Meqë ka bërë shumë përshtypje reagimi i Markut kundër Musait në një debat televiziv për shpifjen, dhe shumë demokratë janë të dyzuar nëse duhet përmendur fjala “mut” në ekran, apo kërcënimi me shishe, Jari vendosi të sqarojë demokratët se ky është gjesti i duhur:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Ajo që Marku bëri në ekranin e TV, është rruga më e drejtë dhe përgjigjia e duhur ndaj shpifjeve të tipit Musa Ulqini.
Mes të tjerash, ajo bën dhe diferencën mes nesh dhe Edi Ramës, sa i përket qëndrimit ndaj shpifjeve.
Nëse Rama kërkon t’i dënojë shpifjet me gjoba të rënda, koncepti ynë është shpifja të ndëshkohet në mënyrë të drjetëpërdrejtë, pa ndërmjetësinë e AMA dhe AKEP, dhe direkt mbi personin.
Kjo është dhe në frymën e Kanunit, që përcakton qartë se në disa raste përgjegjësia e shpifjes është personale.
Musai ishte duke shpifur, dhe në këtë rast reagimi i Markut është legjitim.
Ai e paralajmëroi fillimisht me ngrënie muti, dhe meqë Musai nuk e pranoi si ndëshkim, ai e paralajmëroi se do ta qëllonte me shishe kokës.
Kjo e dyta duket më e rëndë, po në fakt shishja ishte plastike dhe nuk ishte e mbushur me ujë.
Plus faktit që nuk kishte as tape, dhe gjatë fluturimit në ajër, uji mund të zbrazej.
Kjo do të thotë që goditja do të ishte simbolike.
Krahasuar me dënimet që parashikon ligji i Ramës, kjo është një mënyrë më civile reagimi, pasi e kanalizon protestën tek personi përgjegjës.
Siç e patë vetë, Musai po shpifte duke këmbëngulur që ligji antishpifje është i mirë.
Kjo është një shpifje e tmerrshme, që meritonte ndëshkim aty për aty, dhe në ato rrethana ai ishte reagimi i duhur.
Shtimi i rasteve të përdorimit të fjalës “mut” në debate televizive, vjen nga fakti se në këtë vend nuk ka më asgjë për të ngrënë, për shkak të varfërisë që ka pllakosur vendin, pas qeverisjes së Edi Ramës.
Nëse më përpara, në kohë të Enverit ka pasur për mbijetesë vetëm “bukë dhe ujë”, tani ka mut dhe ujë.
Dhe Marku vendosi të sulmonte me dy gjërat më të shtrenjta për të, të cilat vendosi t’i sakrifikojë për fjalën e lirë.
Ndaj duhet çmuar shumë gjesti i tij.
I juaji, Jari!”
Mut Marku do mbahet mend si intelektuali qe e mbrojti denjesisht fjalen e lire ?. #te tredhurit po mbrojne fjalen nga njeriu qe di te perdore fjalen me bukur nga cdo shqiptar ever.