Jari sqaron dyshimet për takimin e Metës me Sorosin

20 Dhjetor 2019, 20:31Antena TEMA

Jari pa i shqetësuar njoftimet se djali i Sorosit, ishte takuar me Ilir Metën në Presidencë.

Ky lajm kishte shqetësuar ndërkohë gjithë demokratët, të cilët e quajnë këtë thikë pas shpine.

Ndaj Jari bëri sqarimin e mëposhtëm:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Takimi i Ilir Metës medjalin e Sorosit, bëhet në kuadrin e kërkesës së llogarisë që Ilir Meta po u kërkon aktorëve që ndihmuan në reformën për drejtësi.

Siç e dini, Meta i ka kërkuar llogari SHBA, BE, ambasadorëve amerikanë dhe atyre europianë, dhe i fundit që nuk kishte takuar dot, ishte Sorosi.

I jati i tij tani është plak dhe nuk lëviz dot, kështu që Meta ka vendosur t’i zbrazet të birit.

Nga informatat e mia, në takim Meta ka mbajt një qëndrim të ashpër kundër Sorosit.

Ka akuzuar atë se ka futur hundët në SPAK, në Gjykatë Kushtetuese dhe në KED.

Akuza kryesore ka të bëjë me Dvoranin, pasi në një udhëtim në SHBA, para disa vitesh, Sorosi i ka paguar biletën, ndërsa në disa raste ka paguar dhe dieta për ushqimin.

Po ashtu, i ka paraqitur Sorosit të ri axhendën e tij si president, se si do t’i rezistojë populli shqiptar reformës në drejtësi dhe shkarkimit të presidentit, si dhe hapat që do hidhen më tej kundër ligjeve që po miraton Edi Rama.

Sorosi nga ana e vet, është justifikuar se nuk ka paguar lekë për LSI, ngaqë ka dëgjuar që ata kanë lekë, dhe është marrë kryesisht me politikanë të varfër, që kanë pas nevojë për lekë, si Lul Basha, Edi Rama etj.

Në fund të takimit, Sorosi dhe Meta kanë rënë dakord që Sorosi të mos ndërhyjë më në punët e brendëshme të Shqipërisë, pa lejen e presidentit.

Takimi ishte frytdhënës dhe nuk ka tradhtuar interesat e opozitës.

Përkundrazi, pas këtij takimi pritet që Sorosi të ndihmojë portalet e opozitës me disa grante të vogla, për të tejkaluar krizën që ka nisur pas ligjit antishpifje.

Po ashtu, ai do të paguajë dhe përkthimin në anglisht të videove të Ilir Metës, për Dvoranin, në shenjë kompesimi.

Por Sorosi ka theksuar se ndihma do jetë simbolike, pasi nuk dëshiron që ato të quhen portale të varura nga Sorosi.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje