Pas zhurmës së madhe që po bëhet sot për tekstin e këngës së Elvana Gjatës, Jari mori përgëzimet e këshilltarit Martin Henze, për tekstin e poezisë së tij për Krishtlindjen:
“I dashur Jari
Kur shikoj sot se si Shqipëria është zhytur në një debat të thellë për politikat artistike të festivalit të këngës, ndjehem i nderuar që kam dhënë ndihmesën time dhe këshillat e mija të vyera në formulimin e poezisë suaj për urimin e Krishtlindjes.
Teksti juaj 12 rroksh, tejkaloi tekstin 8 rroksh të Elvanës, dhe kishte shumë herë më tepër mendim se ajo.
Kjo tregon se ju keni bërë progres të thellë nga poezia e parë që botuat vitin e parë si president, 7 vjet më parë.
Në atë kohë dhe ju përdornit 8 rrokshin e tipit
“Qielli me aviona,
Rruga me makina…”
Në këtë pikë, pa dyshim që kanë luajtur rol dhe këshillat e mija si ish- këshilltar i Merkelit.
Ajo sa herë shkruante urimin për Vitin e Ri, ia jepte për ta parë shefit të Kabinetit, ai ja jepte kryetarit të Grupit, ai ja jepte një deputeti, ai ja tregonte një shokut tim, dhe ky i fundit ma tregonte mua.
Pastaj unë jepja mendimin tim, që i përcillej zonjës Merkel, dhe gjithmonë dilte urim fantastik, vetëm me një fjalë, “Gëzuar Krishtilndjen”.
Me ty është më ndryshe. Kam punuar më me dashuri, dhe me më shumë pasion politik, pasi duke qenë se je figurë popullore, ndikon shumë në masën e popullit.
Sot kur pashë se sa dobët është teksti i këngës numër 2 në festival dhe sa lart është teksti jot, si numri 2 në PD, jam shumë i kënaqur për punën time.
Kjo më forcon bindjen që dhe vitin tjetër të përtërij kontratën me Lulin dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku.
Natyrisht duhet një fjalë e ngrohtë dhe nga ana juaj për pagesën e fundvitit, se më duhet të iki në Gjermani.
I juaji, Martin!”