Gjatë takimit të sotëm të Lulit me disa gazetarë portalesh, një gazetar i kërkoi Lulit të kërkonte ndjesë për atë që ka bërë PD kundër gazetarëve, kur ka qenë në pushtet.
Dyshimet tona janë të forta, pasi gazetari që e bëri këtë kërkesë është i afërt me Lulin, por nuk e do Doktorin.
Për këtë arsye, ne besojmë që Luli e ka dashur vetë këtë ndërhyrje, që të distancohej nga Doktori.
Ndaj Jari bëri këtë sqarim për demokratët:
“Të dashur demokratë,
Jaru ju sqaron!
Dyshimet se Luli e ka inskenuar atë skenën e kërkimit të faljes, janë të besueshme.
E vërteta është se Doktori ka pasur probleme me shtypin, por jo me shtypin digital.
Ai ka djegur gazetën “Koha Jonë”, por ajo nuk ishte shtyp digital.
Ishte në letër.
Ka mbyllur gazetën TemA, duke i rrethuar mne policë dhe i ka hedhur makinën në erë botuesit të saj, por dhe ata nuk ishin digital, ishin shtyp i shkruar.
Pastaj dhe kur ka rrahur dhe burgosur gazetarë, ata ishin gazetarë të shtypit të shkruar në letër.
Dhe në disa raste kur ka gjobitur disa TV, ata ishin në transmetime analoge, dhe jo digitale.
Që kur kanë dalë transmetimet digitale, Doktori nuk është më kundër shtypit.
Ai ka bërë dhe vetë medien e tij në Facebook dhe ka 1 milionë ndjekës.
Ndaj ai sot është gazetari më i njohur në vend, pasi poston 4 deri 5 herë në ditë lajme nga populli digital.
Ajo që bëri Basha nuk është korrekte dhe duhet ta sqaronte situatën.
Basha nuk ka pse kërkon falje në emër të Doktorit, se po të jetë për falje, Doktori kërkon vetë.
Por Basha duhet të theksonte sot se Doktori është si ju, është gazetar, ndaj nuk ka asnjë rrezik për të ardhmen nga ai.
I vetmi rrezik është se ju konkurron në fantazinë digitale.
Ai sot po lufton për të drejtat e tij, pasi Edi Rama kërkon t’i mbyllë Facebook-un.
I juaji, Jari!”