Në shtyp po bëhet shumë zhurmë rreth faktit që Presidenti Meta bën tifozllëk për klubin e Sëlltikut. Jo se është ndonjë çudi e madhe, por zakonisht për të bërë tifozllëk zgjidhen skuadra rrotull Shqipërisë.
Por Jari ka një shpjegim dhe për këtë.
Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron.
E di që ka ngjallur debat sjellja e Ilir Metës ndaj ndeshjeve të Sëlltikut në Skoci. Shumë vetë thonë se ai e shpiku papritur pasionin e tij për Sëlltikun, kur i gjeti një grup tifozash në Bosnjë, ditën që postoi videon duke tundur qenin Darko dhe duke përshëndetur macen Sasha.
Nëse është e vërtetë, atëhere ka shumë dyshime përse ai zgjodhi Sëlltikun të bëhet tifoz. Zakonisht ai nuk ka shfaqur pasion për futbollin dhe nuk ka bërë më parë publik ndonjë pasion për ndonjë skuadër. Rama që hiqet si tifoz i Juventusit, më parë ka qenë me Interin, por ama dihej që ka qenë.
Nëse është e vërtetë që Ilir Meta ka vendosur befas të bëhet tofoz i Sëlltikut, kur ka takuar tifozët e Sëlltikut në Bosnjë, atëhere dyshoj shumë se ajo që ka nxitur atë ka qenë uniforma me viza e Sëlltikut.
Në ato ditë Meta ka pas bërë deklarata të rënda për burg, për arrestim, për vrajse si Allende, dhe filloi të lërë amanete të koduara përmes qenit Darko me macen Sasha.
Sapo ka pare bluzat me vija si të të burgosurve, Meta ka pasur një zgjim të subkoshiencës së tij dhe ka vendosur të bëhet tifoz i kësaj skuadre. Qëllimi ka qenë që të mësohej me idenë që mund të vishte rroba me viza.
Vendime të tilla në momente të rënduara psikologjike lënë gjurmë në jetën e njeriut dhe në këtë rast Meta e ka marrë këtë vendim i nxitur nga faktorë të jashtëm, që ka qenë uniforma që ngjan me të burgosurit.
Kjo është një gjë e dhimbshme që ne duhet të përpiqemi që ai ta ndryshojë. Nuk themi të heqë dorë tashmë nga Sëlltiku, por të mos veshë atë uniformën, pasi ngjan si i burgosur dhe dëshpërohen njerëzit.
I juaji Jari!
1 sh je Mero
sa me shpejt dita qe ta shohim atje HAJDUTIN.
Mero!
I ke kaperxyer te gjitha carqet dhe pengesat per t’u renditur ne rradhen e humoristeve dinjitoze,te shendetshem dhe ngacmues,realiste dhe te pelqyshem.
Ndjej kenaqesi kur lexoj rubriken Antena dhe pres me padurim numurin e ardhehem.
Ironija dhe sarkazma jane armet e luftes te njriut inteligjent.