Biles së fundmi ka dekoruar dhe një atentator.

-Ashtu. Më sillni pak location-in e tyre, mund të thotë.

Dhe hajt të gjesh njeri në Shtëpi të Bardhë t’ia sqarojë, se ju nuk e sulmoni Ambasadën me raketa si ky Qazimi, po me pankarta.

Në këto kushte mendoj se është mirë të bësh ca ditë pushim, e të mos bësh komente nëpër Tuiter.

Sa t’i bien pak nervat me këto raketat e komanduara dhe të qetësohet kjo puna me Iranin.

Se tani, ai mund të japë urdhër dua një raport, cilat vende sulmojnë Ambasadat tona dhe kush i sulmon.

Mund të fusë njeri aty Ambasadën e SHBA në Shqipëri, të thotë që  e ka sulmuar presidenti dhe ish-presidenti dhe hajt të dalësh nga lista pastaj.

Ndaj të rekomandoj qetësi, maturi dhe vetëpërmbajtje në deklarata, qoftë dhe në deklarata mbështetëse për vrasjen e Qazimit.

Rriji larg këtij sherri, se nuk është për ty.

Do flas edhe me Merkelin për këtë çështje, por ajo më telefonoi për Vit të Ri dhe më tha se isha dekonspiruar si këshilltar i Merkelit në Tiranë, dhe tani e tutje duhet t’u thosha medieve të më referoheshin si ekspert gjerman.

Ndoshta kështu është dhe më mirë, se dhe ajo e ka pak bezdi të dekonspirohet që është kundër Edi Ramës.

Na ka dhënë fjalën që do të punonte në ilegalitet.

Me respekt, M. H.”

2 komente në “Këshilltari Henze i rekomandon Jarit kujdes në deklaratat për Iranin”

  1. Zgalem says:

    Kam shkruar dhe here tjeter , per rubriken saterike te Meros . Eshte me e mira ne lloin e vet . gjithnje e fresket , gjithnje problemore , gjithnje artistike . T’i mbledhesh te tera rubrikat , behen libra voluminoze . Emisionet saterike te TV , habitem , pse nuk I cfrytezojne , drejt per drejt . Me jepet rrasti te bej nje vrejtje , per keto emisione , qe jane te domosdosheme . Bejne humor dhe trajtojne probleme investigative . Ose njera , ose tjetra . Cudia me e madhe eshte se gazetaret qeshin me shume se publiku . Sa hapet emisioni , I shef me dhembe jashte dhe me batuta mediocre , futen ne rolin tragjik . Kjo duhet riparuar urgjent , per te ruajtur profesionalizmin gazetaresk . Skecet , qe trajton “Porokallia ” dhe ” Al Pazar ” (disa prej tyre ) jane per te vene duart ne koke dhe ta leshe platene bosh . Merrni rubriken humoristike te Meros , per te mos lodhur aktoret tuaj , qe jane te detyruar te sforcohen , per te nxjerre rrolin . Keto vrejtje jane dashamirese , mundesisht le t’i shofi edhe shoqata e gazetarve , qe s’ka pse ben veten vetem sehir . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje