Jari sot vendosi të shpërndajë për fansat e tij një ndjesë publike që ka bërë Prof. Sazani!

22 Dhjetor 2019, 19:08Antena TEMA

Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Edi Rama duhet të ndjekë shembullin e Sazanit dhe t’i kërkoj 137 falje Ramushit. Ja modeli i shqiptarit patriot. Po e shpërndaj për ju për të kuptuar diferencën mes shqiptarëve dhe antishqiptarëve.

Sazani, falje publike për zonjushën Gresa,

Çdo ditë sapo ngrihem bëj katër tip lutje drejt Zotit, dhe me pas tre shprehje betimi të meditimit për ushtrim joge, ku njëra është se: “Kurrë nuk do të lëndoj të tjerët me ndërgjegje – I will never hurt the others by consciously”.

Që të mos ta mbaj këtë peshë tërësisht keqkuptimi dhe të jem në përputhje me:

1.filozofinë time, për shkak të asaj më lart,

2.të ADN së fisit,

3.për shkak të kulturës sime,

4.të qenurit prind,

5.të qenurit burrë,

6.të qenurit profesor dhe person publik,

7.të qenurit më i madh.

Pavarësisht se:

1.nuk e kisha aspak, aspak, aspak me qëllim,

2.kurrë s’kam pasur një rast të tillë,

3.unë di tjetër kuptim të së bukurës, sipas Alfred Uçit që kemi mësuar në gjimnaz, si shkalla më e lartë e një dukurie, pashme, e artikuluar, e plotësuar, etj., etj.

Dhe duke qenë se znjsh. Gresa:

1.është një aktiviste e përpjekur,

2.një model i mirë për rininë e sotme,

3.është vajzë, në karriere e sipër,

4.është diell që lind,ndërsa ne sado të mëdhenj, jemi në perëndim.

Do doja publikisht t’i kërkoj falje publike dhe jam i gatshëm për një tryezë- kafe me të, duke e kthyer këtë keqkuptim në mirëkuptimin më të madh, jo vetëm e thjesht ndaj njëri- tjetrit, por për njëri-tjetrin ndër vetë shqiptarët, për të cilën më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë ne sot.

Me respekt, e me përulje prindi, profesori, mbi të gjitha qytetari civitas

Prof.ing.Av. Sazan Guri

2 komente në “Jari sot vendosi të shpërndajë për fansat e tij një ndjesë publike që ka bërë Prof. Sazani!”

  1. Nik says:

    “Profesor” Sazani qenka budalle! Te sqaroje Sazani ku dhe kur e ka marre titullnf “prof”!? Apo e ka vene vete titullin si puna e Osman Gazepit qe vetgradua ne kohen e Zogut.

  2. Rodriges nga Memaliaj says:

    O Nik, dukesh Jo vetem kokebosh por edhe delenxhi se Osmn Gazepit nuk I vjen dot anes ti se te lante dhe te te lyente me mut sa here te haphe gojen, por meru me Sazan in meqe I kruhet bitha me keta kokeboshet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje