Këshilltari Henze i shpjegon Jarit se Doktorin e gjobiti gjykata me urdhër të Vuçiç

27 Dhjetor 2019, 19:32Antena TEMA

Sot Gjykata e Tiranës ka dënuar Doktorin me 5 milionë lekë gjobë, për shpifje.

Lajmi e ka tronditur rëndë Jarin, i cili u konsultua me këshillltarin Henze për këtë çështje:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Siç e mësuat, sot, Doktori është gjobitur nga Gjykata e Tiranës me 5 milionë lekë.

Vendimi u dha qëllimisht para festave të Vitit të Ri, për t’i prishur Doktorit dhe familjes së tij festat.

Ata mendojnë se duke i marrë Doktorit 5 milionë lekë, do ta detyrojnë atë të heqë dorë nga festimet apo mos blerja e gjelit për Vit të Ri.

Por ne nuk kemi vdekur akoma, do heqim kafshatën nga gojët tona, që atij të mos t’i ngrijë buzëqeshja.

Por unë desha të ndaj me ju disa nga sugjerimet që më tha këshilltari Henze për këtë çështje.

Ai mendon se vendimi është marrë në takimin Rama- Vuçiç në Tiranë.

Sipas shërbimeve sekrete që i raportojnë Henzes, Rama i ka qarë hallin se e ka problem Doktorin.

Vuçiç i ka rekomanduar paditjen e tij dhe gjobitjen çdo javë nga 5 milionë lekë, për ta shkatërruar dhe për ta telendisur para popullit.

Henze disponon një video, ku duket që gjyqtari i çështjes është thirrur në Rogner, në darkë, dhe  ka qenë prezent në bisedën që Vuçiç bëri me Ramën.

Vuçiç ka treguar se si vepron ai në Serbi në këto raste dhe si ka vepruar Milosheviçi.

Gjyqtari pasi ka shijuar darken, ka shkuar dhe ka bërë vendimin ditën e fundit të punës së gjykatës.

Këshilltari Henze më tha se nga informacionet që ai ka nga Merkeli, Vuçiç ka thënë se për çdo akuzë ndaj Ramës, Serbia do vrasë 100 demokratë shqiptarë.

Kjo është shumë shqetësuese.

Më në fund duhet të ngrihemi ndaj regjimit të Vuçiç.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Këshilltari Henze i shpjegon Jarit se Doktorin e gjobiti gjykata me urdhër të Vuçiç”

    1. vang says:

      MERO BAZE:Po ti mbledhesh artikujt per JARIN pa diskutim qe JAROSLLAV HASHEK dhe ZHEROM ZHEROM deshmojne per barazine artistike me ta. Vangjelica GJergji.

  1. arvanitasi says:

    o mero je i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje