Jari sot vendosi të dërgojë urimin e tij për Krishtilndjen.
Por meqë disa herë më parë është bërë shumë zhurmë për natyrën e urimit të tij me vargje dedikuar festës së Krishtlindjes, tani vendosi të bëjë urimin nën këshillat e Martin Henze, që thotë se ka këshilluar dhe Merkelin, pamvarësisht se ajo se mban mend.
Henze e ka këshilluar që të kalojë nga vargu 8 rroksh, tek 12 rrokshi, pasi është më i lirë dhe mund të thotë më shumë gjëra.
Ja urimi i Jarit:
“Toka u drodh, e nxorri ujë të zi
Syri i Kuçedrës rënkon natë e ditë
Shqiptarët mbetën rrugëve, në borë e në shi,
Dhe të gjithë po presin të lindë një Krisht.
Era me furi fishkëllen në dritare
Stuhia po afrohet nga malet drejt Tiranës
Bashkë me lindjen e Krishtit, shqiptarët do festojnë
Dhe fundin e turpshëm të Edi Ramës.
Qielli me avion, deti me anije
Toka me kamjona që ikin me vërtik
Dridhu Edi Rama se të erdhi fundi.
Nga Lul Basha fillo të kesh frikë.”
-Një urim të tillë as Merkelit s’kam mundur dot t’ia shkruaj, tha Martin Henze, i përlotur kur e lexoi.