Pas daljes dhjetë ditore të Lulit në terren dhe takimin me popullin, brenda koalicionit opozitar ka ndodhur një përçarje e madhe.
Të gjithë aleatët e Lulit janë mërzitur përse Luli nuk i ka marrë me vete.
Shqetësimet kanë filluar të bëhen publike dhe demokratët janë shumë të shqetësuar.
Ndaj Jari, bëri këtë sqarim:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Lidhur me ankesat e aleatëve ndaj Lulit, për çështje të tërmetit, ka disa shqetësime legjitime nga aleatët, që dua t’ua bëj të njohur.
Gon Duka është dakord që të dalim me Ramën në terren dhe të takojmë njerëzit.
Ai ka marrë përsipër të shkojë bashkë me Ramën në Shijak dhe të rregullojnë shtëpitë.
Kjo ka mërzitur shumë Fatmir Mediun, pasi atij me këtë rregull i duhet që të shkojë në Vorë po me Ramën.
Por siç e dini, në Vorë është afër Gërdeci dhe atij i kujtohet tërmeti tjetër.
Ndaj kjo krijoi një konflikt të ashpër.
Këtu ka ndërhyrë Dash Shehi, që ka thënë:
-Unë për veten time nuk lëviz prej Tirone, se s’jam duke u çapëlu nëpër katune që s’të nxjerrin as një pikë raki ,se thonë është thy damixhani i rakisë nga tërmei.
Shkoni vetë, dilni në foto vetë, mu këtu më keni.
Nard Noka ka theksuar që Luli ka bërë gabim që nuk e ka marrë me vete bashkë me Vangjelin, pasi ata janë të vetmit liderë kristianë të opozitës, që dinë të luten dhe të ndezin qirinj.
-Kur bie tërmet vdesin njerëz, tha Nardi, dhe kur vdesin njerëzit, duhen varrosur.
Ata të tjerët nuk dinë si të sillen në këto raste.
Se nuk janë kristianë. Në këto raste ne jemi si prifti me gjeneralin.
Ti Luli je gjenerali, unë e Vangjeli jemi prifti.
Këtu shpëtheu Luli dhe tha:
-Unë nuk jam bebisiteri juaj tu mar me vete kudo që shkoj e të mendoj me kë t’iu lë në Tiranë.
Më leni në hallet e mija.
Në këtë moment Fatmir Mediu u ngrit e doli jashtë.
-Unë u kam dal zot tërmeteve të mia, tha, nuk kam punë me tërmetin e zotit. Atij le t’i dalë Edi Rama zot.
Pas tij u ngritën dhe të tjerët.
Tërmeti, siç e shikoni, po përçan koalicionin dhe po përdoret prej Edi Ramës për të na përçarë.
Por ne do bashkohemi.
I juaji, Jari!”